Si të shtroni një tavolinë fine për të ftuarit tuaj?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Një tavolinë gatimesh të shijshme meriton të shtrohet bukur. Shtrimi estetikisht i këndshëm i pjatave, u ngjall oreks të ftuarëve tuaj që në shikimin e parë. Mos e mendoni rregullimin vetëm 5 minuta para se t’i vendosni pjatat në tavolinë. Gjithë shija që ato kanë humbet kur nuk di sesi t’i shërbesh bukur. Finesa dhe dëshira për të qenë gjithçka vezëllitëse dhe e rregullt mund të bëhet shumë shpejt pjesë e rutinës suaj të gatimit dhe çdo herë do të keni ide për ta shtruar më bukur se hera e parë. Kjo rubrikë ju ndihmon me disa këshilla praktike, duke marrë si shembull tavolinën italiane. Këtu do të gjeni gjithçka që ju nevojitet: që nga ngjyra e mbulesave të përshtatshme, vendosja e pijeve dhe e gotave me klas e deri te rregullimi i pjatave, kështu që gatimet tuaja do të quhen pa frikë fantastike. Tavolina italiane është e lehtë për t’u shtruar, sepse atë e karakterizon thjeshtësia, finesa, shija e hollë. Për të gjitha këto duhet shumë pak kohë, sepse italianët kohën ia dedikojnë rehatshmërisë që festimet e tyre të zgjasin shumë. Të ulesh për të ngrënë çdo ditë në orën 4 pasdite dhe të çohesh në tetë të darkës është më se e zakontë për një italian. Italia nuk është vetëm vendi i gatimit të makaronave të mrekullueshme.Gatimet e detit janë po aq të shijshme sa edhe verërat e zgjedhura që mbajnë etiketat italiane. Mësoni nga kjo eksperiencë si t’i shtoni gatimeve tuaja bukurinë shtrimit të një tavoline me klas:
1 Tavolina e ngrënies është mirë të jetë prej druri, jo qelqi. Tavolinat e punuara me një shtresë të lëmueshme janë shumë të mira.
2 Tavolina duhet të jetë e madhe për të mbajtur të gjitha pjatat dhe të ketë hapësirë nën të për të shtrirë këmbët. Nuk duhet të jetë panevojshmërisht e madhe,por gjithçka e domosdoshme duhet të jetë aty, jo të shërbehet më vonë.
3 Përdorni mbulesa tavoline prej liri,të hekurosura dhe me ngjyrë të çelët ose të bardha. Nuk këshillohen ngjyrat e errëta që ta presin oreksin. Restorantet italiane përdorin menten ose rozën e hapur në vend të së bardhës. Një zgjedhje e mirë janë edhe mbulesat me katrorë
4 Shtroni peceta të bardha, jo të ngarkuara me figura që ia heqin finesën çdo tavoline. Kurse ato me grep krijojnë bezdi dhe nuk janë praktike. Mos ia lehtësoni vetes punën, duke përdorur peceta letër, sepse finesa atëherë merr fund.
5 Vendosni nga një pjatë për çdo person për gatimin që po servirni. Kujdesuni që ajo të jetë e thellë, e rrumbullakët dhe domosdoshmërisht e bardhë. Buka duhet të jetë në anë të pjatës së gjithsecilit, jo të vendoset në një pjatë të përbashkët, kështu që shmangni rrëmujën.
6 Duhet të kujdeseni që thikat të presin mirë dhe pirunjtë të jënë me katër dhëmbë. Thikat e ndritshme dhe gotat e verës janë ftuese, nëse janë vezëlluese.
7 Gotat mjaftojnë të shkëlqejnë dhe të jenë të mëdha mjaftueshëm, pa prishur finesën e tavolinës, sepse ato janë të parat që bien në sy.
8 Mos harroni të vendosni kripën dhe erëzat në enët e tyre. Tavolina juaj, mbi të gjitha, duhet të jetë pikante.
9 Vera është po aq e rëndësishme sa edhe ushqimi. Mos kurseni për një shishe nga më të mirat. Mos mendoni se kushton shumë, një verë e mirë që ia vlen të jetë shoqëruese e pjatave tuaja, asnjeherë nuk është e shtrenjtë.
10 Italianët e shoqërojnë verën e bardhë me peshk, ushqime deti dhe makarona, kurse verën e kuqe me mish. Përgjithësisht, ushqimet më të zgjedhura italiane janë të shoqëruara me verë të bardhë.
11 Tavolina juaj e thjeshtë dhe fine,tashmë e kompletuar nuk ka nevojë për qirinj. Vendosini ata gjithkund tjetër, ërveçse në tavolinë. Po shijoni një darkë të këndshme me të ftuarit tuaj, nuk po bëni spektakël.

Alportal
 
Varet cfare do servirim se duhen pirunj per peshk po kemi peshk luge per supe luge te vogel per marrjen e salcave nga kupat e vogla te duket hijshem nje tavoline duhen shume gjera te cilat duken elementare po kan vlere
 
Nje servirje e mire tavoline eshte gjysma e shijes se ushqimeve qe ka brenda tavolina!! :))
 
Heu heu I kopjoni kto apo esht imagjinata juaj?
1) pjatat e thedha? Ermm gjithcka duhet nis nga cfar do sherbesh dmth pqs ke mish (tav) zgar a ku di un pjatat ste duhen te thella pqs ke makarona te skuqna me sheqer atere yes
Piruri/luga gjithashtu duhet pershtat ushqimit e jo tavolines ;)
 
Heu heu I kopjoni kto apo esht imagjinata juaj?
1) pjatat e thedha? Ermm gjithcka duhet nis nga cfar do sherbesh dmth pqs ke mish (tav) zgar a ku di un pjatat ste duhen te thella pqs ke makarona te skuqna me sheqer atere yes
Piruri/luga gjithashtu duhet pershtat ushqimit e jo tavolines ;)
Ama servimin duhet me patjeter dhe per tovolin😋
 
Kjo gjoja ku janë ullinjtë më pëlqen 😊
Mundësisht na sill ndonjë video me atmosferën që krjohet duke kapur ullinjtë e fundit 😁
Dhe mau ajo me beri pershtypje,e gjetur si aksesuar ushqimi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top