Si të sillemi me fëmijët kokëfortë

Si të sillemi me fëmijët kokëfortë

A ke kaluar sot një kohë të bukur gjatë shëtitjes në park? A keni shëtitur bashkë në një mëngjes të bukur dhe në kohën kur doje të kthehesh në shtëpi, fëmija refuzoi, madje filloi të bërtasë, qan dhe çirret?! Jo vetëm kaq, por ai fillon të shtrihet përtokë, përlas këmbët dhe shtrëngon dhëmbët derisa t'i plotësohet dëshira.
Një skenë e tillë mund të përsëritet shpesh dhe ti vazhdon të mos dish si të reagosh. Shkurtimisht, fëmija yt është në një krizë zemërate dhe irritimi. Por, unë dua të të qetësoj duke të thënë që mos shqetësohesh nga situata të tilla që të vënë në siklet para njerëzve dhe të bëjnë pesimiste për të ardhmen e fëmijës.

Përse ndodhin krizat e irritimit?
Padyshim që nënat nuk ndihen mirë kur shohin fëmijët e tyre të përpëliten herë të gëzuar dhe të ngazëllyer dhe herë të tjera të tensionuar dhe të nevrikosur. Ajo që nuk dinë shumë nëna, është se këto kriza nervozizmi dhe inati, janë të dobishme për fëmijën, pasi nëpërmjet tyre fëmija shkarkon tensionin e tij, gjë e cila konsiderohet si normale për të. Këtë ai e bën nëpërmjet ulërimave, bërtitjes, goditjes dhe kërcimeve përpjetë.
Dr. Darla Miler, në librin e saj “Udhëzues praktik për fëmijët” shprehet se aftësia e fëmijës për tu gëzuar, për të pasur kujdes dhe për tu nevrikosur fillon e formohet para se të mbushë gjashtë muaj. Kur ai mbush nëntë muaj, këto ndjenja fillojnë e shtohen befasisht duke i ngjarë një shpërthimi. Duke u rritur, fëmijët fillojnë të mësojnë gradualisht si ti shprehin këto ndjenja në mënyrë të pranueshme. Por aftësia e vetëkontrollit tek fëmijët, nuk zhvillohet paralelisht me aftësinë e shprehjes së ndjenjave të tyre. Prandaj fëmijët shpërthejnë në kriza zemërate dhe inati, përkundrazi me atë që ndodh tek të rriturit të cilët kanë logjikën si gjykatës.

Nuk ke nevojë për një psikolog
Po... është krejtësisht e mundur të merresh me krizat e zemërimit të fëmijës tënd, pa pasur nevojë për një psikolog fëmijësh. Komunikimi aktiv renditet në kreun e faktorëve të suksesshëm për këtë çështje. Për këtë, lipset të respektosh dy pika:
E para, Ta dëgjosh dhe ti përgjigjesh në mënyrë efektive.
Me qëllim që ta kuptosh çfarë dëshiron saktësisht fëmija yt, fillimisht duhet që ta dëgjosh. Një faktor i rëndësishëm tek të dëgjuarit, është që të përulesh në gjatësinë e fëmijës, ta dëgjosh me vëmendje, kontakti pamor dhe heshtja gjatë kohës që fëmija flet. Mandej, vjen përgjigja dhe reagimi i përshtatshëm, i cili përmban: Të folurën e qetë, distancimin nga fjalët kërcënuese, përdorimin e gjesteve si shenjat, buzëqeshja dhe prekja. Funksionimi siç duhet i faktorit dëgjim dhe përgjigje efektive, i shkon shumë për shtat rasteve të iritimit dhe nevrikosjes së fëmijëve tanë.

Një skenar model mes një nëne dhe fëmijës së saj
Moza katër vjeçe, doli në shoqërinë e mamit të saj për një shëtitje në treg. Ajo i kërkoi mamit ti blejë një çokollatë, por ajo refuzoi. Moza ia përsëriti mamit të saj kërkesën disa herë, madje dhe me ngulm, duke mos reshtur së thëni se është e uritur madje. Mami i saj, u përul dhe i tha të bijës plot dashuri:”Unë e kuptoj që ty të hahet çokollatë, por ajo është e dëmshme për dhëmbët e tu. Unë e kam xhan vajzën time dhe dua që dhëmbët e saj të jenë të shëndetshëm, të fortë dhe ti shkëlqejnë nga bardhësia. Prandaj, unë jam e detyruar ta refuzoj kërkesën tënde.”
Nga ana e saj, Moza nuk e mbajti dot veten dhe filloi të ulërasë dhe bërtasë mesa kishte në kokë. Megjithatë, mami i saj dukej e vendosur në qëndrimin e saj. Madje, ajo i tha me zë të butë:”E kuptoj që je zemëruar. Edhe unë përfshihem nga të njëjtat ndjenja ndonjëherë. Megjithatë, tani më lipset një përqafim i ngrohtë prej vajzës time. Moza e sheh mamin në sy, i qaset pranë dhe i hidhet në krahë, duke e përqafuar fort dhe ngrohtësisht. Mandej, mami i propozon një kokërr mollë, në vend të çokollatës.
Duket qartë që komunikimi i kësaj nëne me vajzën e saj ishte tepër i suksesshëm dhe bindës. Le ti analizojmë fjalët me të cilat kjo nënë iu drejtua vajzës së saj:
1 – Unë e kuptoj që ty të hahet një çokollatë (Vlerësimi i ndjenjave të fëmijës).
2 – Ajo është e dëmshme për dhëmbët e tu (Përcaktoi problemin larg gjuhës së kërcënimit, duke u fokusuar tek pasojat dhe jo tek personi, vajza e saj).
3 – Unë ndjej (i foli për ndjenjat e saj)
4 – Megjithatë ... (i ktheu shpinën thelbit të çështjes)
5 – Unë e kam xhan vajzën time (ia konfirmoi dashurinë, sepse refuzimi i kërkesës nuk do të thotë se ajo nuk e do)
6 – Le të blejmë një kokërr mollë... (i ofroi diçka alternative e cila i plotëson dëshirën dhe ia largon mendjen nga kërkesa e parë)
Reagimi i kësaj nëne, ishte në formën e një dialogu konstruktiv, i rrethuar plot dashuri dhe qetësi.
Sipas ekspertëve, krizat e irritimit dhe nevrikosjes së fëmijëve, mund të jenë të ngjashme me pyetjet retorike të tyre për të tërhequr vëmendjen, si p.sh “Ku është mami?” Kjo pyetje, mund të vijë si dëshirë e fëmijës për ti kushtuar më shumë vëmendje dhe interes. Prandaj, lipset që ti studiojmë mesazhet që të vegjlit na dërgojnë, edhe nëse përmbajnë nervozizëm dhe inat në disa raste./AO/
 
Pe: Si të sillemi me fëmijët kokëfortë

Zakonisht keta gjera behen kur jane dhe nenat e qeta...Por sa ka nena te qeta ne ditet e sotme,kur problemet dhe ekonomia jane ceshtja dhe problemi i jeteses?...Plus kesaj kemi ''nena'' qe mbajne emrin e tille qe vec kane sjell ne jete nje femije,kemi dhe NENA qe kane sakrifikuar karrieren apo dhe gjera te tjera ne jeten e tyre...Tani ku qendron ndryshimi i te dyjave sdo mend te kuptohet...Por mos te harrojme dhe dicka sa jane te qete dhe te sigurta ne vetvete keta femra qe ti japin dhe ti sigurojne femijes kete gje?...

Mua me ka ndodh dhe shkoj shpesh per nje si tip praktike ne nje spital femijesh,ku jane te shtruar femije me leucemi dhe jane prinderit aty...Te them te drejten shoh disa gjera qe sme pelqejne,prinderit jane shume te irrituar per vete,saqe dhe femija preket dhe stepet para veprimeve te tilla...Kuptohet gjendja e situates qe mbizoteron,po ne nje familje shqiptare ku jane problemet me te medha sa eshte kjo qetesia e prinderit??Kerkonte te ngrihej nga krevati,kishte serumin ne dore femija dhe i kerkon me ngul te atij qe dua te shkoj tek dritarja...Ai i tha nuk mundesh,kane thene qe duhet te rrish shtrire dhe pak,prap ai nuk kuptonte,erdhi e ema i thash si me urdher : Ti e di shume mire qe se ke te lejueshme,i ati shfrynte nga nervat nga krahu tjeter,e ema e pashe qe gati po humbiste durimin,femija ne te veten(koke mushke ishte shume dhe ai)...Pasi thot me mbani ne duar,dua te afrohem tek dritarja,dua te shoh poshte etj etj,filloj duke perplas kembet per shtrat,u irritua dhe po tentonte te hiqte serumin ne dore:(...Mund te them qe si praktike qe ishte dhe situata me nje femije ne mes nuk ishte dicka e thjeshte,aq me shume me ato femije te semure ne ate menyre,nuk eshte se kisha ndonje guxim apo sma ndjente...Spo dija si te reagoja ne fakt,ai perplaste kembet e ema e kapi ka supet dhe i ngriti zerin : Boll tani ne moment!Aty si pavetdija ne fakt,jam afruar i thash : Gjithe kete zhurme deri poshte ti po e beje me duket,dhe nje mace e vogel qe ishte aty poshte iku,u tremb...Ai kishte hap syte,e shihte,tani ajo macja do ike,nga spitali do dali ne rruge,sdo kete me cfare te ushqehet,do semuret e cti bejme me pas ne ee??Ai po shihte,nga une u tremb tha?...Eh thash nga ti,po femijet e mire nuk bertasin,nuk perplasen mbi shtrat,e nuk heqin keta gjerat nga duart...Mua me kane thene qe je djal i mir ti,ndaj kam ardhur ketu,te te shoh si sillesh,qe te shkoj tja them maces,e te ta sjell macen ketu...E dua tha macen e bardhe fareeeeee dhe biggggg bigggg(te madhe dmth)Epo mir thash,ashtu do e gjejme,pastaj me kane thene qe ke qejf te pikturosh po tha,kam bere makinen time qe do ma bleje babi dhe ma tregoi,keshtu kaluan disa kohe,e harroi ate punen e ngritjes...Por dua te them sa ishin te qete pridnerit te mrreshin me femijen e tyre(sdua ti paragjykoj se i kuptoj shume mire)Thjesht me shume si ide...Ne material shkruhet per gjerat sic duhet te ishin,jo sic jane...Pasi vertet ashtu eshte e sakta por sa reale jane keta gjera?...Nje femije kokeforte me shume do thoja kapricoz nuk duhet leshuar rruge asnjehere...E bere njehere ai e ve vije ate gje,pastaj ti ke humbur,pervec te qenurit nene,dhe sado e dhimbshme eshte qarja e femijes(pasi femija me te qara arrin te fitoje ate qe do,dhe prinderi preket nga e qara),duhet me perpara nena te jete e bindur ne vetvete e ne aftesite e saj...Komunikimi me femijen eshte gjeja me kryesore,mua me pelqeu rasti apo shembulli i materialit,duke qene shume bindes,por thua femija do reagoje si Moza?Ka femije qe nuk hane arsye fare,foli si te duash bej cte duash...
 
Titulli: Si të sillemi me fëmijët kokëfortë

Femijet kokeforte, jane rezultati i prinderve qe ose i perkedhelin duke i ofruar gjithcka, ose si japin kohe te mjaftueshme per te qendruar bashke, per ti shprehur ndjenjat, per ta ritur dhe per ta edukuar. Pastaj nje % i takon dhe trashegimit, se nqs te 2 ( ose 1) nga prindrit kane nje karakter te tille ( kokefortesi), do e kene dhe femijet, sepse duke pare prindrit si sillen, do mendojne qe ajo eshte rruga e "mire". Femija meson ca shikon. Nqs mamaja zihet me babajne per dicka, e femija shikon qe kush "kembngul", perhere fiton ( duke qen se njeri duhet te hapi rruge, aq me shume ne familje), atehere femija do kuptoj qe po veproj njesoj do fitoj.

Femija duhet dhe te qaj dhe te qeshi, e te jete i trishtuar dhe te jete plot gezim, duhet te eksperimentoj tere ndjenjat. Prindrit, shpesh here ndalohen kur e shikojne vogelushin qe po tretet nga lotet, dhe hop ja plotesojne tere deshirat. Femija duhet te kete limit, dhe te njohi fuqite financiere te prinderve. Mos mendoj qe gjithcka i korespondon, dhe qe eshte princ i botes e mund te bej cdo gje.



Kerkonte te ngrihej nga krevati,kishte serumin ne dore femija dhe i kerkon me ngul te atij qe dua te shkoj tek dritarja...Ai i tha nuk mundesh,kane thene qe duhet te rrish shtrire dhe pak,prap ai nuk kuptonte,erdhi e ema i thash si me urdher : Ti e di shume mire qe se ke te lejueshme,i ati shfrynte nga nervat nga krahu tjeter,e ema e pashe qe gati po humbiste durimin,femija ne te veten(koke mushke ishte shume dhe ai)...Pasi thot me mbani ne duar,dua te afrohem tek dritarja,dua te shoh poshte etj etj,filloj duke perplas kembet per shtrat,u irritua dhe po tentonte te hiqte serumin ne dore

Une ketu sdo e quaja kokefortesi, pasi qe situata eshte shume delikate. Mendo qe kur mer vesh nje lajm te tille te bie qielli mbi koke ( ne poziten e prindrit, mos them me nqs as nuk ke fuqi financiare te paguash trjatimet e duhet te besh te pamunduren te gjesh leket ne kohen e duhur per ti shpetuar jeten femijes), nderkohe qe per femijen eshte tmer sepse nga jeta aktive qe kishte, duhet te vej ne spital, e te bej gjilpera qe dhembin, te mari ilace me shije te keqe, te mos kete leje te haj embelsira ose ca i pelqen tjeter, mos kete shok ( pervec atyre qe jane ne te njejten gjendje me te , dhe spara kane shume fuqi te lozin, ose ne nje moment skane me humorin e duhur...), dhe me e keqja, mos mund te dali, duhet te rri mbyllur ne ato 4 mure, pa bere asgje. Ne fakt, dhe nje i ritur merzitet ne spital, jo me nje femije. Mos them me qe gjendja e prinderve ndikon mbi femijen, kur shikojn qe mamaja i ka syte e qara, qe eshte e merzitur dhe e stresuar ( pavarsisht se mundohet te tregohet e qeshur, sikur ska ndodh gje), femija fillon dhe mendon qe gjithcka eshte per fajin e tyre, fillojne te jene depresiv ( + semundja qe i ben te pamundshem i shton gjendje), e te gjitha mblidhen ne nje reth qe vazhdon e rotullohet pa ndales. Sepse, dhe pasi qe femija sherohet, prindrit do kene nje sjellje kujdesi te teperm, nga frika mos i ndodhi e njejta gje.
 
Titulli: Si të sillemi me fëmijët kokëfortë

femijet e duan ndonje shpulle ndonjehere.....
 
Titulli: Si të sillemi me fëmijët kokëfortë

femijet e duan ndonje shpulle ndonjehere.....

Shpulla me duket mungesa e kontrollit nga prindrit, kur skane me cti bejne, ushtrojne dhune te tregojne kush eshte shefi.
Sduhet ta lesh femijen te arrij deri ne ate grad. Femija duhet te dij qe kur the JO, jo mbetet, dhe qe duhet te respektoj fjalen tende. Me duket e tepert dhuna.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top