Si ta shihni fatin përmes kokrrave të fasules

Shikimi i fatit në kokrrat e fasules është dukuri e përhapur në Ballkan, me gjasë për shkak të bollëkut të fasules në këto vise

Kjo metodë e parashikimit të fatit është sidomos e preferuar te disa shtresa të veçanta në Turqi, pastaj edhe në vendet e ish-Jugosllavisë, sidomos në mesin e romëve. Sido që të jetë, falli në fasule konsiderohet si njëri ndër më të saktit. Ata që e përdorin, thonë se fasulet mund ta paraqesin gjendjen aktuale të yjeve, duke ofruar edhe këshilla për personin i cili e porositë fallin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Edhe pse shikimi në fasule te ne erdhi nëpërmes turqve, ajo ka disa karakteristikat përbashkëta me teknikën e lashtë kineze, ji gjingu: merret një kokërr më shumë. Pse? Nuk ka përgjigje të saktë në këtë pyetje. Thjesht, ashtu duhet bërë.

اka ju nevojitet: 41 kokrra të fasules së bardhë dhe një kokërr ngjyrë tjetër. Përpos kësaj, ju nevojitet edhe një sipërfaqe e rrafshët.

Fallin në fasule duhet bërë tri herë: një për të kaluarën, një për të tashmen dhe një për të ardhmen.

Falli i parë me kokrra të fasules zakonisht tregon fëmijërinë, me tjetrën metodë shikohet e tanishmja, kurse metoda e treto tregon se çka do të ndodhë.

Simbolet që krijohen pas hedhjes së kokrrave të fasules lexohen varësisht nga gjinia dhe gjendja e personit në fjalë. Kështu, i njëjti simbol mund ta nënkuptojë shtatzënësinë apo martesën, varësisht nga ajo se a bëhet fjalë për femër, apo meshkuj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Menjëherë të themi se ka edhe metoda të tjera të hedhjes së fasules, si dhe metoda të tjera të interpretimit të figurave që formohen me rastin e hedhjes së fasules.
lapsi.al
 
Titulli: Si ta shihni fatin përmes kokrrave të fasules

Hahahahaga kete se kisha degjuar ,mfal cfund bejne fasulet pas fallit??? E cben halli :))))
 
Titulli: Si ta shihni fatin përmes kokrrave të fasules

un fatin e shoh sa mar vesh qe kemi ber fasule, 2 ore ne wc mas dreke :p
 
Titulli: Si ta shihni fatin përmes kokrrave të fasules

hahahahahahah fly,shejtan.

Fat fasulesh ma ahhahahahahaha :p
 
Titulli: Si ta shihni fatin përmes kokrrave të fasules

Dikur luanim yc me kokrra fasulesh,tani e per te shikuar fatin..ate menyren e leximit te hedhjes se fasuleve se kuptova fare...
 
Titulli: Si ta shihni fatin përmes kokrrave të fasules

41 kokrra :O
Duhet me ble 2 kg fasule me pa fatin ..jo vllai rrofsh :D
 
Titulli: Si ta shihni fatin përmes kokrrave të fasules

Hahahahaga kete se kisha degjuar ,mfal cfund bejne fasulet pas fallit??? E cben halli :))))

Te ben te hash fasule pa e pas ne plan mo....lol
 
Titulli: Si ta shihni fatin përmes kokrrave të fasules

Tek fasulet ka ngel fati me u pa ne fakt...
 
Titulli: Si ta shihni fatin përmes kokrrave të fasules

Nfakt un i besoja filxhanit ,por kisht 5 vjet qe mthodhin do martohesh lol e qe ateher hoqa dor :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top