Si u bera musliman

Kresha

A pretty face can never trick me
Algert SKENDERI, Tirane

Kam lindur ne Frasher te Permetit ne vitin 1986 nga nje familje bektashiane me origjine, por me prinder ateiste. Ne ate kohe feja ka qene e ndaluar. Mbaj mend shume gjera nga femijria ime ne ate fshat. E nuk harroj vizitoret e shumte qe vinin aty dhe festat qe beheshin ne nder te “Vellezerve Frasheri”, Kohen qe kam qene aty mbaj mend se sapo dielli perendonte , me merte gjyshja per dore dhe me conte tek nje gur I madh e mbasi e puthnim 3 here gurin ndiznim nje qiri. Dhe me thoshte gjithmon. Ky gur na ka mbrojtur ne nga Greket dhe Gjermanet, dhe e puthnim te dy ate gur. Akoma edhe sot ai gur ekziston atje, dhe tradita vazhdon ne ate fshat duke e puthur njerezit e duke ndezur qiri ne te.

Ne vitin 1991 kemi ardhur familjarisht ne Tirane. Ajo ka qen periudha qe u rrezua sistemi komunist ne Shqiperi. Dhe Feja po behej perseri e lire.
Mbaj mend qe ne vitin 1991 ketu ne Tirane duke mbajtur radhe tek cezmja per te mbushur uje, po bisedonin grate rreth nje problemi qe ishte i kohes, dhe njera nga grate tha :- "Kete pune vetem ZOTI e di". Kjo ka qene hera e pare qe une e kam degjuar fjalen Zot. Te them te drejten me beri shume pershtypje edhe me fitren e njeriut ndjeva vevetiu madheshtine e krijuesit. Mu duk sikur e njihja ate fuqi, edhe pse hera e pare qe degjova per te. Qe ai dinte gjithcka! Edhe pse kan kaluar 16 vjet e mbaj mend shume mire ate situate sikur te ishte dje.


Mbasi hyra ne klase te pare ne 1992 nga fundi i vitit shkollor qe ne kishim mesuar te lexonim na erdhen ndihma nga ca "njerez te Zotit", ishin disa misionare Italiane. Secilit prej nesh ne klase ju dhane nga 7 cokollata dhe nga 2 libra. Nje liber ishte per ngjyrosje e tjetri ishte per historine e "jezusit" me figura dhe lexim, me keto gjera feja e krishtere i fitoi zemrat shokeve te mi te klases. Te njejtat gjera qe kishte tek historia e "jezusit" qe na u dha tek libri jepeshin edhe mbasdite ne Televizion me film vizatimor. ishte nje robot i kuq qe kthehej ne kohe edhe kthehej ne kohen e profeteve te ndryshem sipas versionit te krishtere. Me keto gjera qe na rrethonin une dhe shoket e klases nuk benim gje tjeter vetem se flisnim per keto ne shkolle. Na pelqenin me pak fjale, te gjith ne i kishim prinderit ateiste sepse feja kishte 2 vjet qe ishte "liruar" edhe nuk na pengonte gje qe ti besonim keto gjera. Ne fund te fundit ne besonim edhe babagjyshin e vitit te ri. Te krishteret ishin gjithmon te gatshem te na merrnin neve ne Kishe e te na mesonin me shume rreth Jezusit.



Por lidhja me keta “njerez te Zotit” nuk zgjati shume sepse feja ishte liruar dhe xhaxhai im donte qe familja te ndiqte traditen e gjyshit tone bektashian. Pasi ne Fshati im eshte vendi ku ka lindur bektashizmi. Dhe per festen e ashures ai na mori te gjith ne femijet e fisit ne feste. Por mua nuk eshte se me terhoqi shume, pasi aty nuk pash gje tjeter vecse qe kendoheshin poezi dhe disa piktura te imam Aliut. Ndryshe ndodhi me villain tim, I cili u be nje bektashi I devotshem. Dhe gjithmon ne shtepi fliste per Imam Aliun dhe per bektashinjt ne ate periudhe. Ndryshe ndodhi me cunin e xhaxhait, ai emigroi ne Greqi dhe nuk e di arsyen por u fut ne shkolle per tu bere prift. Dhe pak kohe me vone e ndryshoi fene e familjes se xhaxhait duke I kthyer ata ne Ortodox dhe keshtu un nuk pata me mundesi te shkoja ne Teqe.

Mbasi kaluan 2 vjet te tjera shkova ne klase te katert, afer shtepise time tek nje fushe e madhe u bene disa ndertesa 1 kateshe, ku ne to kishte klasa 1 vend me stola per kendim 1 kishe edhe ambiente me kompjuteraDhe 1 dite me thot nje shoku im jo i lagjes, qe aty tek ky vendi i rrethuar me shume ndertesa ( qe quhej ADRA nje sekt I krishtere ) Te mesojne ti biesh kitares, aty mund te kendosh ne grup, ka kaseta te verdha per kompjuter nintendo etj. vendosa te shkoja 1 dit te shtune, dhe me pelqeu shume. Aty flitej per histori te ndryshme profetesh, kendonim, benim lutje te gjith bashke, etj. Mbasi shkova 2 here me kete shokun u njoha me 2 mesues shqiptar aty, ishin te rinj nje djal qe quhej Elvis dhe nje vajze me emrin Genta. Dhe betohem ne Allahun e madh qe shkoja gjithmon aty edhe mbas 1 muaji kam marre aty rreth 12-13 shoke e shoqe te pallatit tim edhe shkonim aty jave per jave. Vet edhe pse isha 10 vjec shpesh here drejtoja lutjen per te gjith shoket e mi. Por desh Allahu i madh qe ne 97 na u shkeputen lidhjet me miqte tane te kishes. Sepse ne vitin 1997 ne Shqiperi shpertheu lufta civile e Bankave dhe Amerikanet u larguan nga Shqiperia.

Nuk kaloi shume kohe te aferm te mi mereshin me deshmitaret e Jehovait, deri ne ate pike sa ne vitin 97 ku nuk kishin ku te mblidheshin deshmitaret e jehovait prej luftes mblidheshin ne shtepine e te afermve te mi. Fillova edhe une te shkoja tek ta, edhe u bera me mesuesin tim personal qe vinte 2 here ne jave ne shtepine time . por nga pyetjet e mia te shumta qe i drejtoja atij ai dha doreheqje sepse e kapja me llafet e veta, isha me fat qe nuk dinte shume rreth fese se vet. dhe perseri ngela pa fe.


Duke pas parasysh qe ne 98 isha ne klase te gjashte, edhe isha nxenes me foto ne mur te shkolles e mesoja mire biologjine edhe arrita ne perfundimin qe njeriu kishte prejardhjen nga majmuni sepse tekstet e librave tone shkollor jane akoma ato te komunizmit edhe ne ditet e sotshme. Por gjate kesaj periudhe vuaja shpesh kur isha ne shtrat sepse mendoja per vdekjen time dhe se si me dukej qe un mbas vdekjes nuk ndieja asgje njesoj sikur ne gjume dhe te tjeret jetonin e bota evulonte. Ka qen nje periudhe shume e keqe per mua. Shpesh here kur zihesha me prinderit me vinte te vrisja veten. Edhe pse I kisha te gjitha te mirat qe nje femije mund te kishte ne ate kohe.

Ne 1999 isha ne ekip futbolli. Dhe aty mbaj mend qe nje shok i ekipit i tha shokeve te tjere:- O cuna nuk di si do ja bej per ndeshjen neser se do me piet uje se jam me Ramazon. Me beri pershtypje se si ky shoku i imi rrezikonte ndeshjen vetem se mbante Ramazan. Ne ate periudhe edhe pse jetes time i kisha dhene drejtim e kisha ndare mendjen qe do behem futbollist ndieja qe akoma nuk isha i plotesuar e nuk i kisha dhene hakun vetes time. Dhe kisha nje ndjesi te brendshme per seriozitetin e fese muslimane. Sepse I kasha pare ne televizor kur falnin bajram. Por aty kishte vetem pleq.
Dhe i them ketij shokut te me merrte ndonjeher me vete ne xhami se desha te shikoja si faleshin se vetem per Bajram i kisha pare ne TV. Me pyet shoku :-musliman je qe te te marr? Po, po i thashe musliman por me vjen zorr te iki vetem. ( as vet se di si i thash qe jam musliman ) Dhe te nesermen mbas stervitjes shkoj me shokun ne Xhami per namazin e akshamit kishin ngelur edhe 10 dite nga Ramazani. Ka qen data 27 dhjetor 1999.
Normale qe mbasi hyra ne xhami pash tjeter gje nga ajo qe kisha menduar. Te gjith shume te sjellshem me njeri tjetrin, shume te thjeshte, edhe me pelqeu shume qe hanin buke me njeri tjetrin ne katin e dyte per iftar. Desh Allahu i madh qe te nesermen agjerova dhe une dhe gjithashtu u ula hengra buke me te tjeret. Dhe ditet me vone I mora te gjith shoket e mi ne xhami. Te gjith e dalluan qe un isha fillestar dhe te gjith me buzeqeshin, nuk me shikonte njeri me inat. Shoku qe me solli ne xhami nuk mund te vinte per dite, sepse nuk e lejonin prinderit, dhe ai me prezantoi me nje djal tjeter, qe un te shkoja per dite dhe te mesoja me shume per Islamin. Kaluan pak muaj dhe mu dha rasti te shkoja ne nje kamp per 10 dite e te merrja mesime intensive per Islamin. Aty ishin 2 profesora nga MEKKA Abdurrashid dhe Sami quheshin. Un vetem suren Fatiha dhe Keuther dija ne ate periudhe. Aty ne kamp mesova ajetin kursij, dhe 8 sure te fundit te Kuranit. Nga 1 sure cdo dite. Te dy profesorat ishin shume te dashur vecanrisht me mua. E para se isha I ri ne Islam ne krahasim me te tjeret dhe e dyta se isha me I vogli. Diten e pare aty sapo mbusha 14 vjec. Aty mesova cdo gje, per 10 dite. Dhe pasi u ktheva nga kampi 10 ditor me muslimane. E gjith jeta ime ndryshoi. Mbaj mend qe kisha turp te kthehesha ne shtepi se ndihesha shume fajtor per sjelljen time me prinderit qe kam pasur me perpara. Dhe se keni idene sa jam turperuar kur u perballa fytyre me fytyre me nenen time kur po ngjisja shkallet. Nuk bera gje tjeter vetem ula koken dhe ika, se nuk e shikoja dot pasi I kisha bere shume padrejtesi.
Nuk e mbajta dot veten, mbasi qe ditet e fundit kur isha ne kamp vetem qaja ne dark. Po ashtu edhe diten e fundit mendoj se kam qare per 10 ose 12 ore pa pushuar.

Sot eshte data 27.12.2007 Kan kaluar fiks 8 vjet nga koha kur un kam pranuar islamin. Falenderimi I takon Allahut qe me udhezoi. Dhe e lus ate qe te mos behem prej atyre njerezve qe devijojne nga rruga e drejte mbasi jane udhezuar. Pasi shume shok te mi musliman kan devijuar. Pothuajse 70% nuk falen me rregullisht. E vetmja gje qe kam per synim eshte vetem te vdes si musliman.//fb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top