Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si të ruani fshehtësinë tuaj në Facebook

Si të ruani fshehtësinë tuaj në Facebook Si të ruani të dhënat personale në rrjetin e madhe social

Ndryshimet e fundit mund të kenë bërë publike të dhënat e profilit tuaj

f-b.gif
Në javët e fundit Facebook-u ka shtyrë përdoruesit të rishikojnë të dhënat e privatësisë. Kjo për arsye se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe ju mund ta gjeni profilin tuaj krejt zbuluar. Por Facebook-u gjithashtu u ka dhënë mundësinë të keni kontroll. Të gjithë mund të shohin emrin tuaj, foton e profilit dhe emrin e shkollës dhe faqeve ku jeni punësuar. Nëse keni frikë se një punëdhënësi juaj mund të zbulojë shijet tuaja të pazakonta evitoni që të bëheni pjesë e grupeve që nuk bëjnë figurë të mirë. Facebook-ku mund të bëjë publike listën e miqve tuaj. Avokatët e privatësisë shqetësohen se mund të mësohen shumë gjëra në këtë formë. Por ka një mënyrë për të fshehur listën. Mund të klikoni tek asetet e Facebook-ut dhe ta ndryshoni këtë. Ka një seksion për kërkimin tek asetet e Facebook-t tek “Settings”. Nëse klikoni në tabelën “Allow” pranë “Public Serach Results” atëherë emri juaj do shfaqet në Google nëse dikush ju kërkon. Lojërat dhe testet e ndryshme janë zbavitëse, por para se të futeni tek këto ju autorizoni një palë të tretë që të ketë akses në informacionin tuaj të profilit që ju ua keni shfaqur vetëm miqve tuaj.Një përdorues i zakonshëm Facebook-u ka rreth 130 miq. Por shumë njerëz ndërveprojnë me një rreth të ngushtë njerëzish, kur komentojnë foto apo statuse të ndryshme. ثshtë mirë që të mbani vetëm ato që doni vërtet. Nëse keni shumë miq duhet t’i ndani sipas kategorive dhe afërsisë që keni me to. Mund t’i ndani kolegët në një listë më vete, miqtë e afërt në një listë më vete dhe të afërmit në një listë më vete dhe secilës listë t’i jepni aksesin që doni. Kur vendosni të postoni një status të caktuar në faqen tuaj të Facebook-ut mund të përzgjidhni tek kyçi i vogël anash kutisë se kush mund ta shohë dhe kush jo postimin tuaj.

1. Një pjesë e informacionit tuaj shihet nga të gjithë
Të gjithë mund të shohin emrin tuaj, foton e profilit dhe emrin e shkollës dhe faqeve ku jeni punësuar. Nëse keni frikë se një punëdhënësi juaj mund të zbulojë shijet tuaja të pazakonta evitoni që të bëheni pjesë e grupeve që nuk bëjnë figurë të mirë.

2. Lista e miqve tuaj mund të jetë e dukshme.
Facebook-ku mund të bëjë publike listën e miqve tuaj. Avokatët e privatësisë shqetësohen se mund të mësohen shumë gjëra në këtë formë. Por ka një mënyrë për të fshehur listën. Mund të klikoni tek asetet e Facebook-ut dhe ta ndryshoni këtë.

3. Mund të fshihni emrin tuaj që të mos shfaqet në Google
Ka një seksion për kërkimin tek asetet e Facebook-t tek “Settings”. Nëse klikoni në tabelën “Allow” pranë “Public Serach Results” atëherë emri juaj do shfaqet në Google nëse dikush ju kërkon.

4. Kini kujdes nga aplikimet e palëve të treta
Lojërat dhe testet e ndryshme janë zbavitëse, por para se të futeni tek këto ju autorizoni një palë të tretë që të ketë akses në informacionin tuaj të profilit që ju ua keni shfaqur vetëm miqve tuaj.

5. Rishikoni listën e miqve
Një përdorues i zakonshëm Facebook-u ka rreth 130 miq. Por shumë njerëz ndërveprojnë me një rreth të ngushtë njerëzish, kur komentojnë foto apo statuse të ndryshme. ثshtë mirë që të mbani vetëm ato që doni vërtet.

6. Krijoni lista
Nëse keni shumë miq duhet t’i ndani sipas kategorive dhe afërsisë që keni me to. Mund t’i ndani kolegët në një listë më vete, miqtë e afërt në një listë më vete dhe të afërmit në një listë më vete dhe secilës listë t’i jepni aksesin që doni.

7. Rregulloni statuset
Kur vendosni të postoni një status të caktuar në faqen tuaj të Facebook-ut mund të përzgjidhni tek kyçi i vogël anash kutisë se kush mund ta shohë dhe kush jo postimin tuaj.

8. Tregojuni miqve se ka një kufi gjithçka
Shumë prej jush janë zgjuar të dielën në mëngjes për të parë në profilin e një prej miqve tuaj fotot e së shtunës në darkë, ku ju shfaqeni të dehur edhe tapë. Besoj se duhet t’u tregoni miqve se s’mund ta bëjnë këtë.TO
 
Titulli: Si të ruani fshehtësinë tuaj në Facebook

Ne fakt sapo ndryshuan opsionet e reja mbi privatesine, kam ndejtur nja 3 dite per te studiuar. Ne fillim me opsionet e vjetra kisha cdo gje te mbuluar dhe pervec shoqerise sime asnje nuk shikonte profilin tim. Kurse tani me opsionet e reja, foto e profilit eshte e dukshme nga te gjithe. Edhe shoqeria ishte e dukshme, por duke germuar mesova se si u hiqte nga opsioni. Dhe kjo me ka acaruar vertete.
Me vjen keq me u fshi nga fb, sepse kam harxhuar kohe me gjetur fisin qe kisha humbur prej vitesh, plus shoqerine e shkolles fillore dhe te mesme.

Tani jam munduar te bllokoj c'do gje qe ishte e mundur dhe kam fshi te gjithe personat Vip, dhe te gjithe grupet qe beja pjese.
 
Titulli: Si të ruani fshehtësinë tuaj në Facebook

Shume thjesht, nje emer dhe mbiemer krejtesisht tjeter dhe foto tjera, shume me mire.
 
Titulli: Si të ruani fshehtësinë tuaj në Facebook

ne fakt trecereku si ka rregulluar ende opsionet mbi privatesine e fb
une i rregullova sic i kisha ne fillim
nese i ben vetem save tabeles qe te del perdoruesit ne fb do i duken info,foto,comentet miqte e tjera.
 
Titulli: Si të ruani fshehtësinë tuaj në Facebook

une ne fakt si kam regulluar opcionet e privatesis ne fb
per te gjithe ata qe duan te me bejme ftese e kam emrin ne fb orseola dajti
kam dhe nje adrese tjeter mariola dajti
 
Titulli: Si të ruani fshehtësinë tuaj në Facebook

une ne fakt si kam regulluar opcionet e privatesis ne fb
per te gjithe ata qe duan te me bejme ftese e kam emrin ne fb orseola dajti
kam dhe nje adrese tjeter mariola dajti

po frigohem te kontaktoj me ty pasi mos valle e ke ate cka masakroj policet ne familje dhe na bene llome hahahahh
 
He se kujdeset Zucca per privacy 😂
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back