Si të pregatitemi për pushimet e para me bebin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shiko fotografinë 1729580
Mund t’i programoni pushimet tuaja sipas qejfit; edhe pse i vogël, fëmija nuk përbën pengesë për pushimet. Ai mund të udhëtojë me makinë, mund të shkojë në bregdet ose malësi, bile krijon shumë më pak probleme se sa kur rritet.

[h=3]Për pushimet në bregdet[/h]Nuk është e vërtetë që fëmija nuk duhet të çohet në plazh për pushime, por të gjithë të vegjlit janë delikatë dhe nevojitet të mbrohen nga dielli.


[h=3]Cilat janë veprimet e diellit në lëkurën e njeriut?[/h]Dihet që në rrezet e diellit përmbahen rrezet e quajtura ultravjollcë dhe infra të kuqe. Veprimet që ka dielli mbi lëkurën e njeriut, janë të lidhura me këto rreze.
Ato mund të jenë veprime afatshkurtra dhe afatgjata, pozitive dhe negative:

Veprimet pozitive
• Ngrohja e lëkurës në sajë të rrezatimit infra të kuq
• Veprimi kundër rakitizmit për shkak të prodhimit të vitamins D nga rrezet ultravjollcë
• Veprim antidepresiv

Veprimet negative
• Eritema diellore

Veprimet afatgjata
• Përmirësim i disa sëmundjeve të lëkurës (dermatiti atopic – rrjebulla, psoriaza, vitiligobythë pule...)
• Pigmentim i vonë që fillon rreth dy ditë pas ekspozimit në diell
• Plakje e lëkurës
• Favorizim i disa tumoreve të lëkurës prej qëndrimit të zgjatur nën rrezet ultravjollcë A dhe B.


[h=3]Kush veçanërisht duhet të mbrohet nga dielli?[/h]• Të gjithë fëmijët e vegjël me aftësi të pakët për mbrojtje natyrale nga dielli (fëmijët me albinizëm ose kserodermë pigmentoze)
• Të gjithë fëmijët me një sëmundje të lëkurës të shkaktuar nga ekspozimi në diell (fotodermatit)
• Fëmijët që marrin disa ilaçe (fotosensibilizuese) që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj ekspozimit në diell
• Fëmijët me sëmundje që e rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezatimit diellor


[h=3]Përse duhet të mbrohen fëmijët nga rrezatimi diellor?[/h]Sasia e melaninës së prodhuar në fillimet e jetës është shumë e pakët, por gradualisht me rritjen e fëmijës, edhe prodhimi i saj rritet. Studimet epidemiologjike kanë treguar se ekspozimi i zgjatur në fëmijëri (<15 vjeç) ndaj rrezatimit diellor, shoqërohet me rrezik më të madh për tumore të lëkurës. Në fakt, rreziku për tumor të lëkurës në pjesën më të madhe përcaktohet nga mënyra se si një individ është mbrojtur nga rrezet ultravjollcë në vitet e para të jetës, ndërsa kujdesi ndaj rrezatimit ultravjollcë në vitet e mëvonshme duket se ndikon më pak në shfaqjen e tumoreve të lëkurës.


[h=3]Disa rregulla që duhet të kemi parasysh:[/h]• Nuk është e domosdoshme të shkoni në bregdet, në qershor, ose shtator, janë po ashtu të përshtatshëm edhe korriku e gushti.
• ثshtë pa kuptim që të rrish në qytet kur vapa është në kulm, ose të shkosh në bregdet kur klima është ende e ftohtë.
• Duhet të shmanget ekspozimi në diell nga ora 10.00 – 16.00, kur edhe përqëndrimi i rrezatimit ultravjollcë është më i larti.
• Shmangini qëndrimet e zgjatura të drejtëpërdrejta në diell – asnjëherë mos lejoni që fëmija të flejë nën diell
• Sa herë që e nxirrni për shëtitje fëmijën, është mirë që të mos përdoret xhepi (kanguri), por të shëtitet me karrocë me strehën mbrojtëse dhe duke alternuar herë hije dhe herë diell.
• Mbajeni përjashta me një kapele me strehë dhe gjithmonë të veshur me një bluzë të hollë pambuku dhe të bollshme.
• Nxiteni fëmijën të pijë shumë ujë për të zëvendësuar lëngjet e organizmit që avullojnë nga vapa.
• Shmangeni përdorimin e produkteve të lëkurës që nxisin nxirjen e lëkurës
• Mos e konsideroni çadrën e diellit ose futjen në det si një mbrojtës të mirë
• Mos përdorni ilaçe ose kremra që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezatimit (p,.sh prometazina, disa prodhime kozmetike etj.)
• Koha e ekspozimit në diell shtohet gradualisht (deri në 10- 15 min.)
• Përdorni një produkt me mbrojtje maksimale
• Përdoreni lëndën mbrojtëse disa herë gjatë ditës (afërsisht çdo 2 orë dhe pas çdo larjeje në det)
• Zgjidhni një produkt të pranueshëm nga fëmija edhe nga ana kozmetike, edhe nga aroma etj.
• Kujdes me kremrat kur fëmija është më pak se 6 muajsh. Ata mund të fërkojnë sytë, ose mund ta fusin në gojë kremin.
• Mbrojtja e fëmijës nga rrezatimi diellor është thelbësore për parandalimin e tumoreve të lëkurës në moshë të rritur
• Këshillohuni me mjekun tuaj për çdo shfaqje të papritur, ose në rast se fëmija juaj ka një problem që shoqërohet me ndjeshmëri të lëkurës ndaj rrezatimit diellor.


[h=3]Pushimet në mal[/h]Fëmija mund të çohet për pushime edhe në mal, pa krijuar ndonjë problem të veçantë. Në përgjithësi, si rregull, këshillohet që të shmangen pikat turistike mbi 2000 m.
Edhe ekskursionet janë po ashtu të parrezikshme për fëmijën.
© Unicef dhe Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë
 
Titulli: Si të pregatitemi për pushimet e para me bebin

[h=2]Këshilla për të përgatitur mirë pushimet e para me foshnjen tuaj[/h]Shiko fotografinë 1810980
Te niseni me pushime me beben, mos i improvizoni. Midis materialeve, veshjet, biberonin etj; pra duhet te mendoni per gjithçka. Ne fakt disa zgjidhje ekzistojne per te thjeshtësuar jeten e prindërve.
Privilegjoni materialet ergonomike
Sa prinder jane gjendur me përpara makines , vetem me karrocen e ne dore? Perpara se te niseni blini dhe gjerat te tjera te rendesishme si: govatën, krevatin, nje karroce te vogel druri .... etj. Perqendrohuni se ku do ta vendosni femijen tuaj. Nje dite para se te niseni sigurohuni qe gjithçka mund te hyj ne makine .
Organizimi
Canten, kutine e ilace, canten per biberonat... Te udhëtoni me nje femije pa harruar asgje, eshte me te vertet e pamundur. Prandaj mos hezitoni te beni nje liste per cdo qe keni nevoje : per tualetin per te fejtur, luajtur etj . Investoni ne disa gjera qe mund ta bejne jeten tuaj me te thjeshte. Perdorni per shembull shishe matese per te parashikuat masen e qumështit te cdo biberoni. Blini nje cante izoterme per te mbajtur biberonat me uje te fresket.
Mendoni per sasine
Mendoni gjithashtu te merrni mjaftueshem body , grykëse, biberona dhe mbi te gjitha pampersa se ndoshta do te ju duhet ta nderroni femijen shpesh . Parashikoni gjithçka . Per shembull ju do shkoni ne plazh merrni minimumi tre rroba banjo shtese per femijen.
Ne makine femija duhet te jete i lidhur mire
Nese ju udhëtoni per pushime ne makine, blini nje ndenjëse te përshtatshme per moshen e tija. Mendoni gjithashtu dhe per lodra per gjate udhëtimit. Si përfundim mos harroni te vendosni pritëse dielli ne dritaret e makines dhe ti merrni femijes tuaj syze dielli .
Respektni ritmin e femijes
Bebja ka ritmin e tij dhe per pushime. Per te evituar krizat e nervozizmit dhe te qarat, respektoni ne menyre te kujdesshme oraret e tij te gjumit , por dhe te biberonit... Mos e hezitoni pra te beni pushime per te respektuar kohen e tij. Sigurisht qe kjo ka nevoje per organizim, por ne fund te gjithe jeni te fituar.
Bejini gjerat me te thjeshta
Nuk eshte e nevojshme te sterilizoni shume biberonat, gjithashtu nuk eshte e nevojshme ti ngrohni qumeshtin. Kjo gje ja ben jeten me te thjeshte prinderve, sidomos per pushime./Bebaime
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top