Ju e keni fituar dhe tani është i juaji, por ai ende do ish të dashurën e tij. Këtë ju e keni kuptuar, ka një sërë qëndrimesh të tij dhe ai e përmend shpesh apo e mban në mendje. Por si të veprojmë në këtë rast, si ta bëjmë atë të mos e mendojë ish-in e tij? Duhet të kemi parasysh se është e vështirë të harrosh një njeri që e ke dashur shumë.

Veçanërisht në qoftë se kjo ishte një ndjenjë e përbashkët, me intensitet nga të dy anët. Por në të njëjtën kohë, të harrosh një dashuri është e mundur dhe nëse ai do mund ta bëjë këtë gjë. Ju thjesht duhet të përpiqeni për t’i treguar se e kuptoni, mos u acaroni kur emri i ish-it të tij gjendet në bisedat tuaja.
Bëjeni të kuptoj se ai ka pasur fat që ju ka takuar juve, në një kohë kur ai e kishte humbur besimin në dashuri. Së fundmi, bëjeni të kuptoj me dashurinë tuaj, se gradualisht kujtimi i ish-it që ka dashur shumë, por që tashmë i përket së kaluarës, do të venitet çdo ditë. Të tregoni mirëkuptim është mirë. Por nëse ai do të përdori filozofinë e vjetër, “gozhda del me gozhdë”, ju nuk jeni aty që ai t’ju përdorë për të harruar atë.
Ju mund ta dëgjoni kur ai do të flasë për atë që e lëndoi aq shumë, në këtë moment ju mund të jeni një mike e mirë për të. Kështu ju do e ndihmonit për ta harruar shpejt atë. Nëse në të kundërtën, ai rri me ju vetëm sepse vetmia e mbyt, apo sepse do të eksperimentojë ndjenjat e tij, ju duhet t’i tregoni se nuk e mbështesni në këtë pikë. Kërkojani respektin që meritoni dhe tregojini jini se mund të kthehet sërish tek ju, kur në mendjen dhe zemrën e tij të ketë vërtetë hapësirë për një dashuri të re.
noa.al