Si ta kuptoni se jeni të sëmurë me hipertension

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Si ta kuptoni se jeni të sëmurë me hipertension

Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje shkaktohet nga një tjetër, sidomos nga problemet ne veshka. Ja si duhet te veproni për ta luftuar "epideminë" e këtij shekulli.
Hipertensioni dhe diabeti po kthehen në dy epidemi të mëdha. Shpesh hipertensioni vjen për shkak të sëmundjeve te tjera, ndërsa në raste të tjera është i trashëgueshëm. Nga 100 raste me hipertension, 80 vetave nuk u dihet shkaku”, ndërsa 20 rastet e tjera vuajnë nga hipertensioni i trashëgueshëm.

Simptomat e një të sëmuri me hipertension:

Dhimbje koke, sidomos në mëngjes
Veshët të gumëzhijnë
Marrje mendsh vazhdimisht
Ndonjëherë të del gjak nga hundët
Depresion, pa e ditur shkakun e vërtetë
Personi nxehet pothuajse kot së koti
Të sëmurit i skuqet fytyra
Shpesh ka gjendje të fikti

hipertensuioni.jpg
 
Titulli: Si ta kuptoni se jeni të sëmurë me hipertension

Nga se shkaktohet

Disa nga shkaqet kryesore që shkakton këtë sëmundje “epidemike”, është ndonjë defekt në veshka, tumori adrenal, ngushtimi i aortës e të tjera. Në këto raste hipertensioni quhet dytësor, sepse vjen si pasojë e një sëmundjeje tjetër. Ndodh që, kur sëmundja tjetër që shkakton hipertensionin zhduket, edhe hipertensioni zakonisht zhduket bashkë me të.
Tipi tjetër i hipertensionit quhet primar. Ky lloj hipertensioni prek pjesën dërmuese të të sëmurëve me hipertension. Shkaktari i tij ende nuk njihet. Por besohet se është rezultat i shumë faktorëve si: trashëgimia, mbipesha, mënyra e të ushqyerit, mungesa e aktivitetit fizik etj.

Shenjat

Mësohet se hipertensioni quhet ndryshe edhe “vrasës i fshehte”, sepse shpesh mbetet i padiagnostikuar. Ka njerëz që as e kanë marrë vesh ndonjëherë se kanë pasur hipertension. Sëmundja përkeqësohet gradualisht dhe kjo ndodh gjatë një periudhe të gjatë kohore dhe jo brenda pak ditësh. Pikërisht për këtë është e vështirë që të kuptohet nga vetë personi që në fillim.
Megjithatë, ka disa simptoma të hershme që mund t´i kujtohen çdo personi me hipertension: Dhimbje koke, sidomos në mëngjes, gumëzhim veshësh, marrje mendsh, depresion pa e ditur shkakun, personi nxehet pothuajse kot, i skuqet fytyra dhe shpesh ka gjendje të fikti.

Kur trashëgohet

Sipas studimeve, trashëgimia ndikon në një farë mase në çdo aspekt të shëndetit tonë. Që nga personaliteti dhe sjellja, deri te mundësia për të pasur kancer. Po me hipertensionin, çfarë ndikimi ka trashëgimia? Deri 10 vjet më parë mendohej se hipertensioni ishte një karakteristikë e trashëguar e njeriut.
Ndërsa tani që shkenca ka evoluar, ka dalë përfundimi se në pjesën dërmuese të rasteve hipertensioni vjen si pasojë e ndonjë sëmundjeje tjetër, pra është dytësor. Përbërësi që shkakton më shumë problem në rastin e kësaj sëmundjeje është kripa. Veshkat prodhojnë një enzimë të veçantë të quajtur renin.
Veshkat e këtyre individëve në fakt prodhojnë renin me tepricë, gjë që shkakton tkurrjen e arteriolave dhe në të njëjtën kohë detyron veshkat të mbledhin kripë. Tkurrja e arteriolave dhe rritja e nivelit të kripës në veshka, të dyja këto dukuri shkaktojnë rritje të tensionit të gjakut.
 
Titulli: Si ta kuptoni se jeni të sëmurë me hipertension

ا´duhet të bëjmë për të luftuar hipertensionin

Duke qenë se shpesh të prekurit nga hipertensioni nuk e dinë një gjë të tillë, duhet të ndiqen disa hapa për ta zbuluar atë. Kështu, fillimisht duhet të bëjnë një “eko” të zemrës, duhet bërë një kontroll për enët e gjakut në sy, si dhe një analizë urine.
Preparatet e para mjekësore kundër hipertensionit janë diuretikët, të cilët shkaktojnë eliminim lëngjesh nga organizmi. Eliminimi i tyre sjell eliminim të kripës. Kjo metodë zakonisht e ul tensionin e lartë. Por ka një problem jo të vogël në këtë mes. Bashkë me kripën, diuretiket eliminojnë edhe potasiumin.
Prandaj doktorët që japin diuretikë, japin edhe tableta potasiumi. Gjithashtu, personi që merr këto duhet të pijë shumë ujë. Minimumi për sodiumin (kripën) është 200-250 miligramë, ndërsa për potasiumin është 1000 miligramë.
Rregulli bazë në mënyrën e të ngrënit është që, çfarëdo që të hamë, duhet të zgjedhim ushqime me sa më shumë potasium dhe me sa më pak kripë.
Ushqimet natyrale, sidomos zarzavatet, kanë një përmbajtje të lartë potasiumi dhe të ulët në sodium. Ndërsa ushqimet e përgatitura nga njeriu (konserva, sallama, djathëra etj) kanë përmbajtje të ulët potasiumi dhe përmbajtje të lartë sodiumi. Edhe mbipesha ndikon negativisht në rritjen e tensionit të gjakut. Por fakti është se pas përpjekjeve për të rënë në peshë, tensioni bie shumë më shpejt se rënia e vetë peshës.
Pra, nuk është një lidhje e thjeshtë se, meqë kur je shumë i shëndoshë dhe zemra jote punon me sforcë, ke tension të lartë. Ky është vetëm njëri faktor. Por ka edhe një faktor tjetër të rëndësishëm, i cili mendohet të jetë insulina.
echo.jpg
 
Titulli: Si ta kuptoni se jeni të sëmurë me hipertension

Të ngrënit

Masat qe duhet te merrni

* Hani patjetër zarzavate për dreke dhe për darke. Kjo përfshin sallatat, drithërat (oriz, misër etj.), patate, fasule, bishtaja, bamje, patëllxhanë, speca etj.
* Nëse në mëngjes hani përshesh me qumësht, buka duhet të mos ketë kripë.

Mos hani konserva mishi, peshku, sallama dhe çdo gjë tjetër që vjen e paketuar nga fabrika si ushqim i gatshëm.

Si mund të luftojmë hipertension me aktivitet fizik


Po të vraposh 30 minuta në ditë pa pushim, i plotëson më së miri kushtet e aktivitetit të duhur sportiv. Sipas specialistëve, stërvitja e rregullt dhe serioze ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.
Gjatë stërvitjes trupi prodhon nxehtësi prej metabolizmit. Kjo nxehtësi duhet që të shkarkohet diku dhe normalisht kalon nga lëkura në ajër. Kjo arrihet nëpërmjet rritjes së qarkullimit të gjakut në sistemin periferik dhe me anë të avullimit te djersës.
Gjithashtu, gjatë stërvitjes, tensioni i gjakut rritet, sepse zemrës i duhet të pompojë me më shpejtësi për të shpejtuar qarkullimin e gjakut. Kjo, me qëllim që të ushqejë muskujt dhe për të shpërndarë nxehtësinë e tepërt. Por, pasi stërvitja ka mbaruar, muskujt e çlodhur dhe kapilarët e zgjeruar lejojnë gjakun të qarkullojë më lirisht, prandaj edhe tensioni i gjakut bie.
Një faktor tjetër është edhe insulina. Nuk ka më asnjë dyshim që, një person që merret me stërvitje, trupi i tij e përdor insulinën më me tepër efektivitet. Kjo përfshin edhe diabetikët e të dy tipave, por edhe çdo njeri tjetër që nuk ka diabet apo hipertension.
Stërvitja ndihmon në uljen e nivelit të insulinës në gjak (sepse nuk ka nevojë për insulinë të tepruar, se ajo që është e bën punën njësoj). Sasi më e ulët insulinë në mënyrë indirekte, ul tensionin e gjakut, për shkak se kjo ndikon tek veshkat që të thithin më pak sodium në organizëm.Telegrafi
vrapimi.jpg
 
Glutamina kundër hipertensionit


Duke qenë se një pjesë e madhe e popullatës vuan nga shtypja e lartë e gjakut (hipertensioni), edhe efekti më i vogël parandalues është i vlefshëm.

Rëndësi të veçantë ka parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare, sidomos me anë të ushqimit optimal dhe të shëndetshëm dhe me anë të ushtrimeve të rregullta.

ثshtë vërtetuar se acidi glutaminik zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut, prandaj personave që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut (si edhe të gjithë njerëzve të rrezikuar nga hipertensioni) u rekomandohet konsumimi i ushqimeve që përmbajnë glutaminën.

Konsumimi ditor i ushqimeve të cilat e përmbajnë këtë acid (drithërat integrale, oriz, egjër etj.) ka rëndësi të madhe për parandalimin e hipertensionit, thonë autorët e studimit të botuar në revistën “Journal of the American Heart Association”.
*telegrafi*
f.0722115657207_m.jpg
 
Me folate kundër hipertensionit


Një studim i ri italian ka dëshmuar se lulelakra, lakra, marulja, egjëri etj., luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut, ndërsa ndihmojnë edhe si terapi te hipertensioni ekzistues dhe pandjeshmëria në insulinë.

Këto ushqime janë të pasura me folate, ndërsa gjatë studimit janë marrë nga 15 miligramë folate në ditë.

Rezultatet kanë treguar se konsumimi ditor i sasive të mëdha të acidit folik me anë të ushqimit, ul edhe shtypjen sistolike edhe atë diastolike, për mesatarshit 5 mmHg.

Autorët e studimit të botuar në revistën “European Journal of Clinical Nutrition”, pohojnë se kjo ndodh si rezultat i zvogëlimit të nivelit të homocisteinës në gjak.

Homocisteina është një aminoacid që kohëve të fundit konsiderohet si faktori kryesor në paraqitjen e hipertensionit dhe arterosklerozës, dhe sëmundjeve tjera kardiovaskulare, në përgjithësi.
*telegrafi*
 
Hipertensioni: 15 Menyra si te ulet presioni i gjakut pa barna

Gati dy nga tre persona te moshuar me diabet kane edhe hipertension (shtypja e larte e gjakut). Qe te dy keto gjendje rrisin rrezikun per sulm ne zemer, goditjen ne tru, semundje te syve dhe veshkave.

Shpesh diabeti dhe hipertensioni shkojne dore per dore. Gati dy nga tre persona te moshuar me diabet kane edhe hipertension (shtypja e larte e gjakut). Qe te dy keto gjendje rrisin rrezikun per sulm ne zemer, goditjen ne tru, semundje te syve dhe veshkave.
thumbnail.php

Sikur sheqeri ne gjak ashtu edhe shtypja e gjakut luhatet gjate dites. Shtypja normale e gjakut eshte 120/80 mmHg. Rezultatet nder 120/80 mmHg konsiderohen normale, por nje rezultat permbi te nuk duhet te konsiderohet shkak per te bere panik. Hipertensioni definohet atehere kur kemi dy apo me shume lexime te rezultatit mbi 140/90.

Sidoqofte, njerezit me diabet kane cak me te ulet te shtypjes se gjakut se sa te tjeret. Kjo eshte per shkak te rritjes se rrezikut te semundjes se zemres qe vie nga diabeti. Mjeket ane e mbane rekomandojne qe njerezit me diabet duhet te mbajne shtypjen e gjakut nder 130/80.

Nese shtypja e gjakut ngritet mjeku sigurisht se do ju rekomandoje ndryshime ne menyren e te jetuarit para se te pershkruaj barna. Dhe per kete me poshte keni disa keshilla qe ia vlen te adoptohen ke apo nuk ke hipertension.
Lexoni me poshte 15 menyra se si te ulet presioni i gjakut pa barna

1. Shkurto sasine e kripes. Nuk eshte per tu çuditur qe kripa rrit shtypjen e gjakut. Nje studim i ri i publikuar ne Gusht te vitit 2008 ne American Journal of Clinical Nutrition e konfirmon kete. Studimi i me shume se 11000 njerezve ka zbuluar se dieta (te ushqyerit) me sasi te larte sodiumi ishte drejtperdrejte e lidhur me shtypjen e larte te gjakut.
2. Largo Stresin. Nje shqyrtim i 107 studimeve te bere per teknikat e zvogelimit te stresit dhe shtypjen e gjakut ka zbuluar se meditimi, trajnimi i menagjimit te stresit dhe relaksimi progresiv i muskujve ishin qe te gjitha efektive ne uljen e shtypjes se gjakut.

Gjithashtu, nje studim tjeter i prezantuar gjate Majit 2008 ne mbledhjen vjetore te American Society of Hypertension (Shoqates Amerikane per Hipertension) ka zbuluar se degjimi i muzikes relaksuese per 30 minuta ne dite zvogelon shtypjen e gjakut.
3. Alkooli. Ekspertet rekomandojne jo me shume se nje gote per femra dhe dy gota per burra ne dite. Ne fakt, studimet tregojne se kur ata qe pine shume alkool shkurtojne sasine qe pine, edhe shtypja e gjakut zvogelohet. Nese pini alkool dhe jeni ne rrezik te zhvillimit te shtypjes se larte te gjakut bene mire qe te ndaloni apo shkurtoni pirjen e alkoolit.
4. Mbushu me potas. Edhe pse sot rekomandohet qe te rriturit te konsumojne se paku 4700 miligram (mg) te potases ne dite dhe jo me shume se 2300 mg te sodiumit, njerezit ashtu sikur ti kishin rekomanduar e bejne te kunderten dhe konsumojne dy here me shume sodium se sa rekomandohet dhe marrim shume me pak potas se sa rekomandohet. Nje shqyrtim i studimeve i publikuar ne Gusht te vitit 2008 ne Journal of Clinical Hypertension ka zbuluar se te ushqyerit me ushqime te pasura me potas ndihmon ne uljen e shtypjes se gjakut. Burimet e mira te potases me glicemine te ulet jane: fasulet e sojes, fasulet e konzervuara, salce domateve dhe paste, zarzavate, spinaqi, shojze, fasule dhe thjerrezat.
5. Merr magnez. Ushqimet e pasura me magnez munden qe gjithashtu te ndihmojne ne kontrollimin e shtypjes se gjakut. Nje shqyrtim i fundit i studimeve ka zbuluar nje lidhje inverze ne mes magnezit dhe shtypjes se gjakut. Per me shume hulumtimet kane lidhur marrjen e magneziumit me zvogelim te rrezikut ndaj goditjes ne tru dhe priklampsis (hipertension i nxitur nga shtatzenia). Ushqimet e mira qe permbajne magnez jane dritherat, orizi i kafte, bajamet, geshtenjat, fasulet lima, spinaqi dhe qumeshti.
6. Te mos harrojme qumeshtin. Ushqimet e pasura me kalcium sikur qumeshti gjithashtu kane treguar se zvogelojne shtypjen e larte te gjakut. Sasia e kalciumit qe rekomandohet ne dite eshte 1000-1200 mg, sasi qe gjendet ne dy apo tri gota qumesht te zakonshem. Burime tjera te kalciumit jane jogurti, djathi, lakra kineze, brukoli, spinaqi dhe lakra jeshile.
7. Ha patate. Nje te vogel sepse jo vetem qe jane te pasura me potas por gjithashtu permbajne perzierje te uljes se shtypjes se larte te gjakut qe quhen kukoamine, substance qe me pare eshte njohur te gjendet vetem ne mjekesin popullore Kineze. Nese patatet jane me shume karbohidrate per ty, atehere provo domatet ne vend te patateve. Edhe domatet permbajne kukoamine por kane koncentrim me te vogel.
8. Selino. Ne nje studim te vitit 1992, sipas nje artikulli te botuar ne New York Times te titulluar (Nje veshtrim i ri ndaj barit te lashte: Selino) 9 qershor 1992, tregon qe nje perzierje qe gjendet ne selino relakson muskujt e bute shtresus te eneve te gjakut dhe keshtu zvogelohej tensioni i larte i gjakut.
9. Peshku. Peshqit si ai salmon, peshku ton, harenga, skumbri dhe shojza, jane te pasura me acide yndyrore omega-3 DHA decosahexaenoic acid) dhe EPA (eicosapentaeonic acid), te cilet ndihmojne ne uljen e tensionit te larte te gjakut. Nese nuk jeni peshk ngrenes, provo vezet apo kapsula me vaj peshku.
10. Arrat. Ato jane te pasura me acide yndyrore Omega-3 ALA (alphalinolenic acid), i cili ndihmon qe shtypja e gjakut te zvogelohet. Arrat me te mira jane ato Angleze sepse kane ALA me shume se tjerat. Ju gjithashtu mund te merrni keto dobi edhe nga farat e lirit, arrat, dhe soja.
11. Ha djeges. Erezat jo vetem qe ndihmojne ti japin shije te mire ushqimeve por ato gjithashtu ndihmojne qe te ulin presionin e gjakut. Rigon, piperi i zi, borzilok jane raportuar se qe te gjitha ndihmojne qe presioni i gjakut te ulet. Se fundi hulumtuesit Iranian hane zbuluar se shafrani gjithashtu ndihmon ne uljen e shtypjes se larte te gjakut.
12. Nje thelb hudhre. Nje shqyrtim i studimeve te publikuar pergjate 50 viteve te shkuara ka zbuluar se hudhra eshte po aq efektive ne uljen e shtypjes se larte te gjakut sa edhe disa medikamente te zakonshme. Hulumtuesit Australian kane theksuar se doza prej 600 deri 900 mg qe perdoret ne shumicen e studimeve permban rreth 3.6 deri 5.4 mg te allicinit, perberesi aktiv ne hudher. Thelbi i hudhres permban nga 5 deri 9mg te allicinit.
13. Spinaqi. Ushqimet e pasura me folate sikur spinaqi jane te lidhura me uljen e shtypjes se larte te gjakut. Nje studim i publikuar me 2005 ne Journal of the American Medical Association ka zbuluar se grate te cilat konsumonin se paku 1000 mikrograme te folates ne dite permes ushqimit apo permes suplementeve (zevendesuesve), kane arritur te zvogelojne rrezikun per hipertension krahasuar me ato te cilat konsumonin 200 mikrogram ne dite. Burime tjera me folate jane perimet me gjethe te gjelberta, bimet bishtajore, dhe shparg.
14. Shoqerohu. Hulumtuesit ne Univerzitetin e اikago kane zbuluar se ata te cilet kishin me pake lidhje shoqerore (shoqeri) kishin me shume gjasa te vuanin nga hipertensioni. Ne fakt shtypja e gjakut tek personat e vetmuar ishte mesatarisht per 30 pike me e larte se sa ata te cilet nuk ishin te vetmuar.
15. اokollata e Zeze. Kenaqu duke ngrene çokollate per çdo dite nga pak perderisa ajo eshte çokollate e zeze. Studimet tregojne se eshte e mire per shendetin e zemres dhe se zvogelon shtypjen e larte te gjakut. Nuk kem nevoje te permendim se çka bene per disponimin tuaj.

E di qe eshte e veshtire te inkorporohen ne jete te gjitha keto pernjehere por mundohuni sadopak qe te beni ndryshime pak nga pak. اka mendoni ju, a ka dikush qe ka provuar ndonjeren nga keto menyra ose edhe ndonje tjeter e qe ka pasur sukses ose ka deshtuar?
•infoalb•
 
Titulli: Si ta kuptoni se jeni të sëmurë me hipertension

Kakao ul tensionin e gjakut

Shiko fotografinë 1798949Studimet e reja të shkencëtarëve spanjoll të Universitetit Complutense në Madrid, kanë zbuluar se përbërësit e kakaos kanë efekt të fuqishëm antihipertenziv.
Gatë 17 javëve sa ka zgjatur studimi, pas konsumimit të përditshëm të 0.75 gramëve të përbërësve të tretshëm të kakaos, vlerat e tensionit sistolik kanë rënë për 10-15 mmHg.
Ky ekstrakt i pasur me antioksidues dhe polifenole është treguar i shkëlqyeshëm në uljen e nivelit të angiotenzinës II, duke treguar kështu veti të ACE-inhibitorëve.
ACE-inhibitorët (barnat për uljen e tensionit), pengojnë shndërrimin e angiotenzinës I në angiotenzinë II, që është një vazokonstriktor i fuqishëm – shtrëngon enët e gjakut duke shkaktuar kështu ngritje të tensionit të gjakut.
Ekstrakti i pasur me përbërës të kakaos është treguar efektiv edhe në uljen masës trupore, që ka ndihmuar edhe më tepër në kontrollimin e tensionit.Keshilla.
 
Titulli: Si ta kuptoni se jeni të sëmurë me hipertension

Hibiskusi kundër hipertensionit

Shkencëtarët nga Universiteti Tufts në Boston, thonë se çaji i hibiskusit vepron kundër tensionit të lartë të gjakut.Revista Journal of Nutrition njofton se Hibiscus sabdariffa është treguar shumë e aftë për uljen e tensionit sistolik për 7.2 mmHg dhe atij diastolik për 3.2 mmHg.
Hipertensioni është njëri nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, i cili është fajtor për 35% të infarkteve të zemrës dhe të trurit, për 49% të rasteve me pamjaftueshmëri të zemrës dhe është shkaktar i vdekjes së hershme te 24% të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.
Efekti i hibiskusit në parandalimin e tensionit të lartë arterial konsiston në vazodilatim (zgjerimin e enëve të gjakut). /Telegrafi/
 
Lengu i patellxhanit ul presionin e latre te gjakut !!

Një gotë uji me lëng panxhari në ditë mund t’iu ndihmojë të luftoni presionin e lartë të gjakut. Këto janë rezultatet e arritura nga kërkimet e vazhdueshme të mjekëve dhe shkencës. Gjatë eksperimenteve të realizuara e tregua se as më shumë e as më pak, por një gotë uji me lëng panxhari në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të ulur tensionin e gjakut. Efekti u dallua pas kundërveprimit të përbërësve të lëngut të panxharit ndaj mikrobeve të gjendura në gojën e njeriut. Më pas u vu re se pirja e një gotë uji me lëng panxhari shoqërohej me një sërë ndryshimesh fiziologjike. Përbërësit e lëngut ndikonin në zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë qarkullimin e gjakut me më shumë shpejtësi. Kjo ndihmonte në uljen e presionit të gjakut. Po ashtu perime të tjera përmbajnë nitrate në sasi të larta, si panxhari, përfshirë spinaqin dhe marulen (lakra jeshile). Kështu një grup shkencëtarësh në Londër, realizuan një eksperiment; ku disa njerëz duhet të pinin gjysmë litri lëng panxhari, ndërsa disa të tjerë të pinin gjysmë litri ujë. Personat të cilët kishin pirë lëng panxhari filluan të shfaqnin shenja të uljes së presionit të gjakut, vetëm pas pak orësh. Pas dy orëve enët e gjakut ishin zgjeruar dhe gjaku qarkullonte më lehtësisht.
Presioni i lartë i gjakut
Për të kuptuar se ç’është presioni i lartë i gjakut duhet më parë të dihen cilat janë vlerat normale të tij. Ato luhaten nga 80-100 mmHg (i larti-i tkurrjes së zemrës) me 50-70 mmHg(i ulëti-i lëshimit të zemrës) te fëmijët, duke arritur në 100-120 mmHg me 60-80 mm Hg tek më të rriturit dhe tek të moshuarit. Presioni i gjakut mund të tejkalojë shifrat normale gjatë një emocioni, pas një sforcimi fizik, pas pirjes së kafes, së alkoolit, së duhanit, pas teprimit ushqimor, pas ekspozimit të papritur tek temperatura të ulëta ose qëndrimit të zgjatur të kokës në diell etj. Sidoqoftë pas disa minutash apo orëve ai mund të rikthehet në normë me ose pa mjekim. Kur ky konstatim është rastësor, në jetën e një personi të kontrolluar rregullisht, bëhet fjalë për ngritje të presionit, por jo për sëmundje të presionit të lartë të gjakut. Kur shifrat e mbinormës janë konstatuar në matje të njëpasnjëshme (çdo vakt për disa ditë ose javë rresht) nuk bëhet më fjalë për çrregullim rastësor, por për sëmundje të presionit të lartë. Kur ngritja e presionit të gjakut pason shfaqjen e një sëmundjeje të veshkës, gjëndrave me derdhje të brendshme etj., ai konsiderohet shqetësim i saj dhe mund të normalizohet pas mjekimit të sëmundjes përkatëse me ilaçe ose në rrugë kirurgjike. Presioni i lartë i gjakut është një sëmundje e cila prek çdo ditë e më shumë njerëz, kryesisht të moshave të rritura. Megjithatë ai nuk përjashtohet as në të rinjtë, bile edhe tek fëmijët. Në ngritjen e tij ndikojnë disa faktorë si dieta, gjendja shpirtërore, kushtet e jetesës etj.
Shkaktarët
Kripa, kafeja, alkooli, duhani dhe droga janë armiqtë më të mëdhenj të shëndetit normal dhe provokatorët më të rrezikshëm të sëmundjes së presionit të lartë të gjakut. Dhjami, gjalpi, djathi dhe ëmbëlsirat, janë të këshilluara të merren në sasi sa më të vogël nga personat që nuk kryejnë veprimtari fizike. Kufizime duhen bërë edhe në brumëra. Mbajtja e peshës në shifra të përafërta me numrin e centimetrave që tejkalojnë 1 metër të lartësisë, do të ishte mjaft e preferuar dhe dobiprurëse në parandalimin e sëmundjes së presionit të lartë të gjakut etj. Angazhimi në veprimtari të ndryshme shoqërore, sportive, artistike etj. këshillohet për të gjitha moshat, sidomos pas daljes në pension dhe në rini.

T.O
 
Titulli: Si ta kuptoni se jeni të sëmurë me hipertension

Mënyra natyrale për të luftuar presionin e gjakut

Kaliumi ndihmon në uljen e presionit të gjakut
Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të kaliumit dhe presionit të gjakut. Pakësimi i sasisë së natriumit është njëra nga mënyrat që ndikon në uljen e ten¬sionit të lartë të gjakut. Por ka edhe një mënyrë tjetër, pa medikamente, që mund t'ju ndihmojë në uljen e niveleve të larta të ten¬sionit: Shtojini kalium ushqyerjes tuaj. Kon¬sumimi i më shumë ushqimeve që përmbajnë kalium ndikon në uljen e natriumit në këto ushqime. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta.
Për rezultate më të mira kufizoni marrjen e natriumit deri në 2300 miligramë në ditë dhe shtoni marrjen e kaliumit deri në 4700 miligramë në ditë. Ju duhet gjithashtu të shmangni edhe konsumin e ushqimeve të për¬punuara, nëse jeni të interesuar të ulni presio¬nin e lartë të gjakut. Në ushqimet e përpunu¬ara shpesh shtohet natrium, prandaj mund të rritet rreziku për shfaqjen e hipertensionit. Por nga ana tjetër edhe marrja shtesë e kaliumit duhet të bëhet patjetër me rekomandim të mjekut. Shumë njerëz me sëmundje të vesh¬kave kanë vështirësi në eliminimin e niveleve
të larta të kaliumit, kjo mund të vështirësojë punën e zemrës deri në rreziqe fatale. Mos harroni të qëndroni nën kontrollin e mjekut për çdo ndryshim në mënyrën tuaj të jetesës, e sidomos nëse jeni duke u mjekuar nga ten¬sioni i lartë i gjakut.
Shiko fotografinë 1799489
Forca e kaliumit
Ushqim Kalium
1 patate e vogël e pjekur 610 mg
220 g kos pa yndyrë 580mg
1 banane 422 mg
1 filxhan qumësht 380mg
75 g mish viçi i pjekur, i padhjamë 371 mg
1 filxhan lëng portokalli 355 mg
1 filxhan tërshërë 120 mg
/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top