Si ta shpjegojmë valën e urrejtjes që shohim sot nëpër botë? Përgjigjet i gjejmë ende tek filozofja Hana Arend

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Si ta shpjegojmë valën e urrejtjes që shohim sot nëpër botë? Përgjigjet i gjejmë ende tek filozofja Hana Arend​

Screenshot-2021-10-19-at-6.56.30-PM.jpg

Si ta shpjegojmë valën e urrejtjes që po shohim sot nëpër botë? Përgjigjja e kësaj pyetjeje sot është e vështirë dhe e dhimbshme. Pasi ajo na risjell në qendër të vëmendjes atë që ne menduam se e kishim mundur pas Luftës së Dytë Botërore:marrëzinë e së keqes.

Apo akoma më saktë, banalitetin e saj. Ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë, s’mund të pretendojmë se e gjithë kjo nuk na përket, dhe se ne vetë “nuk do ta bënim kurrë diçka të tillë”. Nga dukuria e atyre që shprehin urrejtje në mediat sociale, dhe deri tek konfliktet në Afganistan,apo për të kaluar tek përplasjet më të fundit pro dhe kundër futjes në përdorim të ashtuquajturave pasaporta të vaksinës.

Që të gjitha këto janë dëshmi se Hana Arend kishte shumë të drejtë kur fliste për banalitetin e së keqes. Në Itali por edhe në shumë vende të tjera, të dhënat në lidhje me fenomenin e gjuhës së urrejtjes nuk janë aspak ngushëlluese:ksenofobia, islamofobia, diskurset anti-semite dhe raciste janë në rritje. Aktualisht situata është përkeqësuar nga një krizë globale shëndetësore, e cila u shndërrua me shpejtësi në një krizë ekonomike dhe sociale.

Gjyqi ndaj Adolf Ajhman

15 vjet pas gjyqeve të Nurembergut, gjatë të cilëve u dënuan 24 udhëheqësit më të rëndësishëm të Partisë Naziste, në vitin 1961 në Argjentinë u kap një gjerman anonim. Ai ishte Adolf Ajhman, një nga organizatorët e shfarosjes së hebrenjve, që u gjykua në Izrael po atë vit,duke tërhequr vëmendjen e mediave nga e gjithë bota. Ndër vëzhguesit e shumtë të gjyqit ishte filozofja Hanah Arend, e cila donte të kuptonte se si një njeri mund të kishte marrë pjesë në tmerret e Holokaustit.

Çfarë të habit tek dëshmia e Ajhman

Ajhman kishte detyruar mijëra hebrenj që të largoheshin nga vendet e pushtuara. Ai i kishte privuar nga pronat e tyre, dhe kishte organizuar udhëtimet e hebrenjve drejt kampeve të përqendrimit. Prandaj ai kishte përdorur zgjuarsinë dhe aftësitë e tij organizative për të dënuar me vdekje mijëra njerëz.

Gjithsesi, dëshmia e Ajhman në gjyq nuk zbuloi profilin e një njeriu mizor dhe gjakatar. Në sytë e Hana Arend, Ajhman u shfaq në mënyrë banale ai që ishte:një burokrat mediokër, që tek “çështja hebraike” kishte parë mundësinë për të bërë karrierë.

Ai nuk pranoi të konsiderohej fajtor “në kuptimin e treguar nga prokuroria”, pasi ai nuk kishte vrarë askënd personalisht. Ai kishte qenë thjesht një qytetar besnik:një njeri “normal” në Gjermaninë naziste.

Çfarë nënkuptohet me “banalitetin e së keqes”

Veprimet kriminale të Ajhman dhe hierarkëve të tjerë, nuk ishin akte të njerëzve monstruozë dhe demoniakë. Ata ishin njerëz normalë. Vetë Ajhman ishte një njeri shumë normal. Banaliteti i së keqes,ka të bëjë me pamundësinë e tyre për të kuptuar atë që po ndodhte. Ajhman i ishte nënshtruar aq shumë asaj që për të ishte normale,saqë nuk ishte në gjendje të mendonte se çfarë po bënte, cilat ishin veprimet e tij dhe pasojat që rridhnin prej tyre. Pas reflektimeve të Arend, filozofi francez Zhan-Fransua Liotar, argumentoi më vonë se shoqërisë naziste i mungonte koha për reflektim dhe zgjedhje. / Libreriamo – Bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top