Si të gjejmë xhinset e përshtatshme për trupin tonë

Arfenilla

Themelues i Forumit
E keni të vështirë të gjeni xhinset e duhura për trupin tuaj? Mos u shqetësoni! Edhe pse ekzistojnë shumë lloje xhinsesh duhet të dini se çfarë ju shkon dhe përshtatet vërtet. Ja disa rregulla që do t’ju ndihmonin menjëherë.



f.1222015924681_m.jpg


1. Gjetja e xhinseve të përshtatshme për trupin e gjithsecilit prej nesh mund të shndërrohet në një odise të vërtetë. Shpesh herë dëgjojmë që xhinset janë veshja më e rehatshme, megjithëse në shumë raste një komoditet i tillë kushton shumë deri sa të arrihet. Duhen nerva & kohë që të gjenden xhinset e duhura që në provën e parë, sepse me siguri që do ta kenë qoftë edhe një defekt!

2. Dhe një gjë e tillë është një problem që përfshin pjesën më të madhe të femrave. Një studim i kohëve të fundit, i kryer nga një qendër angleze arriti në përfundimin se një përqindje e madhe e femrave nuk janë të kënaqura nga blerja e xhinseve dhe kritika është unanime: Edhe xhinset më të shtrenjta të nxjerrin në pah defektet e trupit?

3. Praktikisht zgjedhja e duhur e një problemi të tillë është që të dish t'i kombinosh xhinset me veshjet dhe aksesorët e duhur. Rregulli numër një është që te mos blini asnjëherë xhinse shumë të ngushta nëse nuk keni një linjë perfekte, sepse xhinse të tilla nxjerrin në pah edhe defektin më të vogël. Nëse keni një fizik të tillë ju mbetet që të keni kujdes vetëm me gjatësinë.



1xhinse.jpg

4. Nëse jeni të gjata, mund të vishni xhinse deri te kavilja e këmbës dhe të dukeni tamam si balerina. por nëse keni një gjatësi mesatare këshillohet që të evitoni gjatësinë sipër kaviljes dhe të përdorni xhinse të gjata me taka të larta. Nëse jeni të gjëra tek pjesa e vitheve dhe doni të fshihni defektet tuaja, ka dy mënyra për ta bërë një gjë të tillë.

5. Gjëja e parë që duhet të bëni është që të vishni një bluzë të gjerë që të mbuloni defektin tuaj dhe të krijohet ideja që është bluza ajo që është e gjerë. Dhe nëse keni kavilje të holla mund të zgjidhni një palë xhinse, të cilat i nxjerrin në pah dhe t'i kombinoni me një palë taka të larta duke larguar edhe vëmendjen nga ai që ju mendoni se është defekti juaj.

6. Xhinset të cilat kanë një prerje që ngjason me ato të djemve, mund të jenë të përshtatshme për të gjitha ato femra të cilat nuk kanë më një fizik adoleshenteje por që vazhdojnë ta kenë trupin në formë.








2xhinse.jpg
7. I gjithë sekreti qëndron në faktin e të mos futurit të bluzave apo këmishave brenda xhinseve, sepse kështu evitohet si defekti i të gjithë atyre femrave që mund të kenë pak bark dhe njëkohësisht një gjë e tillë ju bën që të dukeni më të reja. Evitoni në maksimum xhinset e grisura apo ato të gjera me stil reperi, të cilat nuk i shkojnë pothuajse asnjë femre.

8. Një problem tjetër mjaft i përhapur në lidhje me xhinset është edhe pjesa e fundshpinës, por akoma nuk ka mbërritur modeli perfekt i xhinseve, ndaj nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të provoni, provoni, provoni!





3xhinse.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top