Si të bëhemi simpatik?

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0911085958240_m.jpg


Simpatia është çelës që hap 90% të dyerve. ثshtë një forcë ndaj së cilës nuk reziston dot askush. Për dikë që ju duket simpatik ju do të bënit të pamundurën. Përse? Thjesht për faktin se ndjeni simpati për të.
Për t'u bërë simpatik duhet mësuar pesë rregulla të arta:

Në radhë të parë: Buzëqeshni! Duhet ta përvetësoni artin e buzëqeshjes. Të buzëqeshësh me çiltëri, me sinqeritet, me natyrshmëri. Buzëqeshja, buzëqeshja e sinqertë, e pastër, e pasforcuar, e kthjellët është sekreti i parë për t'u bërë simpatik e për të lënë një përshtypje të mirë te të tjerët.

Në radhë të dytë: Bëni çmos që të mos e mërzitni tjetrin duke folur tepër për veten tuaj. Hallet tuaja nuk i interesojnë askujt. Përpiquni me inteligjencë t'i flisni një njeriu për veten e tij. Do ta shikoni se ai do të jetë i prirur t'ju dëgjoj me orë të tëra.

Në radhë të tretë: Mësoni të silleni mirë me tjetrin. Në qoftë se doni të merrni diçka nga dikush, përpiquni që ai vetë të ndjejë kënaqësi që po ju shërben. Nuk duhet t'i detyroni njerëzit për diçka, por t'i bindni.

Në radhë të katërt: Mos kritikoni! Mos harroni se nga kritika nuk do të fitoni asgjë tjetër veç antipatisë së individit që do ta keni kritikuar. Kritika është e dëmshme, e padobishme, sepse kur një njeri gabon, e di vetë shumë mirë se ka gabuar dhe nuk ka nevojë që ju ta acaroni duke ia kujtuar. Përkundrazi mundohuni ta ndihmoni të ngrihet, e padyshim do ta bëni një mik.

Në radhë të pestë: Keni gjithmonë mirë parasysh prirjen natyrore të çdo njeriu për t'u dalluar, për të bërë emër me çdo lloj mënyre, të mirë apo të keqe. Përpiquni t'ia lehtësoni, t'ia inkurajoni këtë prirje që është instinktive brenda shpirtit njerëzor. /Telegrafi/
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Be yourself
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Be yourself

Jo gjithmon eshte pozitive edhe kjo gje Loverboy. Ka tipa qe jan aq shume te cliruar, te shkathet, pa komplekse sa mund te jet teper per tjetrin, ate qe ka perball qe se njeh akoma mire.

Ylli teorikisht mire thote shkrimi, po praktikisht eshte tjeter gje komplet. sa mire do ishte te silleshim si me manual. por e bukura eshte pikerisht se nuk e bejm ate gje. :D..thjesht te zhvishemi nga arroganca por dhe nga thjeshtesia e tepruar...te jemi vetvetja por jo kompletesisht.
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

yll e paske zgat shume thjeshte
Veshu me rroba marke
Vozit makine 2013
mbaj varese qafe nje gisht te trashe edhe nese je me gunga do dukesh simpatik
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Mir jam i shemtuar :D
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Mir jam i shemtuar :D

qenkemi njelloj po keto kushtet tjera do mundohemi ti plotesojme doemos hahahahhahhah te na duan edhe neve keto qikat
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Simpatik lind nuk behesh !
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Simpatik lind nuk behesh !


devil mos u mburr se te rrisin ca vlerat elementet shtese makinat e shpejta ,motorat
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Simpatikja lidhet me stilin, dhe ate o e ke o se ke :p...
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Loverman, nuk eshte e thene te mos jesh vetvehtja per te qene simpatik, por ka nevoje per ca nuanca shtese ne sjelljen e secilit qe te duket me simpatik

bella, ndoshta edhe simpatiku qe var buzet, nuk buzeqesh kurre e ven rrudhat ne balle, e humbe edhe ate simatiken qe ka ne vehte

Angel_Devil, patjeter se duhet te lindesh simpatik, sepse nje me fytyre te prishur, nuk besoj se do te i duket dikujt sipatik, pervecse nese ka si thote xhebro, ia shtojne vleren makinat e bukura apo motorat...megjithese dyshoj qe te gjitha femrat simpatine e lidhen me tekniken qe posedon nje mashkull.

xhebro, he more burre, ne qe nuk kemi vetura te forta dhe zingjir te trashe ne qafe do mbetemi pa femra?

soulmind, plotesisht me vend, simpatikja lidhet me stilin, por valle mos don te thote stil te kesh veture 2013 (si thote xhebro) apo zingjire ne qafe? Une nuk e besoj kete...

Sido qe te jete, tema mori kahjen e simpatikes tek meshkujt, por cka mund te themi per simpatiken femer?
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Pika e pare: BUZEQESHNI! :) :) :)


mbaj varese qafe nje gisht te trashe edhe nese je me gunga do dukesh simpatik

varesja nje gisht e trashe ne qafe tregon sa katunar je, e jo se dukesh simpatik :p... mua personalisht nuk me pelqejne fare!
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Për t'u bërë simpatik duhet mësuar pesë rregulla të arta:

Në radhë të parë: Buzëqeshni! Duhet ta përvetësoni artin e buzëqeshjes. Të buzëqeshësh me çiltëri, me sinqeritet, me natyrshmëri. Buzëqeshja, buzëqeshja e sinqertë, e pastër, e pasforcuar, e kthjellët është sekreti i parë për t'u bërë simpatik e për të lënë një përshtypje të mirë te të tjerët.

Në radhë të dytë: Bëni çmos që të mos e mërzitni tjetrin duke folur tepër për veten tuaj. Hallet tuaja nuk i interesojnë askujt. Përpiquni me inteligjencë t'i flisni një njeriu për veten e tij. Do ta shikoni se ai do të jetë i prirur t'ju dëgjoj me orë të tëra.

Në radhë të tretë: Mësoni të silleni mirë me tjetrin. Në qoftë se doni të merrni diçka nga dikush, përpiquni që ai vetë të ndjejë kënaqësi që po ju shërben. Nuk duhet t'i detyroni njerëzit për diçka, por t'i bindni.

Në radhë të katërt: Mos kritikoni! Mos harroni se nga kritika nuk do të fitoni asgjë tjetër veç antipatisë së individit që do ta keni kritikuar. Kritika është e dëmshme, e padobishme, sepse kur një njeri gabon, e di vetë shumë mirë se ka gabuar dhe nuk ka nevojë që ju ta acaroni duke ia kujtuar. Përkundrazi mundohuni ta ndihmoni të ngrihet, e padyshim do ta bëni një mik.

Në radhë të pestë: Keni gjithmonë mirë parasysh prirjen natyrore të çdo njeriu për t'u dalluar, për të bërë emër me çdo lloj mënyre, të mirë apo të keqe. Përpiquni t'ia lehtësoni, t'ia inkurajoni këtë prirje që është instinktive brenda shpirtit njerëzor. /Telegrafi/

Me falni per moskuptueshmerine time ndaj simpatik-llekut ama nje gje nuk po kuptoj: Ky bicim shkrimi eshte duke folur per KOMUNIKIMIN apo SIMPATIK-LLEKUN :mendim::vriveten:
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Nga shkrimi siper nje gje eshte e sigurt: Te kshillon te mos jesh "VETEVETJA",,te jeshe "hipokrit"..dhe te dyja keto ne thelb sjellin nje derdiment sjellje pa baze.
Njeriu duhet te kete nje sjellje qe pak shume nuk i largohet asaj gjendjes emocionale te brendshme..(ka dhe raste kur duhet maskuar,brendesia,por rralle,se po ty kthye ne ves,e shkaterrove vetveten e personalitetin tend.)
Pra qesh se dukesh bukur,,ahhahahaha budallik,,fol embel e mire se degjohesh mire...:p
pfffff
Kuj si pelqen sjellja dhe komunikimi i jone,thjesht le te largohet,ne nuk duhet te lejojm askend te ne diktoj se si te "shtremberojm" mimiken,,apo te lakojm fjalet..hahahahaha..eh version majmunesh..dhe keto studimet..:p
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Po clidhje ka te berit simpatik aman... surratin e ke ashtu si e ke ske ca i ben, dhe plaku sbohet dot i ri, kshu qe kto jan furce me rrejt veten.
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Pika e pare: BUZEQESHNI! :) :) :)




varesja nje gisht e trashe ne qafe tregon sa katunar je, e jo se dukesh simpatik :p... mua personalisht nuk me pelqejne fare!

nese eshte ashtu edhe keny west eshte katunar edhe snoop dog edhe diqka katunaria nuk eshte semundje ngjitesee
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Une e di nje menyre,por do 32 ore ta mesosh:)
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Me rastesi i preknim gjunjet.... Simpatia simpatia....

Pra te dish te perplasesh gjunjet lool
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Mos veni rrudha ne balle duke bere te veshtirin/veshtiren!
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Hapesi i temes e ka humb trenin per Prizren .... Nuk te ben asgje simpatik... Thjesht , njeriut qe ke deshire e interes i tregon simpati te tjereve mah sdu !
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Une ndryshe nga shumica nuk e kuptova fjalen simpati = bukuri por simpati e kunderta e antipati

Qe dmth kur rrin me nje person e sillesh mire automatikisht sikur te merr ne simpati pa pare sh aspektin fizik

Gjithsesi jo gjithmone mund te sillesh urte e bute po he.
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Ka dy dite qe kam humbe lidhjen me sapunin dhe zhileten ;)

Tani se di a jam ne rruge drejte simpatik-llekut apo jo???? :hmm:
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Hapesi i temes e ka humb trenin per Prizren .... Nuk te ben asgje simpatik... Thjesht , njeriut qe ke deshire e interes i tregon simpati te tjereve mah sdu !

Heu kuku per ty, hapsi temes po don me cdo kusht
Me fut vicin n'kasolle maj lol

Ps: Simpatik jane vetem ata njeres qe ne strehojm diku ne zemer
E kur i nxjerrim.... Quhen...?!
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Une deshtokam qe tek kriteri i pare, kshu qe spo marr mundimin te eci me poshte tek lista :p
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

E sbehemi dot :p
Skemi qtbejm, vetem tna pranojn kshu sic jemi

Mjafton mos ta mbushesh gjithe faqen e forumit me perlat e tua dhe do dukesh me simpatike :p Se jena bo me te thone miredita o i zoti shtepise :p
 
Titulli: Si të bëhemi simpatik?

Mjafton mos ta mbushesh gjithe faqen e forumit me perlat e tua dhe do dukesh me simpatike :p Se jena bo me te thone miredita o i zoti shtepise :p

Edhe ti jo mod?
Qe shtyn anetaret te mos postojne?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top