Si ta nxisni zhvillimin e trurit te femijes?

cent

...Lontano
Shiko fotografinë 1729901
Luani, bisedoni, lexoni dhe njoftojeni fëmijën me njerëzit dhe gjërat sa më shumë dhe sa më shpesh që është e mundshme.

Viti i parë i jetës së fëmijës është më i rëndësishmi kur është në pyetje zhvillimi i qelizave të trurit. Gjatë kësaj periudhe truri i fëmijës zhvillohet me shpejtësi të pabesueshme, ndërsa në këtë zhvillim ndihmon shumë mjedisi në të cilin gjendet fëmija.

Prandaj është shumë i rëndësishëm ndërveprimi i përditshëm me fëmijën tuaj, që mjedisi i tij të jetë sa më stimulues për zhvillimin e qelizave të trurit.

Për të arritur këtë gjë nuk keni nevojë të blini lodra të shtrenjta të cilat i ofrojnë brendët e ndryshëm, më e rëndësishme është që fëmijën ta përfshini në aktivitetet e përditshme, por të cilat janë argëtuese dhe edukuese për fëmijët në atë moshë. Aktivitetet mund t’i përfshini në rutinën ditore të fëmijës, që do t’ju ndihmojë në kryerjen e punëve të caktuara, dhe me këtë rast edhe të argëtoni fëmijën.

Ja disa rekomandime se çfarë mund të bëni:

1. Përfshijeni fëmijën në aktivitete shtëpiake. Tregojani se si duket hapësira në të cilën jeton dhe ambientin, pavarësisht a jetoni në shtëpi, banesë, qytet apo fshat. Po ashtu, mos i lëshoni shëtitjet e rregullta kur ua lejon koha. Njoftojeni fëmijën me gjërat që gjenden në shtëpi, me ngjyrat, format dhe teksturat e ndryshme. Sigurisht kini kujdes që fëmija të mos lëndohet me ato gjëra, sepse në moshën deri një vit, objektet mund t’i bien nga dora apo do t’i gjuajë, dhe zakonisht çdo gjë do të përfundojë në gojë.

2. Lexojini fëmijës libra me fotografi, ndërsa gjatë leximit prodhoni tinguj të ndryshëm të cilët paraqesin kafshët e caktuara, flisni emrat e ngjyrave dhe të formave, emërtoni objektet. Rrëfeni tregimin tuaj, dhe përsëriteni shpesh dhe përdorni lidhjet me tregimin me disa situata dhe aktivitetet tjera të përditshme. Fëmijëve do t’u pëlqejnë ndryshimet në zërin tuaj, karakteret dhe format në librin me fotografi dhe përveç kësaj sa më parë ta njoftoni fëmijën me leximin, aq më mirë.

3. Njoftojeni fëmijën tuaj me moshatarë dhe sigurisht me fëmijë më të rritur, dhe persona tjerë të rritur. Shkoni në parkun apo vendin e lojërave ku vijnë prindërit me fëmijë tjerë, organizoni grupe për të luajtur. Lejoni që fëmija të luajë me fëmijët tjerë, sepse kjo do ta ndihmojë edhe në të mësuarit dhe adaptimin e aftësive shoqërore.

4. Bisedoni me fëmijën kurdo që është e mundshme. Kur e lani, ndërroni pelenën, ecni, e kur e ushqeni ose kur bëni çfarëdo aktiviteti tjetër. Flisni për çfarëdo dhe në situatat e përditshme shmangni të përdorni shumë gjestikulimet, shkurtesa apo të zëvendësoni me fjalë të fëmijëve. Kur bëni diçka, shpjegojani fëmijës çfarë bëni me fjalë të plota. Në ndërveprim me fëmijën përgjigjuni me fjalë të plota, me fjalor të thjesht dhe të rregullt. E gjithë kjo do ta ndihmojë fëmijën për të krijuar komunikim sa më të mirë me ju dhe mjedisin.

5. Kur blini lodra, blini ata që stimulojnë aktivitetin e trurit, dhe me ketë edhe zhvillimin më të shpejtë të qelizave trunore. Blini lodrat siç janë lojërat e ndryshme me gjë-e-gjëza dhe ato që punojnë në mënyra të caktuara – tërheqje, shtyrje, dhe të cilat pas një veprimi të caktuar prodhojnë efekte me tinguj dhe me ngjyra. Luani me fëmijën duke përdorur ato lodra, tregojini se si përdoren, por po kështu lejoni edhe fëmijën ta zhvillojë vetë imagjinatën dhe mënyrën e lojës. Argëtohuni me fëmijën tuaj dhe ai po ashtu do të argëtohet.

6. Dekoroni dhomën e fëmijës ose këndin ku fle fëmija juaj. Le të jetë e hareshme në ngjyra të gëzuara dhe me shumë ngjyra. Stimulimi vizual nxit zhvillimin e qelizave trunore, sepse ngjyrat te fëmija nxisin kureshtjen dhe koncentrimin. Në mur varni fotografi dhe piktura me ngjyra, në dysheme tepih shumëngjyrësh, jastëkë, mbulesat dhe rrethoja le të jetë me ngjyra të ndryshme. E gjithë kjo do të tërheq vëmendjen e fëmijës dhe do ta gjallërojë.

7. Fëmijët kanë karaktere të ndryshme dhe kështu edhe shije të ndryshme që nga lindja. Kini kujdes të kuptoni se çfarë i pëlqen fëmijës suaj dhe çfarë nuk i pëlqen, dhe përshtateni mjedisin me kërkesat e tij. Tentoni të gjeni sa më shumë gjëra, lojëra dhe aktivitete që do t’i pëlqejnë fëmijës suaj sepse diversiteti nxit zhvillimin e sinapsave trunore.
/vipat
 
Titulli: Si ta nxisni zhvillimin e trurit te femijes?

Bota e femijes eshte nje det i pa-ane ,don vetem te dish ta trajtosh dhe ta 'kanalizosh ujrat 'ne drejtimet e duhura,.eshte fantastike te zbulosh dhe te rritesh bashke me boten e nje femije,.!
Mbi te gjitha femija don kohen dhe perkushtimin e prinderve,nuk eshte e rendesishme shume si kalon kohen,prindi me femijen,e rendesishme eshte qe ai ti gjendet pran dhe te perfshihet ne boten dhe emocionet e tij feminore.
 
Titulli: Si ta nxisni zhvillimin e trurit te femijes?

Bota e femijes eshte nje det i pa-ane ,don vetem te dish ta trajtosh dhe ta 'kanalizosh ujrat 'ne drejtimet e duhura,.eshte fantastike te zbulosh dhe te rritesh bashke me boten e nje femije,.!
Mbi te gjitha femija don kohen dhe perkushtimin e prinderve,nuk eshte e rendesishme shume si kalon kohen,prindi me femijen,e rendesishme eshte qe ai ti gjendet pran dhe te perfshihet ne boten dhe emocionet e tij feminore.

Patjeter qe perkushtimi i prinderve eshte me e rendesishmja ne zhvillimin e femijes.
Eshte e rendesishme qe ti kushtohet vemendje femijes sa eshte i vogel, sepse eshte koha kur ka mundesi per te mesuar sa me shume gjera.
Eshte koha qe mund ti filloni mesimin e gjuheve te huaj, te bej sporte te ndryshme ( not, basket, volej, tenis, balet ose kercim).
Po ashtu evitimi i kompjuterit ne moshat e vogla, kur eshte shume me kollaj te lozesh me femijet me lodra, libra per te vizatuar, apo ne park.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top