Si t’i bindim të krishterët se Jezusi nuk është bir i Zotit?
Pyetësi: Si t’i bindim të krishterët se Jezusi nuk është bir i Zotit cilat argumente t’ua përmendim?
Zakir Naik: Gjithçka që duhet të bëni është t’u thuani se në gjithë Biblën nuk ekziston asnjë deklaratë e qartë në të cilën Jezusi thotë: “Unë jam zoti” ose “Më adhuroni mua.” Nëse një i krishterë më tregon një deklaratë të këtillë të qartë kudo në Bibël, unë jam i gatshëm që në atë moment ta pranoj krishterimin! Nuk po flas në emër të myslimanëve tjerë por unë po e vendos kokën time në gijotinë. Kuptohet, një fjali e tillë nuk ekziston në Bibël. Përkundrazi, Jezusi ka thënë:
“Ati im, që m’i dha, është më i madh se të gjithë.” (Gjoni, 10:29)
“Unë s’mund të bëj asgjë nga vetja ime.” (Gjoni, 5:30)
“Por nëse unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë” (Luka, 10:20)
Jezusi kurrë nuk i ka përshkruar vetvetes cilësi hyjnore.
Sa i përket shprehjes bir i Zotit, Bibla përmend shumë bij të Zotit gjuhësisht. Davidi është bir i Zotit. Izaku është bir i Zotit. Të gjithë që e pasojnë rrugën e Zotit janë fëmijë të Zotit. Mirëpo, të krishterët thonë: “Jo, jo. Jezusi nuk është sikurse bijtë tjerë. Ai (e ëma e tij) është mbarsur nga Zoti!” Ata e citojnë Ungjillin sipas Gjonit:
“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni, 3:16)
Fjala I vetëmlinduri nga versioni i fundit zyrtar i Biblës, RSV, është larguar si e trilluar. Jezusi kurrë nuk ka pohuar se është zot.
GUOTINE f sh. Mekanizëm që përdorej në të kaluarën dhe që përdoret ende në disa vende borgez për t’u prerë kokën atyre që dënohen me vdekje.
Zakir Naik ” Islami në qendër të vëmendjes”