Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si të kritikojmë pa u bërë të bezdisshëm?

Love

βeℓℓe â๓e
Handling-Criticism.jpg


Karl Shvab pa një ditë në fabrikën e tij disa punëtorë që po pinin cigare pranë një tabele, ku shkruhej: “Ndalohet Duhani”. Shvabi nuk vajti t’u tregojë punëtorëve tabelën dhe t’u thoshte: “A dini të lexoni?”, në të kundërt, iu afrua atyre, iu dha edhe një puro dhe iu tha: “Do t’ju isha shumë mirënjohës, nëse do t’i pinit jashtë repartit”. Dhe punëtorët, që e dinin shumë mirë se po bënin diçka të ndaluar, nuk mund të mos e admironin gjestin e pronarit.
Ai jo vetëm që nuk kishte kritikuar, por iu kishte ofruar puro dhe iu kishte kujtuar vetëm indirekt respektimin e rregullores.

Xhon Vanameker, pronar i një prej magazinave më të mëdha të Filadelfias, duke shëtitur një ditë nëpër dyqanet e tij, vuri re një klient që po priste i vetëm përpara një banaku. Askush nuk po merrej me të, sepse shitëset ishin mbledhur dhe po bisedonin me njëra-tjetrën. Vanameker u vu në rolin e shitëses dhe filloi t’i shërbente klientit, pa iu thënë asnjë fjalë shitëseve.

Dikush duhej të mbante një fjalim, për të përkujtuar një personalitet të vdekur kohë më parë. Një burrë e shkroi dhe rishkroi disa herë fjalimin dhe ia dha ta lexonte gruas së tij. Ajo e lexoi dhe vërejti që fjalimi nuk ishte ai që duhej.
Ajo mund t’i thoshte të shoqit: “Burrë, ky fjalim nuk bën, do t’i vërë në gjumë ata që dëgjojnë. Pas gjithë viteve përvojë që ke në fjalime, nuk mund të bëje diçka më të mirë?” Por gruaja nuk tha gjë, sepse e dinte se, megjithëse të vërteta, nuk do priteshin mirë. Ajo vetëm se i vuri në dukje të shoqit, se ai fjalim mund të ishte një artikull shumë i mirë gazete.
Me fjalë të tjera e lavdëroi shumë, duke vënë në dukje njëkohësisht që, nëse bënte për artikull nuk mund të bënte për fjalim. I shoqi e kuptoi atë që donte të thoshte gruaja e tij, grisi fjalimin e shkruar dhe në përkujtimore, foli pa letër dhe mbajti një fjalim të shkëlqyer.
Prandaj si rregull, për të mos ngjallur mërzi e hatërmbejtje, vini indirekt në dukje dikujt të metat e tij!

Marrë nga libri “Arti për të fituar miq dhe pushtet” i autorit Dale Carnegie.
Burimi:
Uniteti Mendo Pozitiv
 
Ja nje pjese e nje shkrimit tim sot drejtuar pundheneseve te mi:
"Ju falenderoj juve per bashkpunimin tuaj por te njejten kohe duhet ti pranoni kritikat per vonimin e zhgjidhjes se keshillit."
Shume lun rol ndertimi i fjalive ne mardhenie me njerezit sidomos ne mardheniet e punes.
Une njerezit i vlersoj vetem se si i thurrin fjalit dhe sa kane besim/iman pas cdo fjalie🤔
 
Unë nuk urrej kritikat.
Por e urrej kur ma thonë në sytë e të tjerëve::);)
Kjo më acaron.
Prsh .....pse nuk i lyen flokët,pse visheesh kzhuu .....etj etj....
Tani çdo njeri ka guston e vet.
Tani edhe mundsitë ekonomike nuk janë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Back
Top