Si ti shfrytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?

The Game©

Antar Aktiv
Vit mbas viti një fletë bie nga kalendari i jetës sonë, e bëhet një hap në drejtim të jetës së përjetshme. E punet qe bejme jane ose në rrugë të drejtë (punë të cilat janë në peshoren e veprave të mira), ose në rrugë të humbur (në ndjekjen e nefsit të keq, e të shejtanëve, e dihet përfundimi i tyre. Prandaj, le te mendohemi e te llogarisim veprimet tona para se të qëndrojmë në atë ditë të tmerrshme ku cdo shtatzëne do të hedh foshnjën e saj, cdo gjidhënëse do ta flakë fëmijën e saj, do t'i shikosh njerëzit si të dehur e ata nuk janë të tillë … atë ditë ku toka dhe qielli do të zëvëndësohen në tokë e qiell tjetër.



Me fillimin e pushimeve verore i gjen të gjithë duke u menduar se si t'i kalojnë ato, secili sipas gjëndjes që ndodhet. Pra fillimi i pushimeve është për cdo të ri ditë e re e mbushur me aktivitete, lojra dhe dëfrime. Ne ju ftojme në një program të ri me të cilin të kaloni pushimet e te arrini kenaqesine e Allahut.



Së pari, shoku i mirë. Iu përkujtojme të zgjidhni shokun më të mirë në kalimin e pushimeve... wall-llahi sado që njeriu të largohet nga Zoti i tij e harrohet në dëfrimet e dunjasë, nëse kthehet dhe i thërret Atij, i përgjigjet menjëherë me plot gëzim jo vetëm kaq porse Ai e furnizon me të mira e furnizimi i Tij është i pakufishëm, Ai është i cili të mbron në cdo moment, prandaj të dashurit e mi hajdeni t'I kalojmë pushimet në rrugë të All-llahut, duke fituar kënaqesinë dhe dashurinë e Tij.



Dijeni se cdo vepër në sheriat gjykohet sipas qëllimit, p.sh.nëse njeriu ha vetëm se është i uritur kjo nuk është as për të e as mbi të, ndërsa nëse ha me qëllimin se ngrënia e ushqimit ia forcon trupin për të pasur fuqi për të adhuruar All-llahun, merr për këtë shpërblim, duke pasur parasysh se ushqimi që hëngri në rastin e parë po ai është edhe në rastin e dytë, porse kur ibadeti bëhet gjëja më kryesore, në cdo punë i jep përparësi devotshmërisë e në rastin tone e bën ushqimin urë për të arritur tek devotshmëria, bëhet edhe mjeti që formoi urën në këtë rast adhurim.

Atëherë hajdeni të bashkëpunojmë me All-llahun me tregëtinë e dijetarëve, nijeti është tregëtia e dijetarëve, me përmirësimin e nijetit shndërrohet e gjithë jeta në adhurim. Pra nijeti ka rëndësi të madhe në jetën tonë, ai e fut të zotin e tij në kuptimin e këtij ajeti:
"Thuaj namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë për All-llahun Zotin e botërave". (Kur'an 6:162)



Planifikimi i pushimeve të këndshme



Do ta ndajmë ditën e do ta shndërrojmë në orar pune, duke filluar nga farzi i parë të cilin All-llahu i madhëruar ia ka detyruar muslimanit, i cili është namazi i sabahut. Do të përcaktojmë disa punë shtesë në përfundim të cdo pune e kjo për shkak të natyrave të ndryshme që ndodhet tek vajza e tek djali. E në fund do të japim disa këshilla për të dyja palët.



Namazi i sabahut (fexhri) e cka mbas tij

E ku ka më mirë se të fillojë ditën e tij muslimani i shkathët, optimist, e i gëzuar për lindjen e një dite të re në jetën e tij, ta takojë në të All-llahun e madhëruar i gëzuar në rreshtat e të dashurve të Tij, krenar në mes tyre në lidhje të tillë shpirtërore, duke ju përgjigjur thirrjes së vërtetë qysh në dalje të mëngjesit, e ai i cili e ka ndaluar veten të shijojë këto momente të bukura në ngritjen për faljen e namazit të sabahut me të vërtetë ai i ka ndaluar vetes dicka shume te vlefshme.



I këshillojmë vëllezërit dhe motrat tanë ata të cilët e kanë ndaluar veten nga kjo e mire e madhe le të kërkojnë shkaqet e saj dhe t'I mjekojnë ato. Mundet nga bërja e mëkateve sepse bërja e mëkateve të ndalon shumë të mira, apo nuk ka vendosur asgjë për tu zgjuar në këtë orar, nuk ka rënë për të fjetur herët e nuk e ka bërë nijetin në gjumin e tij në mënyrë që të cohet në namazin e natës dhe sabahun. Gjithashtu edhe nga shkaqet e saj është ngrënia e shumtë përëpara se të flejë gjë e cila të con në rëndimin e trupit në të cuar. Pra kërko dhe gjeji shkaqet që të kanë ndaluar nga kjo e mirë e madhe në mënyrë që të jesh nga të fituarit (fituarat) me namazin e sabahut në kohën e tij e të sigurosh vendin në anijen e të mirave e cila të con tek All-llahu i madhëruar "…dhe për këtë le të përpiqen të gjithë ata që duan të jenë përpjekës(të nxitojnë me padurim në bindjen dhe përkushtimin ndaj Allahut".



Mbas namazit të sabahut mos harro dhikrin e mëngjezit sepse kjo është një vepër e mirë në fillim të ditës. Qëndrimi në xhami deri sa të vijë koha e duhasë, e cila futet mbas lindjes së diellit e ngritjes së tij afërsisht 1 milje. Në këtë kohë është mirë që të lexosh pjesën ditore e përcaktuar për lexim nga Kur'ani sepse kjo pjesë e lexuar nga Kur'ani është vepër e shpirtit, dhe e zemrës, si në pushime dhe jashte saj, kjo është ushqimi kryesor i rregullt e natyral i besimtarit. Mbas përfundimit të namazit të duhasë dije se je shpërblyer me dy gjëra insha'All-llah e këto janë: shpërblimin e një haxhi dhe umreje të plotë, të plotë, të plotë.



Mbasi kthehesh për në shtëpi pushon pak e pastaj nëse ke ndonjë punë për të bërë, cohesh dhe e bën. Po ashtu këshillojmë që po te mundeni ose po te keni nevoje, të pushoni të paktën një orë mbas namazit të duhasë me qëllim që të marresh forcë për aktivitetet e ditës. Por mos të zgjasë më shumë se në orën nëntë sepse gjumi mbas kësaj ore të bën dembel. ثshtë mirë që mbas zgjimit nga gjumi ose koha e pushimit ti hedhësh një sy lajmeve të fundit të gjendjes së muslimanëve tek të cilët gjendja është e acaruar. Pastaj nëse ke mundësi të gjesh ndonjë temë të vlefshme e cila e ka hak të shpërndahet ndërmjet muslimanëve duke e printuar dhe shpërndarë, e për këtë ke shpërblim insha'All-llah. E kjo mund të marrë prej teje kohë deri në namazin e drekës.



Pregatitja për namazin e drekës e shkuarja në xhami herët e të presësh namazin, në këtë kohë ti je në namaz e jo në pritje.

Përsa i përket motrës së nderuar: i lutemi asaj që ta kalojë këtë kohë ndërmjet leximit të dickaje e ndërmjet ndihmës së nënës së saj në punët e shtëpisë, e është më mirë për të të ndihmojë nënën e pastaj të ulet të lexojë, sepse shkuarja herët në xhami është për burrat, ndërsa ti, namazi yt më i mirë është në shtëpi, në të njëjtën kohë do të rezervojë kohë të plotë para dhuhrit për të lexuar. Të paraqesim ty këtë ndarje kohe: nga ora 9 e deri në kohën e namazit të drekës 4 orë, të ndihmosh nënën dy orë e kjo mund të jetë edhe më pak, e dy orë të tjera ti shfrytëzosh në të lexuar… e dije se të ndihmuarit e nënës ka hajër të madh "…e ndaj prindërve të jeni bamirës…".



Namazi i drekës (dhuhri) e cka mbas tij

Mbas mbarimit të namazit të drekës me xhemat vjen koha e leximit serioz, të temave të farzit ajn (të cilat jane të domosdoshme për mësim) si akide, apo fikh (jurispudenca) duke lexuar në të rregullat e namazit, të pastrimit apo të agjërimit, të paktën të shfrytëzojmë 2 orë mbas dreke në këtë drejtim ose duke dëgjuar kaseta të këtyre lloj menhexheve. E kjo sipas shkallës së dijes që mund të kesh.



Koha e ngrënies së drekës ka ardhur. Ndenja me prindërit e afrimi për tek ta në këtë kohë grumbullimi familjar. E nëse ke vetëm njërin prej tyre, ai është derë për në xhenet, e nëse nuk ndodhen të dy ai që është përgjegjës për ty ai është në vend të prindërve. Koha e ngrënies së drekës është gjithmonë koha e grumbullimit, prandaj preferohet shkëmbimi i mendimeve dhe bisedave të ngrohta. Sepse ky është një vend frutdhënës për atë që bën dawe, me vëllezërit apo motrat e tij më të vegjël e më të mëdhenj apo dawe qoftë edhe prindërve.



E këtu u tërheqim vëmëndjen për një gjë shumë të rëndësishme e kjo është lloji i ushqimit; nuk kam për qëllim ushqimin e cmimin e tij por kam për qëllim përdorimin e ushqimit të dobishëm si për djalin ashtu edhe për vajzën. Pra pa e tejkaluar e as pakësuar përdorimin e yndyrnave në mënyrë që të ruajmë trupin nga gjërat e padobishme. Mbas një kohe të shkurtër pushimi mbas ushqimit të pregatitesh për namazin e asrit (ikindisë)



Namazi i ikindisë(asri)

Shkuarja në xhami për faljen e namazit të ikindisë e qëndrimin në xhami për të thënë dhikrin e mbrëmjes. Mbas kësaj pëlqehet për djalin apo për vajzën ta përcaktojë këtë kohë për lëvizje të dobishme daweje me një fjalë shkëmbim vizitash të të dashurve, me qëllim thirrje e tyre në rrugë të khajrit, nëse e përcaktojmë këtë kohë dhe e zbatojmë cka planifikuam do të korrim sukses të madh në kohën e pushimeve. Sepse: "nëse All-llahu i madhëruar udhëzon në dorën tënde një person është më e mirë për ty sesa deveja e kuqe" (e deveja e kuqe ishte në kohën e pejgamberit alehi selam dicka shume e cmueshme).



Bërja e vizitave në këtë kohë është e pëlqyeshme me qëllim që të anullojmë mendimin se vizitat në verë bëhen mbas jacie e kjo i con në rezultatin e mosngritjes së namazit të sabahut. ثshtë mirë që për këto vizita të mësosh disa këshilla të studiuara sipas gjendjes së cdo personi, gjithashtu duke u dhuruar ndonjë libër apo kasetë, edhe nëse vizita do të kryhet tek një person besimtar i devotshëm. Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem ka thene "Dhuroni që të duheni". Gjithashtu u këshillojmë një cështje të domosdoshme i cili është: mos të jenë vizitat të mbyllura vetëm me shokët e vjetër por dëshirojmë që të dalim nga pushimet me shokë të rinj, psh. nga fqinjtë, shokët e vjetër të shkollës e të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tënde.



Namazi i akshamit (magrib) dhe cka mbas tij

Zakonisht mbas namazit të akshamit mbahen ligjërata fetare prandaj ju këshillojmë t'i prezantoni këto ligjërata të cilat mbahen nga dijetarë të njohur për dijen e tyre të saktë. Nëse një gjë e tillë nuk ndodhet atëherë mund të shkosh për vizitë tek ai i cili ka dije më shumë se ti nga vëllezërit tanë, në mënyrë që të përfitosh nga eksperienca e tyre, pyesim ata për c'ka nuk dimë, e do të gjejmë tek ta cka na duhet. Pra ashtu sic e përcaktuam kohën mbas namazit të ikindisë për dawe me të tjerët, e përcaktojmë kohën mbas akshamit për të shtuar dijen tonë nga dijetarë, apo më të rriturit e ata që kanë eksperiencë më shumë se ne nga vëllezërit tanë.



Gjithashtu edhe motrat e nderuara të njëjtën gjë, nëse e ka të lehtë prezencën e ligjëratave mirë, e nëse jo atëherë kthimin tek ato që kanë më shumë eksperiencë e më shumë dije nga motrat tuaja. Këshillojmë këtu vecanërisht gratë, për zgjuarsi në zgjedhjen e atyre nga të cilat të marrim këshilla apo dije, mos t'a marrim vetëm se nga ato që me të vërtetë janë të këtij grupi. Nëse mundesh ta bësh një gjë të tillë me kaseta, por më e mira është shkuarja në xhamitë e afërta.



Namazi i jacisë (isha') e cka mbas tij

Falja e namazit të jacisë në xhami e më pas shkuarja në shtëpi herët. Nuk ka ndenje mbas jacie. Që të jemi të sinqertë me veten tonë, ka prej nesh që e ka për zakon faljen e namazit të natës i cili është nder i besimtarit, e ka prej nesh, nuk e kanë zakon një gjë të tillë por kanë shumë dëshirë të cohen ta falin atë. Prandaj ai i cili e ka zakon të cohet të falë namazin e natës e këshillojmë të flejë herët me qëllim që të cohet para namazit të sabahut për një kohë të mjaftueshme për të mbaruar namazin e natës. Ndërsa ai i cili nuk e ka zakon një gjë të tillë, e i duket se nuk mundet të cohet edhe sikur të flejë herët, apo ai e ka provuar dhe nuk mundet, i themi: mos e pengo veten nga ky khajër i madh, fillimisht mund ta falësh atë mbas namazit të jacisë në shtëpi e ky është fillimi i kohës së namazit të natës, lufto me veten tënde duke fillu me falë tetë rekate dy rekate e nga dy rekate, lexo në të nga suret e shkurtra pastaj shtoje ngadal-ngadal leximin e Kur'anit. Mos e mundo veten më tepër se ajo që ka mundësi, në mënyrë që të vazhdosh në këtë rrugë. Puna më e dashur tek All-llahu është puna e paktë por e vazhdueshme. Me kalimin e kohës do të gjesh shumë të mira insha'All-llah e kjo është premtim nga All-llahu i madhëruar ku thotë: "…e ata të cilët luftuan (me vetet e tyre) për të ardhur tek Ne, do ti drejtojmë kah e rrugët tona…" me kalimin e kohës do të gjesh në veten tënde fuqi për të lexuar më shume insha'All-llah e kështu me radhë. E dije se do të mundesh të falesh edhe në pjesën e tretë të natës në të cilën All-llahu i madhëruar zbret në qiellin e dunjasë. All-llahu është ndihmues.



Së fundi, disa këshilla të përgjithshme.

Këto këshilla i lashë për në fund të këtij programi pune në pushime, sepse zbatimi i tyre varet sipas mundësive, e këto janë:

Shkuarja për bërje Umre për atë që ka mundësi, gjurmët e saj janë shumë të dobishme, nga haxhi në haxh e nga umreja në umre i fshijnë gjynahet e kaluara. Sa ndjenja të papërshkruara ndjen besimtari në momentet e qëndrimit të tij pranë shtëpisë së Allahut! E lus Atë subhanehu we teala të na e bëjë rizk shkuarjen në këtë vend të shenjtë here pas here.


Marrjen pjesë në kurse verore, të cilat merren me aktivitete fetare, në mënyrë që ta ndihmojnë të riun në besimin e tij.


Gjithashtu edhe përsa i përket motrave të nderuara: Mundet ta kalojnë një pjesë të kohës në kurse qofshin ato me program fetar apo shtëpiak, si psh.mësime për gatim, rrobaqepsi, etj nga punët e shtëpisë të cilat i nevojiten një motre musliamne, e cila e din se xhihadi më i mirë për të është në bindjen ndaj bashkëshortit të saj e rritjen dhe edukimin e një brezi të ri të khajrit.

Dhe së fundi: Nëse ia kam qëlluar të drejtës dije se është nga All-llahu, e nëse jam gabuar, kjo është nga unë e nga shejtani.

"Subhanekell-llahume we bi hamdike esh-hedu en lailahe il-la ente estagfiruke we etubu ilejke"
 
Titulli: Si ti shfytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?

"Si ti shfytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?"

nje pyetje....
All-llau kur bon pushimet e veta pyt se cfare do te kenaqte ty ?
dhe per me teper....
ti jeton per all-llaun apo per veten ?
cdo dit mbetem pa fjal...(ps... temen qe ke shkrujt nuk e kam lexuar...me del e tepron tema...)
 
Titulli: Si ti shfytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?

"Si ti shfytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?"

nje pyetje....
All-llau kur bon pushimet e veta pyt se cfare do te kenaqte ty ?
dhe per me teper....
ti jeton per all-llaun apo per veten ?
cdo dit mbetem pa fjal...(ps... temen qe ke shkrujt nuk e kam lexuar...me del e tepron tema...)


Un nuk e kuptoj pse i rras hundet aty ku nuk te intereson ? edhe nuk e lexon temen edhe vjen bon pytje pa kurfar logjike , nese ke mendje dhe te punen nuk ta kan lshu baterit dmth e ke te karikuar , at'her lexoje ta kuptosh e mos ja fut palidhje komente ktu .
 
Titulli: Si ti shfytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?


Un nuk e kuptoj pse i rras hundet aty ku nuk te intereson ? edhe nuk e lexon temen edhe vjen bon pytje pa kurfar logjike , nese ke mendje dhe te punen nuk ta kan lshu baterit dmth e ke te karikuar , at'her lexoje ta kuptosh e mos ja fut palidhje komente ktu .

akoma nuk ju pergjigje pyetjes time...
pyetja ime ishte e thjesht
 
Titulli: Si ti shfytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?

akoma nuk ju pergjigje pyetjes time...
pyetja ime ishte e thjesht

do te thuash pyetja jote ishte shume qesharake, :)! Nejse ateistat kane prirje per pyetje qesharake s'te ve faj :)!
 
Titulli: Si ti shfytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?

"Si ti shfytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?"

nje pyetje....
All-llau kur bon pushimet e veta pyt se cfare do te kenaqte ty ?
dhe per me teper....
ti jeton per all-llaun apo per veten ?
cdo dit mbetem pa fjal...(ps... temen qe ke shkrujt nuk e kam lexuar...me del e tepron tema...)

Per jo-muslimanet, sidomos per ateistet, cdo gje Islame duket absurde dhe qesharake. Ne nuk kerkojme nga ju qe t'ju bindeni ketyre urdherave apo t'ju besoni. Eshte tema adekuate per pyetje drejtuar besimtareve musliman, atje pyet cfare ke deshire dhe cfare te intereson apo e ke te pakjarte. Muslimani cdo gje qe e ben e ben per Allah, e tere jeta e muslimanit eshte per Zotin, gje qe per ateistet psh duket qesharake dhe "pa fjale". Une nje gje nuk e kuptoj. Perse njeriu nuk ben pyetje nga pergjigjet e te cilave shpreson se do ta nderroje mendjen apo do ta kuptoje me mire por e ben te kunderten ? Ju keni bindjen tuaj ne kemi bindjen tone. Shih sa te krishtere ka ne forum por nuk komenton dhe s'ben pyetje per gjerat qe nuk u intereson psh, respekt per ta. Merr shembull edhe ti te tjeret, aty ku nuk te intereson (shenje interesimi eshte leximi i artikullit gje qe nuk e paske bere), mos u fut, them sincerisht.

Mirembetsh

p.s. The Game, Allahu t'shperblefte per temen. Zoti ta shtofte diturine.
 
Titulli: Si ti shfytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?

burimi temes... te lutem
 
Titulli: Si ti shfytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?

"Si ti shfytëzojmë pushimet në kënaqesi të All-llahut?"

nje pyetje....
All-llau kur bon pushimet e veta pyt se cfare do te kenaqte ty ?
dhe per me teper....
ti jeton per all-llaun apo per veten ?
cdo dit mbetem pa fjal...(ps... temen qe ke shkrujt nuk e kam lexuar...me del e tepron tema...)

Ti jeton per zotin apo jo? kshtu sic i shikonke ti gjerat i bie qe myslymanet te jetojne per Allahun , krishteret te jetojne per krishtin.

Te gjithe jetojme per veten, per familjet , njerzit qe duam, ose me sakt dikush jeton per vete, dikush tjeter per zotin[njerzit qe vihen ne sherbim te zotit] dikush tjeter per familjen.

Secili ka fene e vet, cdo fe ka konceptet e veta dhe TI sje akush te gjykosh nese kjo fe eshte kot apo eshte plote, ia vlen apo sia vlen. eshte e kuptueshme apo e pakuptueshme. si rrjedhoje nese sje e interesuar per tema te fese dhe sidomos kur je kundrra asaj feje ske pse komenton. Le te komentojne ata qe pelqejne tematt e fese.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top