Si të aplikoni për punë në 17 ministri dhe në Kryeministri

Janë 1700 të rinj të cilët do të punësohen në Kryeministri dhe në 17 ministritë e vendit, për 3 muaj rresht. Nëpërmjet një aplikimi i cili ka nisur nga Ministria e Mirëqenies Sociale, të rinjtë që kanë mbaruar studimet “Bachelor” apo “Master”, mund të punësohen përkohësisht në institucionet shtetërore qendrore.
banner_foto_km_deklarata_ok-620x323.jpg
Ky program është një mundësi për të rinjtë e moshës 21 deri në 26 vjeç, për të punuar në sektorin publik. “Nëse jeni duke studiuar apo keni përfunduar studime të ciklit të dytë në një nga profilet studimore të mëposhtme, jeni të mirëpritur të aplikoni. Kandidatët duhet të tregojnë interes në punën e sektorit publik dhe të kenë aftësi shumë të mira analitike dhe komunikimi”, - parashikon programi i ri.

Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, puna do të jetë pa pagesë, por kandidatët të cilët do të tregojnë aftësi të larta, do të kenë mundësi të konkurrojnë më pas për një nga vendet e lira të punës. /Shqiptarja/
(marre nga shekulli)
 
Titulli: Si të aplikoni për punë në 17 ministri dhe në Kryeministri

Personat qe interesohen per pune duhet te jene militante partie dhe te sigurojne secili 20 emra votuesish per zgjedhjet lokale :D
 
Titulli: Si të aplikoni për punë në 17 ministri dhe në Kryeministri

20 emra votuesish?
Ne Durres me 20 emra votuesish siguron nje vend ne komunale lol
Ketu per vende te tilla flitet mbi 100 vota e lart
 
Titulli: Si të aplikoni për punë në 17 ministri dhe në Kryeministri

Po Durrsi ka standarte te larta ne flasim per Tiranen fukarrallik hesapi :D
 
Titulli: Si të aplikoni për punë në 17 ministri dhe në Kryeministri

Qeka punë pa pagesë. Ku e kanë shqiptarët ktë kulturën e të punuarit pa pagesë.
 
Titulli: Si të aplikoni për punë në 17 ministri dhe në Kryeministri

Sa i mire ishte lajmi deri sa doli ajo pjesa: pa pagese.

Pa pare nuk hyp as hoxha ne minare, ooo Edvin.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top