Sikur akujt të shkrinin nesër?

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Në total, niveli i ujërave do të ngrihej në 66 metër. Kjo do të bashkonte edhe Detin e Zi me atë Kaspik.

Shiko fotografinë 1785646

Mendohet se planeti ynë mban rreth 8 milion kilometër/kub ujë në gjendje të ngrirë, pra akull. Por çfarë ndodh nëse e gjithë kjo sasi uji në gjendje të ngurtë do të lëngëzohej?

“National Geographic” përfundoi punën me krijimin e disa hartave interaktive që tregojnë katastrofën në të cilën do të zhytej toka nëse e gjithë sasia e akullit në dy polet e planetit do të shkrihej dhe do të derdhej në oqeane dhe dete.

Sipas këtyre hartave, Holanda do të “humbiste nën ujë”, po ashtu edhe një pjesë e madhe e Britanisë, përfshirë këtu Londrën. Ujërat e Mesdheut do të përpinin Venecian, ultësirat përgjatë Adriatikut, përfshirë këtu Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, ndërsa Joni Korfuzin dhe shumë ishuj të tjerë në Greqi.
Studimi është pjesë e një serie dokumentarësh mbi ndryshimet klimatike të “National Geographic”. Megjithatë, shkencëtarët qetësojnë gjithçka…të paktën tani për tani. Sipas tyre, do të duhen të paktën 5 mijë vjet që temperaturat në Tokë të rriten aq shumë sa të shkrihet e gjithë sasia e akullit në dy polet…megjithatë, ky proces ka nisur, thonë ata. /ikub
 
Titulli: Sikur akujt të shkrinin nesër?

Te mjeret ne qe kemi me jetu edhe 5000 vjet...
 
Titulli: Sikur akujt të shkrinin nesër?

Nqs do ndodhte shkrirja se besoj te mbulohet vetem pjesa perendimore e Shqiperis per mendimin tim e kap komplet
si ashtu dhe Italin, meqe eshte e rrethuar nga uji nga te dyja anet!

U pa puna do shkuar ne pjesen me te brendeshme te Azis ose ndonje cop te Rusis, Lol.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top