"Si shpëtova nga "kthetrat" e kancerit të gjirit"

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Diana Myrto është një nga pacientet e diagnostikuara me kancerin e gjirit. Diagnostikohuni në kohë që të shpëtoheni

Nëse nuk do të kishte bërë një ekzaminim në kohë ndoshta sot nuk do të jetonte. Përgjigja që i dhanë mjekët për diagnozën që kishte para tre vjetësh e trembën atë por shumë shpejt me ndihmën e mjekëve do ta kuptonte se jeta vazhdon se dhe shumë shpejt do të shpëtonte nga sëmundja që kishte.

Diana Myrto 30 vjeçare tregon për gazetën "Shekulli" eksperiencën e saj që ka kaluar me kancerin e gjirit. Tashmë ajo jo vetëm që është një vajzë e shëndetshme por i ndihmon të gjitha femrat duke u bërë apel që të diagnostikohen në kohë dhe të mos e neglizhojnë atë.

Ju jeni një ndër pacientët që ka kaluar me sukses operacionin e kancerit të gjirit. Sa vjeç ishit kur u diagnostikuat?

Fatmirësisht unë e kam kapur në kohën e duhur sëmundjen, në moshën 27 vjeçare në kohën e duhur në trupin tim ende nuk ishte përhapur shumë sëmundja.

Jam vetekzaminuar dhe më pas kam bërë të gjitha procedurat mjekësore në spitalin onkologjik. Ishte një vetekzaminim i thjeshtë, e vura re në dush duke u larë dhe menjëherë vajta për kontroll në spital ku dhe u vendos diagnoza e saktë. Ishte frika ajo që më shtyu për të bërë kontroll te mjekët specialistë.

Si reaguat kur mësuat nga mjekët diagnozën e saktë?

Në momentin që mëson diagnozën ndjehesh e terrorizuar nuk di ku të fusësh kokën.
Ndjehesh sikur bota është vetëm bardh e zi pa ngjyra.

Por nëse sëmundja kapet në kohë ndryshojnë gjërat. Por, momenti i parë është shkatërrues për çdo grua. Kjo është pika më kyçe që vështirë se gratë e përballojnë. Unë, personalisht kam gjetur ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të mjekëve.

Cilat janë disa nga mangësitë në sistemin tonë shëndetësor përsa i takon kancerit të gjirit?
Ajo që mungon është informacioni tek të gjitha gratë për këtë sëmundje, mësojnë për të vetëm kur shkojnë në faza të avancuara kur është tepër vonë për jetën e tyre. Kjo duhet rregulluar. Duhet t'i informojmë gratë në Shqipëri mbi sëmundjen në mënyrë që ato të shkojnë e të bëjnë diagnostikimin në kohën e duhur.

Kjo duhet bërë qoftë nga media apo shoqëria të gjithë duhet të flasin gjithandej. Unë u kam rekomanduar të gjitha vajzave, grave, që njoh të bëjnë mamografinë. Por ne të gjithë duhet të bëjmë punën tonë që të shkojnë në veshin e duhur. Duhet vijuar me takime në çdo fshat, zonë, sado e largët qoftë ajo pasi informacioni në kohë shpëton jetë njerëzish.
Specialistja e ISHP-së, Mërkuri shpjegon se cilat janë femrat më në rrezik, shenjat dhe si duhet të bëhet vekontrolli?
Specialisja: Shenjat e kancerit dhe grupet më të rrezikuara

اdo femër që është më shumë se 25 vjeç mund të jetë e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Por nëse diagnostikohet në kohë pacienti shërohet plotësisht ndërsa neglizhenca e dërgon atë drejt vdekjes së sigurtë.

Specialitja e Insitutit të Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri shpjegoi për gazetën kadegoritë e femrave që janë më të predispozuara për t'u prekur nga kanceri i gjirit. Ndërkohë ajo shpjegoi edhe shenjat tipike të sëmundjes dhe se si duhet të vetekzaminohen femrat për të zbuluar nëse janë të prekura nga ky lloj kanceri.

Grupet e riskut

Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo grua, por duhet të jeni edhe më të kujdesshme në kontrollin e gjirit nëse nëna, motra apo gjyshja juaj kanë pasur kancer të gjirit. Kështu u shpreh specialistja Mërkuri, e cila shpjegoi se më të rrezikuara janë edhe femrat mbi 40 vjeçare, sepse rreziku rritet bashkë me moshën.

"Nëse periodat ju kanë filluar para moshës 12 vjeçare apo periodat ju kanë ndaluar pas moshës 50 vjeçare" jeni më të rrezikuara,- pohon Mërkuri, duke shtuar se rreziku rritet dhe te femrat që nuk kanë lindur kurrë fëmijë, apo tek ato që kanë lindur fëmijën e parë mbi 30 vjeç. Gjithashtu, sipas specialistes të rrezikuara janë edhe femrat mbipeshë, ato që konsumojnë tepër duhan dhe alkool dhe femrat që kryejnë aktivitet të pakët fizik.

Shenjat

Specialistja e Shëndetit Publik shpjegoi ndryshimet në gji që duhet t'ju tërheqin vëmendjen dhe që më pas duhet të ekzaminohen tek mjeku specialist. "Duke kontrolluar gjinjtë tuaj rregullisht, ju do të mësoni se si është pamja normale e tyre. Kjo gjë do t'ju ndihmojë të vini re menjëherë ndonjë ndryshim, që mund të ndodhë në gji dhe të shkoni sa më shpejt tek mjeku",- pohon Mërkuri. Sipas saj zmadhimi apo forcimi i gjinjve që nuk ju duken normale janë shenjat e para.

Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale. Ndërkohë, ajo pohoi se edhe gjëndra apo mahisje në gji janë shenja që duhet t'i shqetësojnë femrat si edhe rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.

"Kur njëri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë apo kur ka tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre janë shenja që duhet ta shqetësojnë çdo femër e cila duhet t'i drejtohet mjekut specialist",- pohon Mërkuri.

Diagnostikimi
Në ditët tona, kanceri i gjirit mund të kurohet në pjesën më të madhe të rasteve, mjafton të diagnostikohet në kohë. Kanceri i gjirit sipas specialistes Mërkuri mund të mjekohet me sukses nëse ju e zbuloni sa më shpejt atë.

"Nëse ndryshimet që ndodhin në gjinjtë tuaj kapen herët në kohë, ky është një shans shumë i mirë për ju, për një mjekim të suksesshëm",- pohon ajo e cila shpjegoi se janë disa mënyra për të zbuluar kancerin të gjirit. Sipas saj një nga mënyrat për ta zbuluar sëmundjen është vetëkontrolli i gjirit ç'ka do të thotë se femra duhet t'i njohë gjinjtë e saj, duke i kontrolluar nëpërmjet masazhit me duar.

Ndërkohë, specialistja pohon se vetëkontrolli i gjirit duhet të bëhet duke filluar që nga mosha 20 vjeçare pavarësisht se gjinjtë mund të jenë normalë. "Kontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet çdo muaj, mbas kalimit të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre.

Kjo sepse gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm, të tendosur dhe mund t'ju ngatërrojnë. Në periudhën e menopauzës (lënies së periodave), vetëkontrolli i gjirit bëhet ditën e parë të çdo muaji",- pohon Mërkuri.
Shekulli
 
tani une nje gje nuk kma te qarte, kjo qe ka dhene intervisten i ka hequr te dy gjinjte apo jo?
se po ka heq vetem njerin ose nje pjese te njerit mos ta genjeje mendja kot qe nuk eshte e rrezikuar biles shume me shume, aq me teper qe i qenka diagnostikuar ne nje moshe kaq te re 27 vjec.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top