Si ta bëjm fëmijën tonë më të zgjuar?

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Si ta bëjm fëmijën tonë më të zgjuar?


Fëmiju ynë në lexim.jpg

Cilat janë mënyrat, që prindërit duhet të ndjekin për ta bër fëmijën e tyre më të zgjuar?



Sipas psikologëve prindërit duhet:


- Fëmija duhet të bëjë mjaftueshëm aktivitet fizik. ثshtë provuar nga studime të ndryshme se nëse fëmija e bën këtë, ai do të ketë aftësi rreth 20% më të larta në të mësuarin e gjërave pasi qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë.


- Mos i lexoni fëmijës tuaj, lexoni bashkë me fëmijën. Nëse ai po mëson të lexojë mos u mjaftoni vetëm me tregimin e historive si edhe komentimin e figurave. I kushtoni rëndësi fjalëve duke e bërë edhe atë të lexojë.


- Mungesa e gjumit ndikon negativisht. Fëmija do të ketë kështu mangësi në aftësitë konjuktive.


- Që fëmija të ketë sukses duhet fillimisht të jetë i disiplinuar. Suksesi fillon nga aftësitë individuale. Nëse fëmija do të jetë i disiplinuar do të ketë më shumë dëshirë të shkojë në shkollë, të mësojë në shtëpi, dhe të shohë më pak televizor. Mendohet se disiplina e fëmijës ndikon në ecurinë e mirë në shkollë më tepër se IQ (inteligjenca e trurit).


- Mësoni fëmijën duke qënë sa më aktivë. Ai nuk ka nevojë të mësojë nëpërmjet dëgjimit të një programi në DVD apo online. Ai ka nevojë të mësojë në mënyrë aktive.


- Ushqyerja e mirë do të ketë tepër ndikim. Dieta e fëmijës duhet të jetë e pasur me ushqime të shëndetshme.


- Fëmijë të lumtur=fëmijë të suksesshëm. Lumturia është një avantazh për të favorizuar të mësuarin.


- Ndikon edhe gjenetika. Por e dini se ajo që ka më shumë rëndësi është edhe lagjja në të cilën fëmija rritet, shkolla që frekuenton etj? Pra janë këto që e bëjnë diferencën.


- Keni besim tek ata. Edhe të kesh besim se fëmija juaj është i zgjuar e bën diferencën!



Fëmiju, një detyrë për Prindërit
 
Mos i trajtoni fëmijët si të paaftë!


të mësosh si fëmij.jpg




Mos i trajtoni fëmijët (asnjëherë) si të paaftë!

Kur dy bashkëshortë dhë njëkohësisht prindër fëmijësh grinden mes tyre apo janë të acaruar me njëri-tjetrin, edhe pse përpiqen të mos e shprehin para fëmijës, ai këtë tashmë e di. Fëmijët e kuptojnë kur prindërit janë keq me njëri-tjetrin. Në këtë rast shkalla e ankthit është shumë e lartë pasi ata mendojnë se kjo është për faj të tyre. Sipas ekspertëve, kjo është mënyra si funksionon logjika e fëmijës duke qënë se proceset psikike nuk realizohen ende të plota tek ai. Në peridhën e fëmijërisë tek njeriu janë aktivë mekanizmat e pafuqisë, pamundësisë, i mirë-i keq, të cilat ushqejnë ndjenja faji.


Prindër, merruni seriozisht me fëmijën tuaj!
Mos harroni se janë 5 herë më të shpejtë në të kuptuarin e gjërave dhe situatave, krahasuar me të rriturit.... por ata nuk shprehen, sepse kanë frikë, megjithatë ata janë në dijeni të asaj që po ndodh edhe pse ju përpiqeni ta fshihni. Pra e keni të kotë të vazhdoni t’ju fshihni gjëra.


Si duhet vepruar?
Ju duhet të flisni me ta, në mënyrë për t’i qetësuar. Tregojuni thjesht se jeni të paqetë diqka me njëri-tjetrin për një arsye të caktuar, ashtu si ndodh edhe me ta, që të irritohen kur nuk plotësohet një dëshirë, apo kur ju prishet ndonjë gjë.


Mos i trajtoni ata si të paaftë sikur nuk kuptojnë asgjë.
Heshtja shton më tepër pasigurinë e fëmijës, dhe pasiguria e bën rrugën e rritjes shumë të vështirë.



Fëmiju, një detyrë për Prindërit
 
Redaktimi i fundit:
Te jene prinderit e zgjuar pika e pare,qe femija te trashegoj gjenet e tyre njehere,pastaj te jene te pergjegjshem ti perkushtohen femijes kur ta lindin.
Pak shume keshtu mendoj.
 
Nje bote e tere, ne mijera vite egzistence, beri dhe bene mundin per te gjetur metoden per te arritur deri te kjo zgjidhje dhe nuk gjeti, deri me sot, menyren adekuate per te arritur deri te nje gje e tille.

Megjithate, ne si prinder, si qytetar, si shoqeri, kemi obligimin qe te bejme te pamundurun per te arrite nje gje te tille. Perfundimi me sukses i mundit tone dhe anijes se tyre qe lundron ne maje te thepisura them se do jete i mireseardhur per ne dhe mbare shoqerine.

Uroje te kemi sukses te gjithe.
 
Eh .. shkolla me e veshtıre!
 
Mos i ushqeni me illuzione e genjeshtra ..... zhgenjimi me i madh qe mund te pesoje nje femije , ne te ardhmen. Angazhojeni me sport , meditation ... dhe lerini qe te rriten me kohen, jo qysh do te deshironit ju .. duke i imponuar e ndrojtur.

Zgjuarsia pastaj eshte gje tjeter ... nje femije jo i zgjuar nuk do te thote me domosdo qe nuk do te kete sukses.... por mbi te gjitha te krijoje nje personalitet te tijin/sajen .. e te kete besim tek vetvetja , e mbeshtetje nga ju.
 
Femija lind i zgjuar shume apo pak ...femija lind i vecante shume apo pak ....prindi ka nje rrol shume te vecante qe ti beje shume apo pak gjerat .....prindi duhet te mesoje femive te krijojne personalitetin e tyre kushdo qofte ai ...ska femije "budallenj"si thone shume here ka femi te vecante .....ka shume menyra por me kryesorja te merren prinderit me femite
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top