Si te mbrohemi nga semundjet e vjeshtes?

ida angel

:)
V.I.P
Si te mbrohemi nga semundjet e vjeshtes?

Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqësisht shumë prej nesh nuk janë të gatshëm për ta pritur buzagaz. Shumë ndihen të lodhur, të tjerë në depresion e disa të tjerë akoma sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë për të qenë në formë njëlloj si në verë? E rëndësishme është të ndjekim disa këshilla të thjeshta dhe praktike. Ja se çfarë sugjerojnë mjekët. Gjatë stinës së vjeshtës ditët shkurtohen në mënyrë progresive, temperatura ulet ndjeshëm, njerëzit janë më të predispozuar për të kaluar më shumë kohë në vende të mbyllura dhe të ekspozohen gjithmonë e më pak në diell.

Images.jpg
Depresioni

Ekspozimi i gjatë ndaj dritës së diellit vë në lëvizje në organizmin tonë një nga mekanizmat më kompleksë të lidhur me prodhimin e serotoninës, një substancë e rëndësishme që kur prodhohet në sasi të mëdha, na bën të ndihemi energjikë, me humor të mirë dhe të ngrohtë. Ja përse në stinën e verës është më e lehtë të ndihesh më në formë. Ky është edhe shkaku që në stinën e vjeshtës shumë të tjerë ndihen të lodhur, pa energji dhe humor për të përballuar ditën. Duke u reduktuar orët e ekspozimit në diell, reduktohet edhe prodhimi i serotoninës. Po flasim për të famshmen SAD (Seasonal Affective Disorder), quajtur ndryshe depresioni sezonal. Melatonia është një tjetër mekanizëm që kontribuon në "ushqyerjen" e depresionit sezonal. Gjatë ditëve tipike me shi të vjeshtës, drita reduktohet ndjeshëm dhe truri ynë reagon duke prodhuar hormonin e qetësisë dhe gjumit, melatoninën. Kjo e fundit prodhohet në sasi të mëdha nëse jemi të lodhur dhe kemi nevojë për të fjetur e për t‘u çlodhur. Problemi lind në momentin që për shkak të punës dhe impenjimeve të përditshme, nuk është e mundur të flesh, por ke nevojë për vëmendje dhe dinamizëm. Në këtë kontekst është e thjeshtë të ndihemi nervozë, pa humor dhe shumë të lodhur. Depresioni sezonal kurohet nga Xhenseni bima më e njohur për efektet e saj pozitive dhe energjike. Kjo bimë është më e preferuar për t‘u përdorur gjatë ndërrimit të stinëve, dhe vepron shumë shpejt duke na dhënë forcë e na bën të ndihemi mirë. Momenti më i mirë për ta përdorur është mëngjesi, por nëse është e nevojshme mund të përdoret edhe në drekë. Mirë është të pihen një deri në tre gota në ditë.

Grifonia

Grifonia njihet ndryshe si bima e humorit të mirë. Ajo është një tjetër bimë e domosdoshme në vjeshtë është ajo që njihet me emrin shkencor Grifonia, e cila ka nisur të përdoret gjithmonë e më shumë këto vitet e fundit, duke parë efektet pozitive që ka mbi humorin tonë. Në të vërtetë, ajo është shumë e pasur me 5HTP, një aminoacid që trupi ynë arrin ta kthejë në serotoninë. Ajo këshillohet për të gjithë ata që ndihen nervozë, jo të qetë dhe pa humor. Gjendet në farmaci në formën e kapsulave. Doza e këshilluar është një kapsulë në mëngjes dhe një në mbrëmje.

Vjeshta, sezoni i masave mbrojtëse

Vjeshta është edhe stina kur shumë njerëz fillojnë të ndërmarrin masat mbrojtëse para stinës së ftohtë të dimrit. Ulja e temperaturave shton mundësitë për t‘u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. "Të mbrohesh" në këtë rast do të thotë ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa më eficent, për të qenë më të fortë dhe më të gatshëm për t‘u mbrojtur. Stresi ndikon në uljen e mbrojtjes së oragizmit. Një nga faktorët që më shumë se të tjerët ul mbrojtjen natyrale të organizmit është stresi, ku bën pjesë si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shumë njerëz as që e mendojnë se edhe një stërvitje e sforcuar mund të provokojë stres në organizëm dhe të ulë sistemin imunitar. Pothuajse gjithë bota është dakord me faktin se sporti na ndihmon të kemi një shëndet më të mirë, por është vërtetuar se është i nevojshëm një aktivitet sportiv jo i sforcuar, si shëtitje, joga, not dhe kërcim. Një aktivitet i moderuar sportiv mund të përmirësojë qarkullim e gjakut, tonifikojë muskulin kardiak, t‘i japë më shumë oksigjen organizmit dhe të shkarkojë stresin motiv. Sigurisht, edhe një ushqyerje jo korrekte dhe e pashëndetshme mund të dobësojë funksionin e sistemit imunitar. ثshtë shumë e rëndësishme të dihet se një ushqyerje e shëndetshme duhet të përshtatet me stilin e jetesës, me llojin e punës që bëjmë, moshën dhe sezonin. Dihet që nevojat ushqimore janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, ashtu siç janë të ndryshme në stinë të ndryshme. Megjithatë, rregulli i përbashkët është: shumë fruta, perime jeshile dhe ushqime të freskëta.

Masa për të forcuar sistemin imunitar

Me një sistem korrekt ushqyerjeje dhe me një administrim të mirë të stresit, do të jeni vërtet në gjendje ta përballoni sa më mirë stinën e vjeshtës dhe dimrit. Gjatë vjeshtës është vënë re se kemi një rënie më të madhe të flokut, krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Ky proces që prek gjithë qeniet njerëzore, në këtë periudhë manifestohet edhe te gjitarët që kanë qime në trup. Megjithatë, në disa raste vihet re një rënie jashtë normave të lejuara, ndaj është e nevojshme të ndërhyhet për ta parandaluar. Mjetet natyrale që veprojnë shpejt, ushqejnë dhe mbrojnë flokun janë ato të pasura me vitaminat e grupit B. Më i mirë është meli, që prej kohësh përdoret kundër rënies së flokëve. Kapsulat me përmbajtje të tilla është mirë të pihen 2 ose 3 herë në ditë. Edhe shampo me të njëjtin përbërës mund të përdoren për një kohë të përcaktuar nga mjeku.
iKUB.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top