braziljania
Anëtar i Nderuar
Pyetja: Dua t’i shërbej fesë sime por si?
Përgjigja:
Islamit i shërben nëse vendosmëria dhe qëllimi yt janë të shëndosha ngase Allahu i Madhëruar bekon veprën e cila kryhet sinqerisht për Të, edhe nëse nuk është e madhe. Nëse sinqeriteti zë vend në ndonjë adhurim, çfarëdo që të jetë, dhe sado që për kryerësin e tij të duket i vogël apo i paktë por që është për hirë të të Madhit Allah dhe që me të plotësohet sinqeriteti dhe realizohet adhurimi i tij (nënshtrimi i plotë) për Allahun e Madhëruar, atëherë Allahu për hirë të atij sinqeriteti i fal mëkatet e mëdha e të vogla.
Islamit i shërben nëse e di rrugën dhe ec me të. Rruga e drejtë është trasimi i rrugës së Pejgamberit tonë, alejhi's selam në thirrje, parime, mjete dhe mënyra (të kumtimit të Islamit) duke qenë durimtar dhe i butë me njerëzit ngase ata janë viktima të mëkateve dhe gabimeve.
Islamit i shërben nëse përfiton nga të gjitha rastet, rrethanat dhe mundësitë e ofruara (teknologjike, etj). Kjo është një dhunti e madhe ngase të gjitha mjetet janë të lejuara me përjashtim të atyre që Allahu i ndaloi. Ne predikojmë Islamin me mjete të ligjësuara duke patur në hatër gjithmonë argumentin fetar dhe edukatën vëzhguese (të gjërave se a po rrjedhin në përputhje me parimet fetare apo jo).
Islamit i shërben nëse fatin - hisen e tij e përparëson para fatit - hises tënde, shpirtërore e materiale. Shërbimi kësaj feje d.t.th.: dhënia e së shtrenjtës dhe të dashurës për të, pasuri, mund, kohë, meditim, apo çka do tjetër qoftë. A nuk ke parë se ai që e do futbollin shumicën e kohës dhe pasurisë ia kushton atij për shkak të dashurisë që ndien për të? Ti, pa asnjë dyshim, ke më shumë të drejtë në këtë shërbim të fesë se ai që bën për sportin ngase feja është më me rëndësi.
Islamit i shërben nëse pason rrugën e dijetarëve, thirrësve dhe reformatorëve. Pajisu me durim, barti mundimet e vështirësitë ngase ti je në një adhurim të madh, ti je duke kryer detyrën e Pejgamberëve dhe atyre që, drejt e sinqerisht, pasuan rrugën e tyre.
Islamit i shërben nëse largohesh nga përtacia dhe dobësia. Kjo fe është fe e vendosmërisë, vullnetit, guximit dhe qasjes. Predikimin nuk e dëmton asgjë përveç dembelit të amullt (ngadaltë) dhe injorantit gjaknxehtë.
Islamit i shërben nëse zemrën e lidh me Allahun, bën dua shumë, kërkon falje të mëkateve, lexon vazhdimisht Kur’anin. Nuk ka gjë që që pastron shpirtrat dhe i fut në veprim pa monotoni a lidhje sikur përkujtimi i Allahut dhe afrimi tek Ai me adhurime e vepra fakultative.
Islamit i shërben nëse lidh marrëdhënie me dijetarë të sinqertë, të cilët janë të njohur për përkrahjen që i japin kësaj feje. Veprimi sipas diturisë dhe këshillave të tyre ka mirësi dhe dobi të madhe.
Islamit i shërben nëse programon kohën tënde ditore, javore dhe mujore. Ka punë që i kryen brenda ditës, disa gjatë javës, tjerat gjatë muajit kurse ato të katërtat gjatë vitit.
Shembulli i ditores: Thirrja në Islam e atyre që i sheh çdo ditë.
Shembulli i javores: Thirrja në Islam e atyre që i sheh çdo javë.
Shembulli i mujores: Takimi familjar i gjerë.
Shembulli i vjetores: Takimet dhe tubimet e mëdha vjetore apo udhëtimi në Haxh a Umre.
Islamit i shërben nëse ia dhuron një pjesë të vullnetit tënd, një pjesë të kohës, mendjes, mendimit dhe pasurisë sate. Islamit i shërben nëse ai bëhet derti dhe brenga jote kryesore; nëse punon, punon për Islam, nëse ec - trason, ec - trason për Islam, nëse mendon, mendon për Islam, nëse mbron, mbron për Islam, nëse pushon, pushon për Islam.
Islamit i shërben sa herë që gjen një derë të mirësisë hapur dhe nxiton që të kontribuosh në të me veprat tua pa asnjë hezitim a vonesë.
Burimi: http://www.alshamsi .net/islam/ mel/islam_ help.html
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI