Ado
FISEBILIL-LAH
Siguria, Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin
Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, të enjten është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë. Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i FSK-së Fehmi Mujota dhe zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Turke, gjenerali Aslan Güner.
Fushat e bashkëpunimit midis dy ministrive – siç thuhet në një komunikatë të Zyrës për informim të MFSK-së, do të jenë: në edukim dhe trajnime ushtarake; bashkëpunimi midis institucioneve ushtarake dhe vizitat kontaktuese; dërgimi i vëzhguesve gjatë ushtrimeve; bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Turqisë dhe FSK-së; bashkëpunimi inteligjencës ushtarake; logjistikë; shëndetësi; teknologji të komunikimit; paqeruajtje dhe operacione humanitare; shkëmbimi i personelit për zhvillime profesionale si dhe shumë fusha tjera me interes që tregojnë palët.
“Marrëveshja e nënshkruar krijon mundësi të reja bashkëpunimi në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë dhe Armatës Turke. Në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të MFSK-së kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë për ngritjen dhe profesionalizimin e strukturave të FSK-së si dhe ngritjes së sigurisë në rajon”, thuhet në komunikatë.
Përveç kësaj, ministri Mujota i shoqëruar nga komandanti i FSK-së Sylejman Selimi, inspektori i FSK-së gjeneral Bashkim Jashari dhe ambasadori i Republikës se Kosovës në Ankara Bekim Sejdiu, kanë pasur një takim zyrtar me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Vecdi Gِnül. Me ketë rast të dy ministrat janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Delegacioni i MFSK-së ka bërë homazhe edhe në Mauzoleun e Mustafa Kemal Ataturkut, si dhe ka vizituar disa institucione të industrisë ushtarake në Ankara. /Telegrafi/