Si ta jepni lajmin e bebes që prisni

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Një nga momentet më zbavitëse të shtatzënisë është mënyra sesi vendosni të jepni lajmin. Ka nga ato vajza që thonë thjesht “Jam shtatzënë!” dhe nga ato që e lënë të lirë fantazinë. Po ju si ia keni bërë?


Shtatzënë? Prisni fëmijën tuaj të parë? E keni dëshiruar aq shumë dhe tani prisni me padurim lindjen e tij? Ndiheni pak e shqetësuar. Keni frikë se ardhja e tij do t’ju ndryshojë jetën? Janë të pakta herët në jetë që na ndodh të japim këtë lajm të rëndësishëm dhe nuk është vetëm një moment që duhet kujtuar gjithmonë, por edhe një anekdotë e bukur e cila mund t’i tregohet fëmijës kur të rritet. Nga biberoni, te pupat e vogla të futura në një kuti, apo quajtja e prindërve “gjyshër”: janë të shumta sugjerimet që gjenden në internet. Gjithsesi, periudha e shtatzënisë, është një moment i veçantë në jetën e çdo gruaje dhe karakterizohet nga një sërë ngjarjesh të cilat, që nga momenti i ngjizjes, nisin të ndryshojnë mënyrën e jetesës së nënave të ardhshme. Jo të gjitha gratë reagojnë në të njëjtën mënyrë dhe diferencat varen nga aspekte të ndryshme si: personaliteti i gruas, mënyra se si e përjeton idenë e të qenit nënë, nga lloji i raportit dhe mbështetja morale që merr nga shoku me të cilin jeton etj., sidomos kur je në pritje të fëmijës së parë, pyetjet janë të shumta. Për të dhënë lajmin e bukur kemi përzgjedhur disa mënyra kurioze (por jo domosdoshmërisht më të bukurat).
Fotografia e parë

Imazhi i parë shumë i rëndësishëm i bebes të fotografuar gjatë ekografisë është një ide e mrekullueshme nëse dëshironi ta jepni lajmin me fjalë të thjeshta. Por mund të zgjidhni edhe një mënyrë tjetër, për shembull të stamponi disa fotografi tuajat me testin e shtatzënisë në dorë: “Djalë apo vajzë? Përgjigjen do ta zbulojmë në maj”.

“Pritëm ditëlindjen e mamasë sime. Kur e hapi dhuratën dhe pa brenda ekografinë, mbeti pa fjalë. Pastaj filloi t’ua tregonte të gjithë të pranishmëve dhuratën”, thotë një vajzë.
Një panine në furrë

Nga mbititulli mund t’u duket diçka e çuditshme, por të jeni të sigurt se funksionon. ثshtë përdorur nga një zonjë angleze, e cila e ka treguar mënyrën e saj në një forum: “Ndërsa bashkëshorti im hyri të bënte një banjë, unë futa në furrën e sobës një hamburger dhe një biberon. Kur doli nga banja, e pyeta nëse po gatuante diçka dhe ai m’u përgjigj menjëherë jo. Pastaj për ta ngacmuar i thashë sërish: ‘Mendova se po gatuaje ndonjë gjë, sepse pashë diçka në furrë’. Ai u hutua, hapi sobën dhe heshti për pak sekonda, para se të arrinte të kuptonte se për çfarë bëhej fjalë. Që nga ajo kohë babai i tij sa herë më sheh, më pyet gjithmonë nëse ka diçka ende në furrë”.
Thojani me një bluzë

Sot për fat të mirë çfarë nuk gjen në pazar. Për një rast kaq të rëndësishëm sa ky, pse të mos përdorni një bluzë të stampuar me shkrimin e një bebeje?
“I bleva djalit tim më të madh një bluzë mbi të cilën shkruhej: ‘Tani do të bëhesh vëllai i madh’. Pastaj ia paketova bukur dhe kur u mblodh e gjithë familja ia dhashë. Po prisnim të shihnim reagimin e tij. Ishte diçka interesante edhe pse në fillim im bir nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte në të vërtetë”, tregon një baba në një forum.
Një fotografi vlen më shumë se fjalët

Dëshironi ta kujtoni përgjithmonë momentin kur ua keni thënë lajmin njerëzve tuaj më të dashur? Kërkojini një fotografi ose dikujt tjetër që ju i besoni t’ju bëjë një fotografi.
Ja çfarë tregon një vajzë: “E gjithë familja ishte mbledhur për të festuar ditëlindjen e nipit tim dhe ne i kërkuam fotografit të na bënte të gjithëve një fotografi. Pak para se të shkrepte aparatin, bashkëshorti im bërtiti: ‘Xhenifer është shtatzënë’. Të gjithë filluan të bërtisnin dhe në atë moment fotografi filloi të shkrepte aparatin. Kemi foto të të gjithë pjesëtarëve në momentet në vazhdim. Ishte një ide e mrekullueshme të përjetësonim një moment kaq të rëndësishëm të jetës sonë”.
Rrjeti social

Nëse dëshironi që lajmin më bukur të jetës sime ta marrin vesh të gjithë, atëherë mund ta publikoni përmes një mesazhi në ndonjë faqe interneti. Nga njëra anë është mënyra më e mirë për të bërë me dije familjarët dhe miqtë, ndërsa nga ana tjetër është e sigurt se lajmi mund të përhapet me shpejtësi. Një alternativë tjetër është të hapni një blog, duke dhënë çdo muaj informacionet deri në ditën e lindjes. Ky do të ishte edhe një lloj ditari që mund t’i lexohet fëmijës kur të rritet.
•shqip•
 
Titulli: Si ta japni lajmin e bebes që prisni

e bukur kjo ideja e bluzes,te stamposh nje "i'm pregnant" dhe t`levizesh me te haha
 
Back
Top