Si ta pershpejtoni metabolizmin?

ShkodranNe

Dwell in possibility
Shiko fotografinë 1728045

Me siguri nuk keni nevoje per konfirmime shkencore per faktin qe metabolizmi ngadalesohet me vite. Por, shkencetaret ende merren me metabolizmin, dhe kane ardhur deri te disa metoda interesante te cilat ngadalesojne efektet e plakjes ne mekanizmin e shpenzimit te kalorive.

Femrat pas moshes 20-vjecare mesatarisht fitojne dic me shume se gjysme kilogrami ne vit. Deri ne moshen 50-vjecare mund te grumbullohen mjaft kilograme.

Pervec kesaj fillon edhe ndikimi negativ i hormoneve, humbja e mases muskulore dhe stresi, te cilat se bashku ngadalesojne mekanizmin e djegies se indit dhjamor, respektivisht metabolizmin. Megjithate, trashja ne moshe te mesme nuk eshte e domosdoshme. Me ushtrime dhe ushqim te duhur kjo mund te kapercehet.

Me ushtrime te vecanta per pershpejtim te metabolizmit per vetem nje muaj mund te humbni rreth tre kilograme e gjysme. Do te zhvilloni muskuj te forte te cilet jane kyc per pune te shpejte te metabolizmit. Dr. Dan Benardot, profesor i nutricionizmit dhe kinezieologjise ne Universitetin Georgia State dhe dr. Tammy Lakatos, bashkautori i librit “Fire Up Your Metabolism” japin keshilla fale te cilave do te flini me mire, do te keni me shume energji, do te ndiheni me te forte dhe per nje kohe shume te shkurter do te keni numer me te vogel te rrobave. Ja se si:

1.Hani mjaftueshem

Per t’u dobesuar duhet te zvogeloni konsumin e kalorive, por nuk ka nevoje qe ne menyre drastike te filloni me reduktimin e konsumit. Ne fakt, nese papritmas zvogelohet vlera kalorike e ushqimit, rreth 1.200 kalori ne dite apo me pak, metabolizmi ngadalesohet papritmas. Njekohesisht shperbehet indi i cmuar muskulor i cili ndihmon ne shpenzimin e kalorive. Pra, hani aq sa te mos jeni te uritur. Kjo do te thote tri vakte me 430 kalori, dhe dy shujta me te vogla me 150 kalori ne dite. Kjo do ta mbaje shpejtesine e metabolizmit.

2.Hani ne mengjes

Mengjesi starton metabolizmin dhe jep energjine e nevojshme gjate dites. Nuk cudit qe femrat te cilat nuk hane mengjes kane kater here e gjysme me shume shanse per te qene te trasha. Nese asgje tjeter, merreni nje jogurt, por jo te pemeve. Hidhni ne te edhe frutat arrore.

3.Pini kafe ose caj

Kafeina stimulon sistemin nervor qendror. Konsumi ditor i kafes pershpejton metabolizmin per pese deri tete per qind, cka do te thote qe do te shpenzoni 98 deri 174 kalori me shume ne dite. Nje filxhan caj pershpejton metabolizmin per 12 per qind, ka treguar nje studim japonez. Supozohet qe per te jane pergjegjes katehinet e cajit.

4.Me fibra luftoni kunder yndyrave

Konsumi i fibrave mund te shpejtoje metabolizmin per madje 30 per qind,. Femrat qe konsumojne me se shumti fibra me kohe trashen me se paku, kane treguar nje varg studimesh. Gjate dites hani 25 grame fibra. Kete mund ta arrini duke shijuar tri peme dhe tri copa perimesh.

5.Pini me shume uje

Nje hulumtim gjerman ka treguar qe pirja e gjashte filxhaneve uje te ftohte mund te pershpejtoje metabolizmin ashtu qe te shpenzoje rreth 50 kalori me shume ne dite. Gjate nje viti keshtu mund te humbni gati dy kilograme e gjysme.

6.Hani ushqimin e rritur organikisht

Nje hulumtim kanadez tregon qe personat te cilet me ushqim konsumojne me se shumti pesticide, te cilat depozitohen ne qelizat e dhjamit, gjate dobesimit kane ngadalesimin me te madh te metabolizmit. Supozohet qe per kete fajin e kane toksinat. Pervec kesaj, disa hulumtime tregojne qe pesticidet mund te nxisin trashjen. Nese blini organike, atehere le te jene mollet, pjeshkat, specat, selinoja, nektarinat, dredhezat, vishnjat, sallata e gjelber, rrushi dhe dardhat, sepse keto jane fruta ku ka me se shumti pesticide./keshilla.net/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top