Si te jemi me produktive ne mengjes?

Love

βeℓℓe â๓e
cranky-early-morning.jpg


Ne e kemi te veshtire te kryejme aktivitet ne mengjes. Sipas ekspertit te gjumit Tracey Marks, ne te gjithe mund te stervitemi per te qene me produktiv ne mengjes.

Ja sesi:

Lejojeni gjakun tuaj te qarkulloje


Per disa nga ne, nje stervitje ne mengjes tingellon me shume si torture sesa si ushtrim. Por ju nuk duhet te beni ndonje goditje eliptike apo te vraponi 5 kilometra qe te keni qarkullim me te mire te gjakut. Nje shetitje e vogel apo nje joga jane nje praktike shume e mire per te rritur energjine tuaj ne mengjes. Disa ushtrime ne fillim te dites, e lejojne trupin tuaj qe te pushoje ne darke.

Mos qendroni zgjuar dhe t’ju kaloje koha e gjumit

Duket e kuptueshme, por nese ju deshironi qe te zgjoheni ne mengjes dhe te ndiheni te clodhur, duhet qe te flini mjaftueshem. Orari i rregullt i gjumit eshte shume i rendesishem. Eshte e keshillueshme qe te flini cdo nate ne te njejtin orar ne menyre qe ta mbani ritmin e trupit tuaj konstant. Nese ju uleni te flini atehere kur ndiheni te lodhur, do te mund te kaloni neper te gjitha fazat e gjumit dhe do te zgjoheni ne mengjes te gatshem per t’a perballuar diten.

Ndricueshmeria

Qeniet njerezore jane mesuar qe te zgjohen kur lind dielli dhe te flene kur perendon dielli. Nese ne nuk jemi te ekspozuar ndaj drites ne mengjes, mund te jete e veshtire per trupin tone qe te kuptoje se eshte koha per t’u zgjuar.

Ushqehuni

Mengjesi eshte vertet vakti me i rendesishem i dites. Per fat te keq shume nga ne ose zgjedhin dicka te lehte e te shpejte per te ngrene ose nuk hane fare mengjes. Per nje rritje me te shendetshme, lerini menjane ushqimet e embla dhe hani nje mengjes te pasur me kalori, me fibra dhe me proteina ne menyre qe te merrni energjine qe ju duhet gjate dites.
Burimi: infoalbania
 
Pe: Si te jemi me produktive ne mengjes?

E sa mire e ka then........Un jam mesuar ne shkolle fillore e merrnin mengjezin me vete por e hanim shum vone gati ne drek...e keshtu asnjehere skam ngren mengjes :(....u mesova keshtu e ne vazhdim e sot e kesaj dite mengjesin nuk e ha, max mund te pi nje gote qumesht e kaq.

rregulli i dyte qe nuk ndjek eshte orari i gjumit......eh me oraret e goces njehere me eshte shkaterruar orari i mire i gjumit :(

Shetitjen hmmm me raste............Keq shume keq qenka puna me mua:stelle::stelle:
 
Pe: Si te jemi me produktive ne mengjes?

1. Zgjohem ne oren 6 cdo dite (vec atyre kur e kam pushim-e crregulloj komplet sistemin haha), dhe nuk e kam problem fare te zgjohem, asnjehere telefoni nuk me perserit alarmin, e ndaloj ne te paren. Ushtrime mengjesi (hmmmmmmm kur eshte gruaja ne disponim, bejme ca ushtrime se bashku hahhaha) dhe pastaj tualeta e mengjesit...

2. Flej ne oren 24:00 dhe ketij orari i qendroj besnik...pervec nese kam aktivitete ne shtrat para gjumit (atehere shkoj me heret ne shtrat-haha)!

3. Ndriqimi: Flej afer dritares ne te cilen bie dielli i mengjesit - me kete jam ne rregull (por nuk e pres diellin te zgjohet, zgjohem une para tij)

4. Mengjesin e ha ne pune ne oren 7:30, nje mengjes te mjaftueshem, pastaj nje dreke te bollshme dhe nje darke fare te lehte...edhe me kete jam ne rregull.

P.S. Ne pune te gjithe me thone: Si ka mundesi qe gjithenje je i disponuar ne mengjes dhe asnjehere nuk dukesh i lodhur....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top