Si të mbani nxënësit të motivuar?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Si të mbani nxënësit të motivuar?



Jo të gjithë nxënësit tregojnë interes për atë mësim, që ju shpjegoni. Për t’i ndihmuar ata, që të qëndrojnë të motivuar efektiv gjatë orëve të mësimit, ju sjellim disa këshilla, që t`i zgjoni ata në motivim.


Zgjojuni emocionin
ثshtë e rëndësishme të dini se kur stimuli i paraqitur kap vëmendjen e nxënësit.


Ngjalleni interes
Dy faktorë ndikojnë në motivimin e nxënësve: së pari duhet të kuptojnë detyrën; në anën tjetër ata duhet të gjejnë kuptimin e asaj që po bëjnë. Për ta bërë këtë, ju duhet të siguroheni që detyra lidhet me njohuritë e tyre paraprake dhe është kuptuar prej tyre.


Propozoni një sfidë
Truri ynë dëshiron sfidat. Detyrat rutinë zhdukin interesin dhe motivimin. Për këtë arsye ju duhet të zhvilloni sfida të vogla që t’u zgjoni vëmendjen dhe përfshirjen.


Inkurajoni të përfshihen
Kur flisni vetëm ju, nxënësit marrin një model jo të mirë të mësuari. Kjo ndodh për shkak se lidhjet nervore të krijuara nga ky proces kanë më pak qëndrueshmëri, se të mësuarit në një formë aktive. Nga ana tjetër, kur nxënësi përfshihet në mënyrë aktive në detyrë apo procesin që kryhet, ai përthith më lehtë, zhvillon kreativitetin dhe këmbënguljen.


Vlerësoni
Përdorni vlerësimin si një metodë për reagim. Ai duhet të jetë konciz dhe shumë i qartë. Kjo i lejon ata të bëhen të vetëdijshëm për mënyrën se si mësojnë, menaxhojnë njohuritë e fituara dhe kuptojnë se për çfarë kanë nevojë të mësojnë. ثshtë e rëndësishme të zhvilloni strategji për vetëvlerësimin. Kështu që të gjithë mund të vlerësohen gjatë gjithë procesit.


Imitimi në mësim
Truri ynë mëson përmes imitimit dhe ndërveprimit me të tjerët. Lejoni nxënësit të punojnë në grupe, të japin kontribute, të ndjehen të dobishëm. Kjo i ndihmon të kuptojnë më lehtë detyrat dhe proceset që kryhen në klasë.



Prishtinë, Eko.

 
Nga jashtë duket shumë e thjeshtë, por kur bëhesh pjesë e kësaj ateher gjërat fillojnë dhe komplikohen.

Kur duheshte te beja praktikë për Mësimdhënës, mu deshte të përballesha nje vite me këtë situatë. Më ra nje klasë problematike, ku 80% ishin meshkuj dhe 20% femra. Kur vajta ne klasë, aty nuk kishte asnjë nxënës. Kur pyes ku janë me thane janë jashtë, dhe nuk ka mundësi të ti fusësh brenda. i theme jo vetëm do jenë brenda, por sdo dalin me jashtë.
Shkova tek klasa jashtë, i pyes, ju jeni e III4,po mu përgjigjen.
Dhe u ula me ato, dhe ju thashë, nese dëshironi jashtë te mbajmë mesim, ateher këtë do e bëjmë gjithë vitin, edhe kur do bie shi, edhe bore nuk ka arsyetime. Mendoheni sa te shkruajë orën ne ditarë. Sa mbarova une te shkruajë ne ditarë. krejt hynë brenda dhe une jashtë. Kështu qe kur kishte ndonjë nxënës te dobët ne klasë, nuk i bertisja, por i thoja. nga këto qe kemi marrë deri tani. mbas dy javësh s'mund te me thuash ndonjë titull, qe te marrësh note kaluese dhe kur vinte dita, vet ngriheshin dhe thonin me shume nga ajo qe ju kam kërkuar une. se Albert Einstein thotë :"Nese i thua nje peshku, që smund te ngjitet ne pemë,do mendojë se është idiot dhe sdo e bëjë provë asnjeher!"

Nese sillesh mire, mundesh cdo gje te arrish.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top