Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Si të komunikosh me partnerin

Gjatë bisedës me partnerin tuaj, kushtoni vëmendje që fjalët tuaja të jenë të shkurta, të qarta, mos ngatërro temat, mos jep ultimatume. Dhe në fund, me gjithë këto këshilla, shpresojmë që të zësh mend!
Studiuesit kanë vënë re që interpretimi i një mesazhi mbulohet 55% nga lëvizjet e trupit, 38% nga gjuha (pra nga toni i zërit), 7% nga komunikimi verbal ashtu siç është (d.m.th në bazë të fjalëve që thuhen).
Për këtë duhet të dish kush janë me të vërtetë elementet për t’u mbajtur nën kontroll, ndoshta dhe duke parë shumë biseda tonat.
1. Fol shkurtë dhe prerë
Një nga ankesat më të mëdha të meshkujve është që ne femrat flasim shumë, shumë fare. Sipas një kërkimi të fundit, që u botua në “NeuroImage journal”, mendja e meshkujve i pranon tingujt mashkullorë si bisedë, ndërsa ato femërorë si muzikë. Kjo do të thotë se në qoftë se i sugjeron, i sugjeron pa pushim, nuk të dëgjon më dhe në vesh i mbërrin një tingull “blablabla”.
2. Lëri lotët, se mund të nxehet më keq
Kryesore është ta kontrollosh bisedën, ta mbash në një klimë pozitive. Kur shikon se biseda me të merr tjetër rrugë dhe të bën të mendosh negativisht, përpiqu ta përmirësosh klimën: nuk kemi para, vërtet, por kjo nuk do të thotë se nuk kalojmë mirë. Mund të organizojmë diçka të bukur me shumë pak shpenzime.
3. Mos i ngatërro temat
Përpiqu çdo herë që mendon diçka, t’ia thuash dhe mos e mbash përbrenda. Sa më shumë mbledh, me shpresën se mund të bëni një moment një bisedë të plotë, aq më shumë rrezikon të shpërthesh dhe biseda të fillojë me sherr.
4. Mos i vë dilema, hyr në temë
Para se të fillosh t’i flasësh për një problem, apo për diçka që ke në plan, filloje: “Do të të them diçka, sepse nuk e mbaj dot më përbrenda”.
5. Gjej pikat e tij të dobëta
Në vend që të grindesh, mund të gjesh pikat e tij të dobëta dhe të hedhësh grepin.

B: Telegrafi
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Si të komunikosh me partnerin

Zmadhoje cik shkrimin My Self,se del shume i vogel...

Ne lidhje me temen,keta jane nje ane per te shmangur shume debate,por jo gjtihmone komunikimi eshte dhe debat...Ne nje lidhje gjerat thuhen ne kohen kur ndodhin pa i rene shume rrotull e pa ja zgjat shume...Une i kam qejf gjerat drejt pa shume enigma...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back