Si ta ruajmë moralin dhe të mos ti nënshtrohemi depresionit gjatë këtij ktij izolimi?

Kresha

A pretty face can never trick me
91114375_2652959844986847_7657631031809277952_n.jpg


Për të luftuar kundër përhapjes së shpejtë të koronavirusit, shume nga ne jemi t’ kufizuar në shtëpi.

Ankthi, stresi, shqetësimi, mërzitja, vetmia …

Qfare ndikime psikologjike shkakton gjithe kjo?

Eshte e vertete qe izolimi ka efekte të dëmshme në psikikën tonë dhe në moralin tonë; kjo nuk eshte per tu mohuar.

Mungesa e kontakteve të kufizuara sociale shkakton gjendje depresioni, ankth, thashetheme, reagime armiqësie … “.

Për më tepër, ndalimi dhe privimi i lirisë drejtpërdrejt na konfronton me ndjenjat tona të pafuqisë, frikën dhe nevojat tona. Të jesh i detyruar të qëndrosh në shtëpi nuk është e natyrshme për askënd. Secili individ ka një nevojë themelore të ndjehet i lirë të bëjë atë që dëshiron, të dalë nëse dëshiron, të marrë ajr ashtu siç e sheh të arsyeshme. gjithashtu duhet të mbajëm lidhje shoqërore për të mbajtur një ekuilibër të mirëqenies psiqike.

Izolimi ose mbyllja në shtëpi pengon këtë ekuilibër psikologjik dhe këtë ndjenjë lirie. Përballë këtij mjedisi të pazakontë, mendja zgjohet, trupi somatizohet dhe mund të reagojë n’forma t’ndryshme siq jane (shqetësime të gjumit, dhimbje muskulore, humbje e oreksit, dhimbje koke, probleme të tretjes …)

Nuk eshte nje sfide e lehte per ta perballuar dhe jo t’gjithe kemi forcen mendore per ta pranuar, sido qe t’jete jemi t’obliguar, per t’miren tone dhe t’miren e tjetrit, edhe pse bindshem besoj qe secila qenje njerëzore ka aftësinë totale për kapërcyer këtë provë.

Familjet, çiftet’me fëmijë …

Si të mbijetojmë në mbyllje?

Si familje, pavarësisht nga mosha e fëmijëve tuaj, duhet të përpiqeni të mbani një ritëm ditor sa më afër ritmit tonë të zakonshëm, në mënyrë që të keni standarde strukturuese.

Si ti strukturojmë ditët tona:

Keni orar fiks per te shkuar n’gjume, njesoj sikur gjate diteve normale t’punes dhe shkolles se femijeve.

Vendosni një kohë fikse zgjimi për t’gjithe familjen.

Vishuni (shmangni qëndrimin në pizhama gjatë gjithë ditës për të evituar ndjenjën e izolumit dhe zgjimin e ndjenjave emotive) dhe parashihni gjatë gjithë ditës aktivitete t’përditshme dhe t’ndryshme me fëmijët: detyra shtëpie, muzikë, vallzim, aktivitet fizik, lexim, pregatitje ushqimore s’bashku, punë manuale, meditim… ” kohët e qeta janë gjithashtu të rëndësishme: shfrytëzojini ato si mundësi për të kaluar një kohë të mirë dhe kualitative me femijet, konsideroni gjithashtu qe eshte momenti perfekt per ti msuar shume gjera dhe per ti edukuar qe t’behen t’pavarur.

Mos punoni në shtrat dhe përcaktoni një zonë pune (mos i ndroni shprehite)

Hani ushqim në oraret e caktuara, njesoj sikur ditet normale.

Tregoni fleksibilitet, dashamiresi, dhe akcesibilitet me anëtarët e tjerë të familjes (me ata t’cilet nuk jetojn nen kulmin e njejte me juve)

gjithë duhet të tregohemi tolerant dhe t’miruptimt. Nuk eshte nje gje e lehte kur e dijm se shume prinder nuk jetojn me femijet e tyre dhe qe e kan t’veshtire mos takimin me ta; vlen per te dyja palet por me siguri qe eshte edhe me e veshtire per prindin, posaqerisht nese mosha e ti eshte e avancur; kti i shkon mendja edhe ne gjerat me negative, sikur vdekja. Shpeshtoni komunikimet telefonike me kamere, ose permes Skype, evitoni biseden rreth Corones, izolimit, flisni per tema pozitive, tema t’kendshme, kshilloni ndonje film t’mire apo edhe mund te zhvilloni ndonje aktivitet t’perbashket permes kameres (mund t’jete knaqsi-prurese)

Për adoleshentët, privimi i lirisë mund të përjetohet gjithashtu keq. “Në një epokë kur marrëdhëniet shoqërore jashtë familjes, miqtë dhe marrëdhëniet romantike janë në qendër të vëmendjes, kufizimet shpesh mbështeten keq. Hiper emocionaliteti, reagimet impulsive, konfliktet me vllezer dhe motra mund t’jen me t’shpeshta. Ju si prindër, do të jetë e nevojshme të jeni pak më fleksibël dhe me tolerant se zakonisht dhe t’mos beni denime t’renda, t’cilat mund ta fragjilizojn edhe me shume psiqiken e femijes tuaj. Bisedoni, lerini te shprehen; eshte momenti perfekt per t’krijuar komplicitet me femijet tuaj.

Me kete po e perfundoj: te mësojmë ta vlerësojmë këtë kohe, e cila vertete qe eshte e imponuar por per t’cilen shume shpesh ankohemi qe nuk e kemi. Tashme e kemi me bollek, athere ta vlersojm dhe me menquri ta shfrytezojm.

Kujdesuni per veten, kujdesuni per ata qe i doni.

Shkruan: Edona Lloncari
 
Morali im Eshte shume mire . Perpjete fare bile. :D
Me punen qe Kemi me tim shoq kishim mall me kalu 24 Ore bashke .
Faleminderit Kanrantines po kalojme muj te dyte mjalti.
ne karantine isha kur isha mbyll me 4 faqet e mûrit ne spital .
Jo tani ne shpi Te gjithe bashke .?

E vetmja gje qe me Helmon nga pak cdo dite jan familja ime ..pastaj te tjeret me radhe .
Kte po qe e perjetoj keq.
 
Morali bie dhe demtohet kur je ose ndihesh i braktisur nga njerzit me te afert. Ne kto jane gjithe bashke dhe qellimi eshte vetem nje, te mbrojme njeri tjetrin.
 
Morali im Eshte shume mire . Perpjete fare bile. :D
Me punen qe Kemi me tim shoq kishim mall me kalu 24 Ore bashke .
Faleminderit Kanrantines po kalojme muj te dyte mjalti.
ne karantine isha kur isha mbyll me 4 faqet e mûrit ne spital .
Jo tani ne shpi Te gjithe bashke .?

E vetmja gje qe me Helmon nga pak cdo dite jan familja ime ..pastaj te tjeret me radhe .
Kte po qe e perjetoj keq.

Tybe, kjo karantina m'ka forcu goxha goxha shume mu nshume lëmi lol
 
Qysh mu mshume lemi ? lol

Mfal se mpaska nxan ramazani, kam dasht me shkru n'shumë lol
kerkoj ndjes miq
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top