Si t’i bindim të krishterët se Jezusi nuk është bir i Zotit?

Si t’i bindim të krishterët se Jezusi nuk është bir i Zotit?​


Pyetësi: Si t’i bindim të krishterët se Jezusi nuk është bir i Zotit cilat argumente t’ua përmendim?

Zakir Naik: Gjithçka që duhet të bëni është t’u thuani se në gjithë Biblën nuk ekziston asnjë deklaratë e qartë në të cilën Jezusi thotë: “Unë jam zoti” ose “Më adhuroni mua.” Nëse një i krishterë më tregon një deklaratë të këtillë të qartë kudo në Bibël, unë jam i gatshëm që në atë moment ta pranoj krishterimin! Nuk po flas në emër të myslimanëve tjerë por unë po e vendos kokën time në gijotinë. Kuptohet, një fjali e tillë nuk ekziston në Bibël. Përkundrazi, Jezusi ka thënë:

“Ati im, që m’i dha, është më i madh se të gjithë.” (Gjoni, 10:29)

“Unë s’mund të bëj asgjë nga vetja ime.” (Gjoni, 5:30)

“Por nëse unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë” (Luka, 10:20)

Jezusi kurrë nuk i ka përshkruar vetvetes cilësi hyjnore.

Sa i përket shprehjes bir i Zotit, Bibla përmend shumë bij të Zotit gjuhësisht. Davidi është bir i Zotit. Izaku është bir i Zotit. Të gjithë që e pasojnë rrugën e Zotit janë fëmijë të Zotit. Mirëpo, të krishterët thonë: “Jo, jo. Jezusi nuk është sikurse bijtë tjerë. Ai (e ëma e tij) është mbarsur nga Zoti!” Ata e citojnë Ungjillin sipas Gjonit:

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni, 3:16)

Fjala I vetëmlinduri nga versioni i fundit zyrtar i Biblës, RSV, është larguar si e trilluar. Jezusi kurrë nuk ka pohuar se është zot.

GUOTINE f sh. Mekanizëm që përdorej në të kaluarën dhe që përdoret ende në disa vende borgez për t’u prerë kokën atyre që dënohen me vdekje.

Zakir Naik ” Islami në qendër të vëmendjes”
 
Duke u nisur me faktin qe ne si komb skemi asnje lidhje me ato zona e fe, te pakten persa perket historise moderne dhe te nje kaluare te vone, ketu ne kte shkrim eshte gjithcka gabim pervec nje rasti qe do e shkruaj me poshte.
Titulli flet per "bindje" qe ska sens per mua te bindesh dike te nderroje mendim ne ate qe beson kur ai si ben keq njeriu.
Ky personazhi ne fjale nuk eshte asnjanes, por konkuruesi direkt per "bindje masive" nese mundem ta quaj te atille.
Per hir te se vertetes Joshua Ben Josef ska thene kurre se jam i biri i te quajtuarit "Zot" por kjo eshte pjese qe sme intereson, intereson fakti ama sesi nje besimtar i nje feje te kundert me Krishterimit (qe ne baze jane te njejtat identik) del me 5 fjali te shkeputura nga diku 24 libra e me hedh poshte dicka kaq themelore te le te kuptosh inteligjencen e "oratorit" por dhe perceptimin per delesh te publikut qe e lexon ate.
Tjeter gje interesante eshte qe "oratori" ne fjale perdor akoma terminologji te cilat per fat ne kontinentin tone kane dy shekuj qe nuk perdoren, por qe ne kontinetin e tij e fale dhe lajemuesave te fese tij akoma dhe sot keputen koke njerezish, e jemi ne 2024.
Duke lene pas ate toke e ato fe te asaj toke qe me Kombin Shqipetar skane pike lidhje, une them qe njerez si ky "oratori" ne fjale sherbejne vec per te nxitur urrejtje e percarje mbi popullin injorant.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top