Si të ndryshojmë një sjellje të padëshiruar

Kresha

A pretty face can never trick me
اdo kush që ka marrë dhe ka thyer vendimet e tyre në fillim të vitit mund të jetë mirënjohës karshi vështirësis në ndryshimin e sjelljes. Të bësh një ndryshim rrënjësorë është rrallë herë një proces i lehtë dhe zakonisht përfshin përkushtim thelbësorë në kohë, përpjekje dhe emocione.

Megjithëse dëshiron të biesh në peshë, të mos pish më duhan, ose edhe për të arritur një qëllim të caktuar, nuk ka një zgjidhje të vetme që funksionon për secilin. Ti duhet të provosh disa teknika të ndryshme, zakonisht përmes një procesi provë-gabim në mënyrë që të arrish qëllimin e caktuar. Pikërisht gjatë kësaj periudhe shumë njerëz shkurajohen dhe dorëzohen në qëllimet për të ndryshuar sjelljen e tyre. اelsi për të mbajtur qëllimet tuaja është që të provosh teknika të reja dhe të gjesh mënyra për të qëndruar i motivuar.

Psikologët kanë zhvilluar një numër mënyrash të reja që t’i ndihmojnë njerëzit për të ndryshuar sjelljet e tyre. Shumë nga këto teknika janë përdorur nga terapist, doktor dhe mësues. Kërkuesit gjithashtu kanë propozuar teori për të spjeguar si sjellja ndodh. Një nga këto teori, e njohur si modeli i“Fazat e Ndryshimit”, është përdorur për të ndihmuar njerëzit që të kuptojnë procesin e ndryshimit. Ky model demonstron që ndryshimi rrallë herë është i lehtë për t’u bërë dhe shpesh herë kërkon një ecuri graduale me hapa të vegjël drejt një qëllimi më të madh. Të kuptosh elementët e ndryshimit, fazat e ndryshimit dhe mënyrat për të punuar në çdo fazë mund të ndihmojë për të arritur qëllimin tënd.

Elementët e Ndryshimit

Në mënyrë që të arrish sukses, duhet të kuptosh tre elementët më të rëndësishëm për të ndryshuar një sjellje:

* Gatishmëria për të ndryshuar – i keni burimet dhe njohurit për të bërë një ndryshim përfundimtar dhe të suksesshëm?
* Pengesat për të ndryshuar – ka ndonjë gjë që të ndalon për të ndryshuar?
* Pritshmëria për përsëritje – اfarë mund të aktivizojë kthimin në një sjellje të mëparshme?

Një nga prezantimet më të njohura të ndryshimit njihet si modeli i “Fazat e Ndryshimit”, i cili është prezantuar gjatë viteve 1970 nga kërkuesit James Prochaska dhe Carlo DiClemente të cilët po studionin mënyra për të ndihmuar njerëzit për të lënë duhanin. Modeli i Fazave të Ndryshimit ka treguar se është një ndihmë efektive për të kuptuar sesi njerëzit kalojnë përmes ndryshimit të sjelljes. Në këtë model, ndryshimi ndodh gradualisht, dhe përsëritja është një pjesë e pashmangshme e procesit për të bërë një ndryshim të përhershëm. Njerëzit zakonisht nuk kanë vullnet ose i rezistojnë ndryshimit gjatë Fazave të hershme, por në të njëjtën kohë zhvillojnë një përkushtim proaktiv për të ndryshuar një sjellje.

Faza e Modelit të Ndryshimit

Faza 1 - Paramendimi

Faza e parë e ndryshimit është e njohur si paramendimi. Gjatë fazës së paramendimit, njerëzit nuk e konsiderojnë ndryshimin. Njerëzit në këtë fazë janë të përshkruar si “mohues” për shkak se ato pretendojnë se sjellja e tyre nuk përbën një problem. Nëse jeni në këtë fazë, mund të ndihesh i dorëzuar nga gjendja që keni ose besoni që nuk keni kontroll mbi sjelljen tuaj. Në disa raste, njerëzit në këtë fazë nuk kuptojnë që sjellja e tyre po i dëmton ose janë të mos informuar rreth pasojave të veprimeve të tyre.

Nëse jeni në këtë fazë, fillo të bësh disa pyetje vetes. A keni provuar ndonjëherë ta ndryshoni këtë sjellje në të kaluaren? Si e dalloni ju që keni një problem? اfarë duhet të ndodhë që ta konsideroni sjelljen tuaj si problematike?

Faza e Modelit të Ndryshimit

Faza 2 – Zhytja në Mendime

Gjatë kësaj faze, njerëzit bëhen shumë më të vetëdijshëm në përfitimet potenciale për të bërë një ndryshim, por kostoja ka një tendencë për të dalë më shumë në pah. Ky konflikt krijon një kuptim të fortë dyvlershmërie përsa i përket ndryshimit. Për shkak të kësaj pasigurie, faza e zhytjes në mendime mund të zgjasë muaj ose edhe vite. Në fakt, shumë njerëz nuk e arrijnë ta kapërcejnë fazën e zhytjes në mendime. Gjatë kësaj faze, mund ta shohësh ndryshimin si një proces dorëzimi sesa fitimin e një kuptimi emocional, mendorë apo përfitime trupore.
Nëse je zhytur në mendime për të ndryshuar një sjellje, ka disa pyetje të rëndësishme që duhet t’ia drejtosh vehtes: Pse dëshiron që të ndryshosh? Ka ndonjë gjë e cila të pengon për të ndryshuar? Cilat janë ato gjëra të cilat mund të ndihmojnë për të ndryshuar?

Faza e Modelit të Ndryshimit

Faza 3 – Përgatitja

Gjatë kësaj faze, ju ndoshta mund të filloni të bëni ndryshime të vogla për t’u përgatitur për ndryshime të mëdha në jeten tuaj. Për shembull, në qoftë se qëllimi juaj është dëshira për të rënë në peshë, mund të filloni të përdorni ushqime më të shëndetshme. Në qoftë se qëllimi jua është që të mos pini më duhan, mund të ndryshoni llojin ose të pini më pak çdo ditë. Ju ndofta mund të merrni masa direkte për të vepruar, si për shembull mund të konsultoheni me një terapist, antarësimi në një shoqatë ose duke lexuar libra vet-ndihmues.
Në qoftë se jeni në fazen e përgatitjes, ka disa hapa që mund të ndërmarrësh për të përmirësuar me sukses shanset për të ndryshuar përgjithmon. Mblidh sa më shumë informacion që të mundësh për mënyrat për të ndryshuar sjelljen tënde. Përgatit një list me deklarata motivuese dhe shkruaj qëllimet tuaja. Gjejë burime të jashtme si, grupe ndihme, këshillues, ose shokë që mund të ofrojnë këshillime ose inkurajime.

Faza e Modelit të Ndryshimit

Faza 4 – Veprimi

Gjatë fazës së katërt të ndryshimit, njerëzit fillojnë të veprojnë në mënyra direkte për të plotësuar qëllimet e tyre. Nganjëherë, vendimet dështojnë sepse në hapat e mëparshëm nuk iu është dhënë shumë hapsirë për të menduar apo kohë e mjaftueshme. Për shembull, shumë njerëz në fillim të vitit të ri marrin vendime për të rënë në peshë dhe menjëherë fillojnë një regjim të ri duke u ushtruar, fillojnë të hanë ushqim më të shendetshëm duke ndjekur një diet të caktuar, dhe reduktojnë bar-rostiçerit. Këto hapa përfundimtarë janë jetësor për suksesin e mëtejshëm, por këto përpjekje zakonisht braktisen brënda disa javëve sepse hapat e mëparshëm janë lënë pas dore ose dhe janë harruar krejtësisht.
Nëse tashmë jeni duke ndërtuar një plan veprimi për të arritur një qëllim, përgëzoje dhe shpërbleje veten për çdo hap pozitiv që ndërmerr. Përforcimi dhe mbështetja janë ekstremisht të rëndësishëm për të ndihmuar në mbajtjen e hapave pozitiv drejt ndryshimit. Merr kohën e mjaftueshme për të rishikuar periodikisht motivacionet, burimet, dhe progresin në mënyrë që të rifreskosh përkushtimin dhe besimin në aftësit tuaja.

Faza e Modelit të Ndryshimit

Faza 5 – Ruajtja

Faza e ruajtjes e modelit të Fazave të Ndryshimit që përfshin shmangien në mënyrë të suksesshme të sjelljeve të mëparshme dhe ruajtjen e sjelljeve të reja. Gjatë kësaj faze, njerëzit bëhen më të sigurt që ato do të jenë të aftë për të vazhduar me ndryshimin e tyre.

Në qoftë se jeni duke u përpjekur që të ruani një sjellje të re, shiko për mënyra për të shmangur tundimin. Mundohu të ndryshosh veset e vjetra me veprime të tjera më pozitive. Shpërbleje veten kur tregoni aftësi për të shmangur në mënyrë të suksesshme një përsëritje. Në qoftë se ju përsëritni, mos u tregoni shumë i ashpër me veten ose të dorëzohesh. Përkundrazi, kujtoja vetes që ishte vetëm një zmbrapsje e vogël. Siç do të mësoni në fazen tjetër, përsëritja është e zakonshme dhe është pjesë e një procesi të ndryshimit të përhershëm.

Faza e Modelit të Ndryshimit

Faza 6 – Përsëritja

Në çdo ndryshim të sjelljes, përsëritjet ndodhin në mënyrë të zakonshme. Kur kalon përmes një përsëritjeje, ju mund të ndjeni eksperienca dështimi, zhgënjimi dhe frustracioni. Në këtë rastë çelsi i suksesit është që të mos lejosh këto zmbrapsje që të ulin vetbesimin tënd. Në qoftë se ju përsërisni një sjellje të vjetër, mundohu të shikosh me këmbëngulje se pse kjo gjë ndodhi. اfarë e stimulojë përsëritjen? اfarë mund të bëni për të shmangur këto stimuj në të ardhmen?

Ndërkohë që përsëritjet mund të jenë të vështira, zgjidhja më e mirë është që të vazhdosh sërish fazen e përgatitjes, veprimit ose të ruajtjes të ndryshimit të sjelljes. Ndofta ju duhet të rivlerësoni burimet dhe teknikat tuaja. Rikonfirmoni motivimin tuaj, planin e veprimit, dhe përkushtimit ndaj qëllimit tënd. Gjithashtu, bëj plane se si do të përballosh në të ardhmen çdo lloj forme tundimi. Vendimet dështojnë kur përgatitjet dhe veprimet e duhura nuk ndërmerren. Duke iu afruar qëllimit me një kuptim sesi të përgatitemi sa më mirë, veprojmë, dhe ruajtjen e një sjellje të re, ju do të keni më shumë mundësi që të keni sukses.
 
Titulli: Si të ndryshojmë një sjellje të padëshiruar

po te kesh nje familje te mire ne te cilien te te tregoj midis te mires dhe te keqes gjate gjithe kohes nuk i bejme ato sjellje pastaj me vullnet dhe me mend ne koke arrihet cdo gje pjesen tjeter e kemi ne ne dore
 
Nryshueshmeria ne ne ,eshte nje integral qe ndodh vetvetiu.
S'ka nevoje shume te mbeshtetesh ne analizime pikash,se sa imapkti te kuptosh si ndjesin qe ndodh brenda nesh dhe ate qe shkakton tek tjetri si cikel bashkveprues i nje energjie shkembimesh.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top