Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si të mbroni fëmijën nga alergjenët

Stina shoqërohet me shtimin e numrit të rasteve me dermatitin alergjik, dermatitet e kontaktit dhe ekzemës atopike.Dr. Blerta Gjoni, dermatologe
Fëmijët janë kontingjenti që shfaq më tepër probleme dhe mjekët tërheqin vëmendjen të tregohet kujdes, në mënyrë që sëmundja të trajtohet në kohë. Në pranverë ndodh që sëmundja të shfaqet apo të kronicizohet për shkak të disa faktorëve që ndikojnë në acarimin e sëmundjes. Të tillë janë disa alergjenë, të cilët mund të sjellin deri te keqësimi. Këto janë materiale të ndryshme me prejardhje nga prodhimet ushqimore, bimët, shtazët ose nga ajri (poleni, myku, pluhuri shtëpiak). Faktorë të tjerë janë aeroalergenët specifikë: kërpudhat, polenet e luleve, të cilat shfaqen në pranverë, duke ndikuar dhe në shfaqjen apo acarimin e dermatiteve në përgjithësi, por në veçanti të atij alergjik dhe atopik.
Shiko fotografinë 1726501
Faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e dermatitit alergjik
Ka disa faktorë të tjerë që janë në gjendje të përkeqësojnë dermatitin alergjik. Të tilla mund të jenë: sapunët dhe detergjentet e papërshtatshme, pluhuri dhe rëra, tymi i cigares, preparatet për pastrim (posaçërisht ata të cilat përmbajnë klor).
Po ashtu dhe përmbajtje të ndryshme të ushqimit mund të shkaktojnë keqësim të dermatitit atopik te foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Si shkaktar të alergjisë më së shpeshti janë vezët, qumështi, peshku etj., të cilat janë alergjenët kryesorë që mbizotërojnë në ushqyerjen që në moshën pediatrike të fëmijëve. Përveç faktorëve shpërthyes ndikon dhe faktori gjenetik, pra trashëgimia. Prindërit që kanë probleme me rinitin alergjik dhe astmën, mundësia për paraqitjen e dermatitit atopik te fëmija është më i madh.
اfarë shenjash ankon pacienti?
Lëkura e thatë dhe pruriti (e kruara) janë simptomat kryesore të dermatitit atopik. Lëkura është pak a shumë e skuqur, e trashur me një deskuamim (luspa) të lehtë nga eskoracionet. Duke kaluar fazën akute gradualisht shfaqen pllakat e likenifikuara të lëkurës. Shfaqet kryesisht te: gjuri, bërryli, qafa, sqetullat. Karakteristike e fëmijëve të vegjël (0-1 vjeç) është se sëmundja lokalizohet në fytyrë, në pjesën e kokës, rrëzë qafës dhe veshëve.
اfarë përdoret për mjekim në rast se shfaqet?
Në trajtimin e sëmundjes është shumë e rëndësishme të kuptohen faktorët që kanë ndikim të jashtëm te sëmundja si: përdorimi i sapunit ose pastave të papërshtatshme. Pacientët duhet të qëndrojnë në ambiente të ajrosura, pa pluhur, të tregohet kujdes në dietën ushqimore. Rekomandohen ushqimet pa konservues, pa karbohidrate. Mjekimi i dermatitit atopik është lokal dhe kryesisht përmban pomada kortikosteriodete të përshkruara nga mjeku specialist, shoqëruar edhe me solucione, jo me bazë kortizoni. Në rastet e infektuar rekomandohen pomada antimikrobike me spektër të gjerë veprimi. Gjithashtu mjekimi shoqërohet me marrjen e antihistaminikëve oralë. Për fëmijë të diagnostikuar me dermatitin atopik, ju këshillojmë produkte të sapunëve, solucioneve qumështore ose pastave tipike për sëmundshmërinë që kanë, në mënyrë që lëkura të lehtësojë shenjat e saj të acarimit dhe të rikthehet në një lëkurë të shëndetshme dhe të hidratuar mirë. Kjo bëhet pas vizitës së kryer nga mjeku specialist dhe sipas fazës së sëmundjes që ai përcakton. /Telegrafi/
Shiko fotografinë 1726502
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back