Si ta ndihmoni fëmijën rreth studimit?

cent

...Lontano
TIRANE-Nuk është e lehtë që fëmija të përqëndrohet të studiojë, kjo kërkon shumë durim dhe vullnet jo vetëm nga fëmija, por kryesisht nga prindi. Por si të ndihmoni fëmijën të mësojë dhe kryejë detyrat e caktuara nga mësuesja në mënyrë që ditën tjetër të jetë tërësisht i përgatitur në klasë. Ka disa mënyra.
2m7atyf.jpg
Fillimisht vendosni që fëmija të lexojë vetë. Nëse bllokohet në ndonjë pjesë të lëndës, e ndihmoni. Me zë të lartë i lexoni nga libri pjesën që ai nuk e kupton.
Duhet që gjatë kësaj kohe, fëmija me sy të përcjellë tekstin, sepse kështu do të përqendrohet më mirë dhe do t’i kuptojë më lehtë fjalët e reja. Pas leximit, bisedoni rreth tekstit dhe bëni pyetje për t’u siguruar nëse është kuptuar pjesa që ju sapo i lexuat.

Me këtë formë kaq aktive do e bëni lëndën më interesante, ndërsa përmbajtjen dhe me më shumë kuptim.

Kurrë mos e detyroni fëmijën që të mësojë dhe shkruajë detyrat, sepse vetëm sa do ta prishni marrëdhënien me të.

Prindi duhet të tregohet me taktikë dhe duhet të flasë gjerë me mësuesin apo mësuesen rreth mësimeve që bëjnë nxënësit. Dihet që mësuesi ka rolin kryesor por prindi duhet ta ketë rolin e asistentit të mësuesit, i cili gjithmonë është i gatshëm ta ndihmojë fëmijën në mësim dhe zgjidhjen e detyrave.

Ndërsa fëmija bën detyrat, uluni pranë tij. Edhe nëse ndihma juaj nuk është e nevojshme, mbikëqyrja juaj është tejet e rëndësishme.

Në krye të orarit, duhet të jetë lënda e cila është më e vështira për nxënësin, sepse me të duhet të merret dhe kur e ka përqendrimin më të madh, pra kur është i çlodhur.

Ia sqaroni fëmijës sesi në tekst duhet të ndajë të dhënat më të rëndësishme, çka do t’a ndihmojë gjatë përsëritjes. Le të mundohet ta lidhë lëndën me shembuj nga jeta.

Pasi ta lexojë një mësim, le ta rrëfejë me fjalët e tij.
/Balkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top