Sigurinë në jetë na e ofron vetëm burri

SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Kur arrijnë në moshën e pjekurisë, femrat kërkojnë më shumë mbështetje dhe siguri, që sipas një psikologu mund t‘ua ofrojë vetëm shoku i jetës

Sot, më shumë se kurrë, bashkëshortët dhe shokët janë bërë më të rëndësishëm se asnjëherë tjetër. Vetëm pak muaj më parë, pyetjes "se për çfarë na shërbejnë burrat", disa femra i përgjigjeshin duke kthyer sytë nga qielli, që ndryshe përkthehet: "Një Zot e di". Sot burri është një send i çmuar, i cili duhet ruajtur me shumë kujdes. Femrat që i lënë vetëm, do të gjejnë belanë, ose në të kundërt do të jenë mishërimi i asaj që thotë një psikolog i njohur: "Tabuja e fundit? Një grua e vetmuar është më keq se një fëmijë. اdo mashkull do të dëshironte të arratisej prej saj".

Pra kjo është edhe një nga arsyet që femrat nxijnë nga inati. "Vetëm 8 për qind e tyre i braktisin bashkëshortët pas të 40-ve. Më shumë se gjysma e të intervistuarave thonë se nga mashkulli kërkojnë një gjë të vetme: sigurinë. Si në moshën 27-vjeçare, ashtu edhe në atë 37-vjeçare, femrat kanë gjithmonë nevojë për një shok. Sigurisht do të ishte mirë të zgjidhnin një tip të qeshur, që t‘u bënte gjithnjë shoqëri dhe të jetë një ‘bastun‘ për pleqërinë. Nëse femrat duan perfeksion, zgjedhja më e mirë për to do të ishte një bashkëshort homoseksual, i cili "vdes" për të bërë pazar dhe e adhuron femrën. Në Britaninë e Madhe kjo funksionon për mrekulli, por në disa vende të tjera të Europës ka ende paragjykime", thotë psikologu.

Diçka është e qartë: femrat nuk kërkojnë më mashkullin e duhur, "princin e kaltër", por atë që është pjesërisht i duhuri. "Femra duhet të dijë të kënaqet. Nëse dëshironi një bashkëshort të pasur, të zgjuar, i cili di të kërcejë tango dhe është shumë pasionant në shtrat, të jeni të sigurta se nuk ekziston", thotë një profesoreshë amerikane. Në këtë pikë edhe psikologu është dakord: "Nëse nuk dëshironi që të mbeteni vetëm, zgjidhni një shok që qëndron më poshtë jush, të paktën në një drejtim. Mund të ndiqni shembullin e Hilari Klinton, e cila nuk u nda nga Billi".

Në fund të fundit, meshkujt duhen edukuar. Në një libër të publikuar kohët e fundit, profesoresha amerikane shpjegon se si shokët tanë mund t‘i trajtojmë në një mënyrë më të thjeshtë. Ky libër ka qenë një sukses i vërtetë, madje mbi këtë temë do të prodhohet edhe një film, nga i cili femrat mund të nxjerrin shumë mësime: "Injorojini sjelljet negative të mashkullit: për shembull kur ju po lani pjatat dhe ai kërkon si i çmendur çelësat e makinës, mos i thoni ‘Zemër, do të dalin vetë‘; mos i ofroni ndihmë, por vazhdoni punën tuaj që keni në dorë", shkruan profesoresha. Kur një burrë kujdeset për gruan, veten dhe punët e shtëpisë, atëherë ai duhet admiruar dhe komplimentuar.

Duket një rrugë e gjatë, e vështirë dhe aspak romantike, por është gjithmonë e udhës që femra më mirë të bëhet një administruese e mirëfilltë e bashkëshortit, se sa në moshën 35-vjeçare të jetë e vetme, e veshur kokë e këmbë me të zeza, me një cigare në dorë, me barkun bosh dhe që orët e mbrëmjes i kalon me tri mikeshat e saj beqare në të njëjtin bar. Këtë fakt të rinjtë e kanë kuptuar dhe martohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

"Faktikisht martesa është një zgjedhje e vetëdijshme, pikënisja e një historie të re. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe gjithashtu vlerat e saj janë venitur paksa", pohon një 24-vjeçare, e cila pas pak ditësh do të vërë kurorë me njeriun që dashuron.

"Mendoj se është një kthim në origjinë, njësoj sikur brezi im dëshiron t‘i harrojë vitet ‘70. Fëmijët e prindërve të divorcuar dhe të rimartuar e marrin shumë seriozisht martesën. Unë besoj në të dhe më saktësisht dua t‘i jap emrin e duhur një marrëdhënieje bashkëjetese, që faktikisht mban emrin martesë. Moshat që e preferojnë më shumë martesën janë nga 25 deri në 35 vjeç. Në dhjetë vitet e fundit martesat janë ulur rreth 8 për qind, edhe pse 62 për qind nuk arrijnë në vitin e tretë. Shumë të tjerë e shohin si një master, një eksperiencë më shumë për t‘u shtuar në kurrikulum", shkruan një shkrimtare 33-vjeçare, që pas një bashkëjetese të gjatë ka vendosur të martohet.

"Një burrë i nevojitet çdo gruaje. Më parë do të hiqja dorë nga karriera, se sa nga martesa. Femrat mendojnë se mund t‘ia dalin mbanë vetë, të jenë të pavarura, por unë mendoj se është shumë e gabuar. Gjithmonë problemet mund të përballohen më me lehtësi kur çifti është i bashkuar", pohon një drejtuese televizioni.

Sipas profesoreshës, zgjidhja për të gjetur shpirtin binjak është një e vetme, madje shumë "borgjeze dhe konservatore": "Duhet t‘u kthehemi martesave me shkuesi, ato që kanë dominuar prej shekujsh, kur prindërit zgjidhnin një person të së njëjtës shtresë shoqërore, me të njëjtat shije, të njëjtin shkollim dhe edukim. Po në qoftë se nuk e dashuron? Dalëngadalë do të mësohesh ta duash.

(marre nga gazeta-shqip)

Me rrespekt nga ana ime, kerkoj komente nga ana juaj. Dhe mos harroni, çdo shkrim do te rrespektohet, por asnje kundershtim nuk do te pranohet :p
 
Me kujtohet nje thenie per grate!Gruaja me te parin qendron ,per te dytin mendon dhe te tretin shikon.E perkethyer,me gomarin martohet [i pari] me te dytin do te desh te kish nje romance,me te tretin seks.Femrat ne pergjithsi jane te zgjuara,me se shumti zgjedhjen e pare e bejne te mire dhe keshtu e kane rrugen e lire per zgjedhjet e tjera.Pra nje URRRRRA te forte per gomeret hahahahahahaha
 
e shifni moj goca qe pa burr skeni gje ne terezi kshu qe duhet te na mani mire

sa kam qesh me ket shkrim ktu
femrat kanë gjithmonë nevojë për një shok. Sigurisht do të ishte mirë të zgjidhnin një tip të qeshur, që t‘u bënte gjithnjë shoqëri dhe të jetë një ‘bastun‘ për pleqërinë. Nëse femrat duan perfeksion, zgjedhja më e mirë për to do të ishte një bashkëshort homoseksual, i cili "vdes" për të bërë pazar dhe e adhuron femrën. Në Britaninë e Madhe kjo funksionon për mrekulli, por në disa vende të tjera të Europës ka ende paragjykime", thotë psikologu.

hahahahahahah haha un jam tipi i par i mashkullit qekam ideal per me kalu pleqenine po ket tipin e dyte moj ce do femra !!!i bje te jen femer me femer sdo kryejne mardhenie
 
Sa larte ngre burrin ky shkrim ,femra prap nuk mund te quhet e humbur pa mashkullin ,madje shumica e femrave ne perendim nuk e preferojne martesen ,ato vendosin te rrine beqare pa u martuar per shkak te pavarsise qe kerkojne.
Nejse kjo nga njera ane nuk eshte pozitive sepse vet jeta te sjell nevojen e nje familje ,por ajo qe s'me pelqeu ne kete shkrim ,do ta kritikoja vetem per ate qe mashkulli eshte shtylla e jetes se femres ,kjo eshte gabim...sepse dhe femra eshte shtyll per mashkullin ...cdo gje eshte reciproke si burri dhe gruaja plotesojne njeri tjetrin dhe te dy e ndjejne nevojen e nj tj.
 
pasi qe je ti djal, te lejohen me i shkru krejt kto fjal qe ti ke than , po ne anen tjeter duhet me kshyr edhe anen tjeter te medaljes ,aq sa ka nevoj 1 grua per 1 burr aq ka nevoj edhe 1 burr per 1 grua, "PAS QDO BURRI TE SUKSESHEM FSHIFET 1 GRUA E SUKSESHME"
 
unica :
"PAS QDO BURRI TE SUKSESHEM FSHIFET 1 GRUA E SUKSESHME"

Ketu ke te drejt , mirpo dua te them qe ti nuk e then nje mendim qe osht diqka e sterbukur per nje burr- grua, shiko secilla femen ka nevoj per Burr te cillin mund ta dashuron , Te ket familje me te pasi nuk e len mi shku jeta pa u martu pa e dit ngrohtesin e familjes , pa edit ngrohtesin e femijes te ket femijen e vet ne duar dhe te puth gjdo moment , sepse zdi sa ki ndegju qe plot ka femna qe jesin pa u martu ju shkon jeta ne Aventura , mirpo ju vajzat jeni kryfort dhe nuk pranoni at qe thojm ne , mirpo pastaj ju bin ndermend fjalet tona , mirpo at'her kalon ora 1:59 dhe esht shum von si thojn nje fjal popullore :D kaq .
 
e shifni moj goca qe pa burr skeni gje ne terezi kshu qe duhet te na mani mire

sa kam qesh me ket shkrim ktu
femrat kanë gjithmonë nevojë për një shok. Sigurisht do të ishte mirë të zgjidhnin një tip të qeshur, që t‘u bënte gjithnjë shoqëri dhe të jetë një ‘bastun‘ për pleqërinë. Nëse femrat duan perfeksion, zgjedhja më e mirë për to do të ishte një bashkëshort homoseksual, i cili "vdes" për të bërë pazar dhe e adhuron femrën. Në Britaninë e Madhe kjo funksionon për mrekulli, por në disa vende të tjera të Europës ka ende paragjykime", thotë psikologu.

hahahahahahah haha un jam tipi i par i mashkullit qekam ideal per me kalu pleqenine po ket tipin e dyte moj ce do femra !!!i bje te jen femer me femer sdo kryejne mardhenie

O ti je per 10 gra, vetem ke durim mos u ngut sepse mrekullite e tilla nuk vijne brenda nates

"PAS QDO BURRI TE SUKSESHEM FSHIFET 1 GRUA E SUKSESHME"

p.s. Pas cdo burri te suksesshem, fshihet nje fallxhore. Ndersa gruaja nje barre me teper ne karvanin e madh te obligimeve tona qe fundi apo thellesia e tyre ende nuk eshte gjetur as nga espertet e sizmologjise.
 
por ajo qe s'me pelqeu ne kete shkrim ,do ta kritikoja vetem per ate qe mashkulli eshte shtylla e jetes se femres ,kjo eshte gabim...sepse dhe femra eshte shtyll per mashkullin ...cdo gje eshte reciproke si burri dhe gruaja plotesojne njeri tjetrin dhe te dy e ndjejne nevojen e nj tj.

Lexove deri ne fund apo jo? Un thash nuk pranohen kundershtimet :p
Ato shtyllat qe ke permend, te ndihmoj pak sa per ta nxjerr nje definicion me te sakte.
Nese mendon se tdyt (burri dhe gruaja) jan shtylla, ateher ke te drejt. Por ama deri ktu, sepse vazhdimi eshte kshtu :
Gruaja eshte shtylle qe mban njeren ane te shtepise, burri jo shtyll ne anen tjeter, porl ne mes.
Kur ska shtyll ne njeren ane, shtepija rrezohet. Kur shtylla gjindet ne mes pa ato anesore, megjithse e tere pesha bje mbi te, prap se prap, ajo shtyll mbane me plot burreri e krenari gjith ate shtepi
pik :boss:
 
Burri dhe gruaja jane prehje per njeri tjetrin.
 
O ti je per 10 gra, vetem ke durim mos u ngut sepse mrekullite e tilla nuk vijne brenda nates



p.s. Pas cdo burri te suksesshem, fshihet nje fallxhore. Ndersa gruaja nje barre me teper ne karvanin e madh te obligimeve tona qe fundi apo thellesia e tyre ende nuk eshte gjetur as nga espertet e sizmologjise.

po te ishte 1 obligim nuk do e kerkoni ne tok e ne qjell deri sa ta gjeni e atë, pse me thuani se ju detyron dikush qe te martoheni , thjesht esht proces bjologjik qqe ka vendos dikush para nesh e jo ne, keshtu qe nuk do mundohem ti ndrroj ligjet e natyres,
 
Mendoj qe idene e ka te sakte ky artikull por nuk eshte shkruar sic duhet. Sigurine ne jete na e jep FAMILJA. Pra njehere prinderit, pastaj burri & femijet. Kuptohet qe po flasim ne pergjithsi (dhe per shumicen e femrave) pasiqe ka femra ne kete bote qe duan vetem kariere dhe iu pelqen jeta vetem (pa familje).
 
kete artikullin e paska shkruar nje burre me sa shof une dhe ka vene emer gruaje poshte.

ose nodnje femer psikopate qe eshte martuar me te parin gomar qe ka gjet dhe tani ka komplekse inferioriteti.
 
po te ishte 1 obligim nuk do e kerkoni ne tok e ne qjell deri sa ta gjeni e atë, pse me thuani se ju detyron dikush qe te martoheni , thjesht esht proces bjologjik qqe ka vendos dikush para nesh e jo ne, keshtu qe nuk do mundohem ti ndrroj ligjet e natyres,

Qy ne tok e ne qiell. Mos rastsisht i kerkojme edhe atje ne hapsiren e larget ku nuk arrine as teleskopet me modern qe jan ne prodhim e siper.
Per derisa ne bote ka me shum femnra se sa meshkuj, skemi nevoj ti kerkojme sepse ato vijn vet. Jo gjithmone gjerat shkojn ne nje drejtim, tani ka ardh koha qe ju duhet te na kerkoni. Kjo po vrehet qdo dit e me teper sepse uji ne toke eshte baze e jetes, burri per gruan eshte shpirti, forca dhe kurajo e mbijeteses LOL
 
Epo une nuk mundem mos e kundershtoj fillozofine qe "sigurine ne jete na e jep vetem burri". Nqs behet fjale per femrat e shekullit kaluar, kur femra nuk kishte te njejtat shance dhe oportunitete si burri, po ashtu dhe mundesine e shkollimit...po aplikohet kjo...per te qen dikush, per tu ndjer e sigurte te duhej nje mashkull...
Por sot, kur femra mund te realizohet ne ane profesionale, edhe te arrij siper realizimit burrit...ca sigurie i ofron ai? Nqs ajo fiton me sh se ai?
Nqs behet fjala per sigurine emocionale...as ketu nuk ka siguri...sepse modernizmi ka sjell me vete dhe "liberalizimin" e mentalitetet...qe cojne ne tradheti...

Pra jo, burri nuk eshte 100% siguria ne jete, kot kam burre nqs nuk jam ne gjendje te mbijetoj VETE ne jete, nqs neser pasneser ai seshte me ( vdes, me tradheton, a ku di me ca ndodh me sigurimin tim...)
 
Qy ne tok e ne qiell. Mos rastsisht i kerkojme edhe atje ne hapsiren e larget ku nuk arrine as teleskopet me modern qe jan ne prodhim e siper.
Per derisa ne bote ka me shum femnra se sa meshkuj, skemi nevoj ti kerkojme sepse ato vijn vet. Jo gjithmone gjerat shkojn ne nje drejtim, tani ka ardh koha qe ju duhet te na kerkoni. Kjo po vrehet qdo dit e me teper sepse uji ne toke eshte baze e jetes, burri per gruan eshte shpirti, forca dhe kurajo e mbijeteses LOL

Edhe jo gjithmojn shkojn gjerat ne ate drejtin ashtu siq keni qef ju LOL apo siq enderroni ju :p harro :motor:
 
çdo shkrim do te rrespektohet, por asnje kundershtim nuk do te pranohet

ncncnc ke ren pak ne kontradikte,shume pak

pasi qe je ti djal, te lejohen me i shkru krejt kto fjal qe ti ke than , po ne anen tjeter duhet me kshyr edhe anen tjeter te medaljes ,aq sa ka nevoj 1 grua per 1 burr aq ka nevoj edhe 1 burr per 1 grua, "PAS QDO BURRI TE SUKSESHEM FSHIFET 1 GRUA E SUKSESHME"

qe te jemi me te sakt eshte thene qe n`vitet 60 nga xhon lennon dhe ekzaktesisht keshtu: "As usual, there is a great woman behind every idiot." LOL

anyways,e urrej maskilizmin,come on cuna mos ja beni kaq shume qefin vetes,po shkojme drejt diteve ku sigurine ne jete jua ofrojne VETEM!!! femrat Lol
 
qe te jemi me te sakt eshte thene qe n`vitet 60 nga xhon lennon dhe ekzaktesisht keshtu: "As usual, there is a great woman behind every idiot." LOL

Qe te jemi edhe me te sakte, nje thenje jo e viteve 60-ta, por qe do te mbahet mend deri sa te zgjas jeta, thote : Grate kujdesen, BURRAT kontrollojne !

anyways,e urrej maskilizmin,come on cuna mos ja beni kaq shume qefin vetes,po shkojme drejt diteve ku sigurine ne jete jua ofrojne VETEM!!! femrat Lol

Citimi i pare lidhet me ket te dytin, qe dmth, kush kontrollon, sundon, ta jep sigurine nese e meriton, te ndeshkon nese ate (sigurine) ti e perçmon, nuk e vlerson, siç e keni zakon te beni ne shumicen e rasteve sepse ju kurre nuk krenoheni me 10 gjera qe bejme per juve, por ankoheni per 1 te vetme qe nuk mund ose nuk kemi mundsi ta bejme. Per kete arsye e mete themelore e personalitetit te gruas eshte mungesa e ndjenjes per drejtesi.
 
patjeter qe jo...absolutisht jo...nqs une jam e sigurte per veprimet e mia, sdo te thote qe tek une ndikon partneri...jo tani qe skam moshe per burre, po dhe me pas...
ka shume femra qe jane rreth te 30 tave,e kane nje karriere te shkelqyer,e jane mjaft te sigurta ne vetvete...keto artikuj jane shum subjektive...nuk e mohoj qe figura e mashkullit ta forcon sigurine,por jo qe ta jep ate..
 
Qe te jemi edhe me te sakte, nje thenje jo e viteve 60-ta, por qe do te mbahet mend deri sa te zgjas jeta, thote : Grate kujdesen, BURRAT kontrollojne !



Citimi i pare lidhet me ket te dytin, qe dmth, kush kontrollon, sundon, ta jep sigurine nese e meriton, te ndeshkon nese ate (sigurine) ti e perçmon, nuk e vlerson, siç e keni zakon te beni ne shumicen e rasteve sepse ju kurre nuk krenoheni me 10 gjera qe bejme per juve, por ankoheni per 1 te vetme qe nuk mund ose nuk kemi mundsi ta bejme. Per kete arsye e mete themelore e personalitetit te gruas eshte mungesa e ndjenjes per drejtesi.
Obobo ego-ja mashkullore po merr flakeee...
Kush tha qe nuk krenohemi? Po ate 1 gje te vetme pse sthua qe SDONI ( e jo qe smundeni ose skeni mundesi ta bejne) ta beni?
E ju, meshkuj, pse doni te KONTROLLONI? Mua me kontroll, sme jep asnje siguri, biles me jep bezdi... kontrolli eshte shenje pasigurie dhe mosbesimi...nqs ke besim nuk e kontrollon parteneren sikur ta kesh prone private.

Besoj qe konceptet e "sigurise" qe ofron mashkulli mes nesh jan te ndryshme, prandaj do me pelqente te lexoja , ca dmthn sipas teje "siguranca" qe te ofron mashkulli...
 
Besoj qe konceptet e "sigurise" qe ofron mashkulli mes nesh jan te ndryshme, prandaj do me pelqente te lexoja , ca dmthn sipas teje "siguranca" qe te ofron mashkulli...

Qka dmth ajo ? E do te teren ta spjegoj ? Nuk e kam ndermend se pastaj do tme japin nje çmim nobel qe kurr se kam dashur sepse bashk me te vijne edhe 1.400.000 dollaret qe e ndjej se nese behem i pasur brenda dites, do ti humb ato brenda nates lol.
Po e mar nje shembull konkret dhe shum prezent kohen e fundit, kriza ekonomike. Kush mban pergjegjsi? Burrat. Kush humbe me shume nga falimentimet? Burri. Kush jan ata burra qe per krize ekonomike divorcohen nga grate? Asnje. Cilat jan ato gra qe ftofen dhe largohen kur burri deshton me biznesin apo humbe vendin e punes ? Shume. Fale ketyre sot avokatet e divorceve jan bere milioner e nuk kan koh per te ngrene buke nga terminet e shumta qe kerkojne grate per ti angazhuar rreth seancave gjyqsore qe perveq se ndahen, ato kerkojne t'ia rrembejne burrit edhe qato pak euro qe i kan mbet nxhep.
Pse ndodh ky fenomen? Sepse burri burri te jep siguri, dhe (thuajse) per gjithqka duhet te mbaj pergjegjsi.
Rasti tjeter, kur diqka prishet ne shtepi, ju pa u mundu e as leviz nga vendi, i thoni kto fjale : po ngritu njeher e rregulloje ate pune, je burre apo qfar dreqin je.
Kur ju vijne misafir dhe krejt ne momentin e fundit shifni qe ska kafe nshpi se e ke pi ti gjith diten tu kshyr tv, prap burri shkon blen sepse gruaja sduhet mundohet.
Dmth, edhe ketu burri ju jep siguri, dhe prap nga ai kerkoni llogari. Bile kete e beni duke e ndi veten aq te pafajshme, e duhet te jeni aq te paprekshme, sa shumica prej juve mendoni se e keni vendin ne muzeun Luver te Parisit.

p.s. kto jan 2-3 nga 2-3 milion arsye qe un nuk do te martohem deri sa ky fenomeni bashkjeteses ose marteses te vij ne beta version sepse kshtu ne classic eshte i teri ne favorin tuaj.
 
pergjigje

JAM TOTALISHT KUNDRRA......... SIGURINE NE JETE NA E OFRON VETEM FEMRA....
JAM I IDESE SE PO TE MOS EGZISTONIN FEMRAT NE SI BURRA DO TE VRITNIM NJERI TJETRIN...
PO TE NA JAPI SIGURI NE JETE GRUAJA NUK KA PROBLEM NE JETE QE NUK KALOHET........
UN KESHTU E SHIKOJ AKTUALISHT.....EDHE SEPSE SI BURRI DHE GRUAJA JANE PER TE NEJT TE DY....
:kercejme::kercejme::kercejme::kercejme::kercejme:
 
Dikur plakat kan pas thene: ''Gruja e mire eshte kulem mbi krye'' e qe besa kan pas thene se: Burri eshte muysafir ne shtepin e tij, ma kamion me sjelle pasuri gruaja e keqe per bythe te gjilperes e humbe dhe ai se merr vesh''. :gjujpeshk: Tash kush jep me shume siguri nuk e di! :ciaoo:
 
JAM I IDESE SE PO TE MOS EGZISTONIN FEMRAT NE SI BURRA DO TE VRITNIM NJERI TJETRIN...

E verteta eshte se sa me teper mbijne femrat, aq me te shpeshta behen vrasjet mes burrave.
Sepse ato duke mos pas forcen e duhur te nisin luftra qe do te mbeten ne histori, nxisin urrejtje ndaj individeve ne veçanti.
 
"Faktikisht martesa është një zgjedhje e vetëdijshme, pikënisja e një historie të re. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe gjithashtu vlerat e saj janë venitur paksa", pohon një 24-vjeçare, e cila pas pak ditësh do të vërë kurorë me njeriun që dashuron.

"Mendoj se është një kthim në origjinë, njësoj sikur brezi im dëshiron t‘i harrojë vitet ‘70. Fëmijët e prindërve të divorcuar dhe të rimartuar e marrin shumë seriozisht martesën. Unë besoj në të dhe më saktësisht dua t‘i jap emrin e duhur një marrëdhënieje bashkëjetese, që faktikisht mban emrin martesë. Moshat që e preferojnë më shumë martesën janë nga 25 deri në 35 vjeç. Në dhjetë vitet e fundit martesat janë ulur rreth 8 për qind, edhe pse 62 për qind nuk arrijnë në vitin e tretë. Shumë të tjerë e shohin si një master, një eksperiencë më shumë për t‘u shtuar në kurrikulum", shkruan një shkrimtare 33-vjeçare, që pas një bashkëjetese të gjatë ka vendosur të martohet.
:p

Ec e mos i beso kesaj shkence, e kan thene fjalen e fundit femra eksperte qe kan kaluar nje jete te tere ne bashkshortesi. :gjujpeshk:
 
nuk e di ,une nuk kam burre :p
po po flisja sot me nje grua qe i kishte vdekur burri dhe po tregonte se sa ja ndjente mungesen ,qofte vetem shoqerine e tij.....ne fakt me mbushi me pesimizem.:(
do thoja qe ato qe e kane humbur burrin ,mund ta kuptojne me mire........duhet te perballosh shume gjera vetem......se themi ne nga anet tona:si shpia pa burra :D

kete e them nga ato qe kam pa e degjuar eeee :p
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Sigurinë në jetë na e ofron vetëm burri

ncncnc ke ren pak ne kontradikte,shume pak



qe te jemi me te sakt eshte thene qe n`vitet 60 nga xhon lennon dhe ekzaktesisht keshtu: "As usual, there is a great woman behind every idiot." LOL

anyways,e urrej maskilizmin,come on cuna mos ja beni kaq shume qefin vetes,po shkojme drejt diteve ku sigurine ne jete jua ofrojne VETEM!!! femrat Lol

Kjo vlen dhe sot... :D apo jo?
 
Titulli: Sigurinë në jetë na e ofron vetëm burri

Sigurinë në jetë na e ofron vetëm burri...Shume kunder thenieve maskiliste dhe te egzagjeruara...Sigurine ne jete ta ofrojne dhe shume gjera te tjera...eshte shume e vertete qe nje nder to eshte dhe burri por jo VETEM ai...E them me shume siguri dhe bindje kete.
 
Titulli: Sigurinë në jetë na e ofron vetëm burri

Sigurin ne jet ta mundeson vendimi qe merr per gjithshka qe perjeton.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top