Siguria ‘online’, hyjnë në fuqi normat e reja të BE-së

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Siguria ‘online’, hyjnë në fuqi normat e reja të BE-së

22ecdb7d2226cabb36737971d6bd6bbf_XL.jpg

https://gQë prej ditës së sotme hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.

Rregullorja e përgjithshme e mbrojtjes së të dhënave (GDPR) i jep qytetarëve të unionit më shumë të drejta për mënyrën se si përdoret informacioni i tyre personal. Kompanitë që punojnë në BE tani duhet të marrin leje mjaft të qartë nga përdoruesit për të mledhur informacionet e tyre personale, ose do të përballen me gjoba të rënda.

Gjobat arrijnë deri në 20 milionë euro ose 4% e të ardhurave vjetore të kompanisë, që në rastin e Facebook do të ishin 2 miliardë euro.


GDPR është një përpjekje e ligjvënësve evropianë që të kufizojnë fuqinë e kompanive të teknologjisë. Sipas rregullores së re, çdo qytetar i BE-së ka të drejtë të shohë se çfarë informacioni kanë për të kompanitë dhe ta fshijë këtë informacion. Leja për të përdorur të dhënat është një tjetër ndryshim. Formulari i zakonshëm a jeni dakord me kushtet që shfaqet kur hapim një shërbim në internet, zor se do të duket më, pasi leja e marrë duhet të jetë shumë më specifike.

Rregullat e reja kanë të bëjnë jo vetëm me grumbullimin e të dhënave, por edhe me shitjen dhe shfryëtzimin e tyre për marketing. Analistët thonë se pritet një fluks i madh ankesash nga përdoruesit që në ditët e para të rregullores së re.

Nuk ka dyshim që kompanitë e teknologjisë kanë nisur punën për të gjetur mënyrën për të shmangur rregulloret e reja, nëse nuk ia kanë dalë akoma.

(gazeta-Shqip.com)
 

Attachments

  • 22ecdb7d2226cabb36737971d6bd6bbf_XL.jpg
    22ecdb7d2226cabb36737971d6bd6bbf_XL.jpg
    29.5 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Po Jan,dje po flisja me nje miken time ketu,qe punon ne bank dhe u kishin kerkuar te dhenat nje tip prosvasi te ri,pra riformulim te kirikuljumeve te te dhenave,dhe lejen e tyre per perdorimin e shume te dhenave ne social media llogariazmo.
Kjo sepse ishte kerkuar nga BE.
E do rrisi shume elementet e sigurise.
Mendoj qe shume shpejt do kete kontrolle te rrepta te te dhenave online dhe te perdoruesve te thjesht te internetit.
Dhe une e gjej shume te drejt i pike te tille.
 
Veji fotot tamam ose beji attachment!

Rregullo qe te jene linket nga faqet efektive,se eshte e pamundur te zbrese ne Pc fotot e artikujve nga gazetat, per ti bashkangjitur pastaj me dawnlound ne forum.
 
te kjo bote jam zero... ngre duart !!
 
Back
Top