Si po rritet femija juaj:2-3 vjeç

sensuu

sweet
V.I.P
Si po rritet fëmija juaj 24 muajsh
Gëzuar ditëlindjen! Vetëm dje ai ishte një foshnjë, dhe tani ai është dy vjeç. Fëmija juaj ka kaluar shumicën e vitit të kaluar duke zhvilluar aftësitë e tij motorike, si ecja, vrapimi, dhe kapja e gjërave. Këtë vit, ju do të shihni një sërë ndryshimesh në të menduarin e tij. Rreth kësaj periudhe, ai fillon të formojë imazhe në mendjen e tij, të organizojë kategoritë dhe të koordinojë gjërat me rregull. Kujtesa i tij është gjithashtu duke u përmirësuar dhe një pjesë e vogël e fëmijëve të kësaj moshe, arrijnë të dinë e të njohin tashmë ngjyrat themelore. Disa fëmijë mund edhe të numërojnë deri në pesë. (Shikoni se çfarë është duke ndodhur brenda kokës së fëmijës suaj).
Jeta juaj: Bërja e bisedave
Tashmë, ju mund të jeni në gjendje të bëni një bisedë me ose dy ose tre fjali me foshnjën tuaj. Ai është duke mësuar fjalë të reja, duke krijuar një ide mbi gramatikën, dhe duke u aftësuar për të përshkruar më mirë nevojat e tij, kërkesat, dhe idetë. Ndërkohë që sensi i tij për veten si një person i veçantë zhvillohet edhe më tej, ai do të flasë për veten e tij – atë që ai bën, atë që ai pëlqen, dhe atë që ai nuk pëlqen. Këto këndvështrime të forta mund të çojnë në konflikte, nëse ju nuk i merrni parasysh ndjenjat e tij – përpiquni të merrni një rrugë të mesme, dhe inkurajojeni të voglin tuaj për të bashkëpunuar me ju.
Koha për kontroll
Në disa zona kontrollet për zhvillimin e fëmijës tuaj, fillojnë tani – ato mund të kryhen në çdo kohë ndërmjet moshës 18 dhe 24 muajshe. Të tjerat, nuk do të fillojnë deri sa fëmija juaj të jetë tre vjeç. Shkoni në këto kontrolle të armatosur me çdo pyetje që ju doni të bëni. Nëse ju dëshironi që fëmija juaj të shkojë në shkollë apo çerdhe parashkollore, ja vlen të kontaktoni Shërbimin Informativ lokal, për të mësuar rreth mundësive në zonën tuaj. Një tjetër kontroll me vlerë për tu rezervuar gjatë vitit të ardhshëm, është një udhëtim tek dentisti i familjes – kjo, jo vetëm që do të ndihmojë foshnjën tuaj të mësohet për të kontrolluar dhëmbë të tij, përpara se ai të ketë nevojë për mjekim, por është njëkohësisht edhe një mundësi e mirë për të marrë këshilla mbi pastrimin e dhëmbëve dhe dietën ushqimore.
Këshilla për prindërit: Si të parandaloni zemërimet e fëmijës në supermarket
'Kur unë marr vajzën time me vete në supermarket, unë e mbaj atë të angazhuar me lojëra të ndryshme, si për shembull gjetja e të gjitha produkteve në një rresht që janë të kuqe ose e paketave që kanë fotografi me njerëz në to. Në këtë mënyrë pazari në supermarket bëhet shumë më i këndshëm' – T.
Ndani këshillat tuaja.
Komuniteti
Merrni kohë e përpiquni të gjeni nëse foshnja juaj është e lumtur me zgjedhjen tuaj të kujdesit për fëmijët. Ju mund të diskutoni mbi problemet tuaja, në komunitetin tonë.
Fakte për tu marrë në konsideratë
I vogli juaj mund të jetë gati së shpejti, për të mësuar të përdorë tualetin. Mësoni ABC-në e të mësuarit të përdorimit të tualetit për të qënë të përgatitur.
Cili është dallimi ndërmjet psoriasis dhe ekzemës?
Cilat janë shenjat e një çerdheje të mirë?
Ende ju duhet të merreni me betejat e kohës së gjumit.
Mundoheni të jeni tepër i pastër? Arsyet pse pak pis, ju bën mirë.


Si po rritet fëmija juaj 25 muajsh
Fëmija juaj tashmë është i aftë e kompetent për të ecur. Hapat e tij tani shtohen edhe më shumë dhe ai fillon të bëhet më i aftë në ecje, duke vendosur fillimisht thembrën në tokë e më pas gishtat, ashtu si shumica e të rriturve. Ai është gjithashtu duke u bërë më i aftë në lojrat fizike, të tilla si kërcimi dhe hedhja e topit. Ndërkohë, ai është shumë më i aftë në kujdesin ndaj vetes – si për shembull larja e dhëmbëve të vet, (edhe pse ai ende ka nevojë për ndihmë), si dhe larja e tharja e duarve të veta.
Jeta juaj: Kujdesi për veten
Ju mund të filloni të kuptoni se është pak më e lehtë për tu kujdesur për fëmijën tuaj, tani që ai është në gjendje të bëjë më shumë për veten, si për shembull të përpiqet të ulet vetë në vendin e tij në makinë, apo të mbledhë lodrat e tij, kur do.
Këshilla për prindërit: Për flokë të shëndetshëm
'Djali im ka shumë flokë në kokë, por ai gjithmonë e ka urryer momentin kur unë ja kam larë kokën, deri sa vendosa ta çoj atë në kurse noti për foshnja. Kur mësoi të fusë nën ujë fytyrën e tij, dhe të bëjë flluska, ai filloi të kënaqej jashtëzakonisht. Ai shpejt mësoi të bëjë këtë gjë edhe në banjë, dhe të shpëlajë flokët e tij në të njëjtën kohë.' – M
Komuniteti
Nëse jeni të shqetësuar se sa shumë, apo sa pak, po ha i vogli tuaj, ose nëse keni disa ide mbi receta ushqimore për të ndarë, vizitoni komunitetin tonë.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Si ta bëni të voglin tuaj të interesuar për oturakun e tij.
Shtoni çdo muaj, disa libra të vlefshëm në bibliotekën e fëmijës suaj.


26 muajsh
Si po rritet fëmija juaj



Deri më tani, ndoshta fëmija juaj do të jetë duke përdorur rreth 50 fjalë të veçuara, të ndërtojë fjali të thjeshta me dy fjalë, dhe të ndjekë komandat me dy hapa, të tilla si "Të lutem merri këpucë e tua dhe sillja ato babit". Ju me siguri mund të arrini të kuptoni se çfarë fëmija juaj është duke thënë, gati gjysmën e kohës, por mos prisni që të kuptoni çdo gjë që ai thotë, derisa ai të jetë rreth katër vjeç. Fëmijët e vegjël shpesh i ngatërrojnë përemrat, kështu që ju mund të shikoni se ai i shmang ato tërësisht duke thënë: "vëllai merr" apo "bebi hedh".
I vogli juaj do të vazhdojë të dobësohet ende, pas ditëlindjes së tij të dytë. Koka e tij rritet më ngadalë dhe gjymtyrët e tij dhe fillojnë të zgjaten më shumë, duke e bërë trupin më proporcional e që i ngjan më shumë trupit të një të rrituri. Ju mund të mendoni se ai nuk është duke ngrënë mjaftueshëm – por vazhdoni ti ofroni fëmijës tuaj një përzgjedhje ushqimesh të shëndetshme, dhe në gjithçka që ai do të hajë, do të përfitojë.
Jeta juaj: Testimi i kufijve
Durimi juaj mund të shterojë ndonjëherë kur i vogli juaj është duke analizuar limitet e tij, duke mos ndjekur udhëzimet tuaja. Mund t’ju ndihmojë nëse ju përpiqeni të vini veten në pozicionin e fëmijës tuaj – pak këndvështrim i botës sipas pikëpamjes së fëmijës tuaj, mund të përbëjë ndryshimin e madh.
Këshilla për prindërit: Udhëtimet me fëmijë
'Udhëtimi gjatë pushimeve, me djalin tim po bëhet më i lehtë tani që ai ka filluar të rritet më shumë, por atij ende i duhet kohë për tu përshtatur në një vend të ri, kështu që unë gjithmonë i marr disa lodra të vogla dhe disa objekte familjare për të, në mënyrë që ta ndihmojë atë të ndihet si në shtëpi' – S.
Komuniteti
Nëse jeni duke planifikuar një pushim bashkë me fëmijën tuaj dy vjeçar, vizitoni komunitetin tonë për ide dhe këshilla nga prindër të tjerë.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Arritjet në zhvillim të fëmijës tuaj – një libër foshnjesh, i mbushur me detajet e arritjeve të fundit të fëmijës tuaj, është një kujtim që do ta çmoni.
Ja vlen të planifikoni me kujdes, pushimet tuaja të ardhshme, duke mbajtur në mendje udhëtimin e familjes.


27 muajsh
Si po rritet fëmija juaj


Fëmija juaj është më shumë në kontroll të lëvizjeve të tij, këto ditë. Tani ai mund të mbajë objekte të vogla dhe të luajë me to lehtësisht, dhe ai mund të ndërtojë dhe të rrëzojë kulla të larta me tulla. Ai gjithashtu mund të përqendrohet për periudha më të gjata kohore. Ndonjëherë ai do të jetë aq i dhënë e i zhytur në lojrat e tij me tulla, sa që ai nuk do ta durojë ndërprerjen tuaj. Ju mund të lehtësoni këto tranzicione, duke e paralajmëruar atë paraprakisht, si p.sh.: 'Ti mund të luash me tulla për pesë minuta por jo më shumë, pasi pastaj është koha e darkës.' ثshtë më mirë që ti jepni atij disa vërejtje, para se të insistoni që ai të ndërpresë lojën e tij.
Jeta juaj: Koha për një tjetër fëmijë?
Nëse jeni duke menduar për të patur një fëmijë tjetër, ju mund të zbuloni më shumë mbi ndërprerjen e kontraceptivëve. Si ju, ashtu edhe partneri juaj, mund të përfitoni nga një dietë e shëndetshme, për t'ju ndihmuar të ngjizni fëmijën tuaj.
Këshilla për prindërit: Si të merremi me fëmijët tekanjoz
'Kurrë nuk kam bërë diçka, kur fëmija im refuzonte ushqimin e tij, por zakonisht e përfundoja atë vetë. Unë nuk e kuptoja atë që isha duke bërë, derisa ai filloi të zemërohej me mua. Që atëherë, unë kuptova se në qoftë se i them fëmijës tim:'A ta hajë mami ushqimin?', ai do të kthehet ta hajë atë me shije.' – B.
Fakte për tu marrë në konsideratë
A duhet të përdorni ryshfetet për të mësuar fëmijën tuaj të përdorë oturakun? Lexoni këshillat e ekspertëve tanë.
Nëse ju jeni duke hasur në vështirësi për të konceptuar për herë të dytë, lexoni artikullin tonë për këshillat e ekspertëve.

28 muajsh
Si po rritet fëmija juaj



Fëmija juaj tashmë mund të jetë në gjendje të kontrollojë veprimet e tij, por jo gjithmonë emocionet e tij. Në këtë moshë, ai është ende i prirur për të vepruar duke ju shtyrë, tërhequr, duke bërtitur dhe duke u zemëruar. Ju mund të ndani këshilla për përballimin e kësaj situate, në komunitetin tonë. ثshtë diçka e zgjuar, për të mos vendosur standarte tepër të larta. Ju nuk mund të prisni sjellje të përsosur nga ai gjithë kohës, dhe shpërthimet e zemërimit e inatit, janë mënyra e tij për t’ju treguar kur ai është i irrituar apo i mërzitur dhe nuk mundet më të mendojë në mënyrë të drejtë.
Kujtojini vazhdimisht atij se biseda dhe të folurit, jep rezultate më të mira – dhe lavdërojeni atë, kur ai bën përpjekje për të komunikuar me ju, me fjalë. Ndërkohë, sigurohuni që ju jeni duke komunikuar me të shumë mirë. Shpjegojini pse rregullat janë të nevojshme. Në vend që ti thoni atij që ai nuk mund të dalë në rrugë pa mbajtur dorën e një të rrituri, flitini se pse kjo gjë nuk është e sigurt, në mënyrë që ai të kuptojë arsyen e paralajmërimit tuaj.
Jeta juaj: Rikthimi në jetën tuaj të zakonshme
Nëse fëmija juaj është gati të fillojë të shkojë në çerdhe, ju papritur mund të shikoni se tashmë keni pak më shumë kohë të lirë për veten tuaj. Ndoshta ju mund të filloni të praktikoni një hobi tuajën, të nisni disa stërvitje ose edhe të bëni ndonjë punë nga shtëpia.
Këshilla për prindërit: Kujdesi për dhëmbët e fëmijës tuaj
'Unë kam luftuar gjithmonë për ta bërë vajzën time që të pastrojë dhëmbët e saj siç duhet, por tani ajo ka marrë një furçë dhëmbësh elektrike dhe i pëlqen shumë të pastrojë vetë dhëmbët e saj' – R.
Komuniteti
Nëse sjelljet sfiduese të fëmijës tuaj po ju detyrojnë të kaloni përtej kufijve tuaj, vizitoni faqen e komunitetit tonë për të gjetur prindërit e tjerë i përballojnë këto situata.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Ju mund të nxisni aftësitë e fëmijës tuaj për të shkruar dhe ngjyrosur, duke i dhënë atij shumë pajisje të artit.
Ide mbi receta për ushqime të familjes.
Këshillat më të mira të prindërve, për të mësuar fëmijën tuaj të përdorë tualetin.


29 muajsh
Si po rritet fëmija juaj


Fëmija juaj është ndoshta në gjendje për të veshur vetë disa nga rrobat e tij, dhe gjithashtu mund të emërtojë pjesët kryesore të trupit të tij. Ai mund gjithashtu të jetë në gjendje të identifikojë disa ngjyra, ose një person mik, përmes emrit të tij. Ndërkohë që ai rritet duke u bërë më i vetëdijshëm për atë se çfarë të tjerët mendojnë dhe ndjejnë, ai do të bëhet më i interesuar për të luajtur me fëmijët e tjerë, në vend që thjesht ti shoqërojë ata.
Jeta juaj: Të folurit me fëmijën tuaj
Bisedat me të voglin tuaj, janë një mundësi e mrekullueshme për ta ndihmuar atë në ndërtimin e aftësive të tij verbale. Për shembull, në qoftë se ai thotë se "makina shkon", ju mund të thoni: 'Po, makina e kuqe është duke kaluar në rrugë shumë shpejtë.' Ai nuk është ende në gjendje të imitojë fjalët tuaja të mëdha apo fjalitë komplekse, por ai është duke mësuar nga shembujt tuaj.
Këshilla për prindërit: blerja e sendeve të dorës së dytë
'Tani që ne kemi dy fëmijë dhe të shpenzimi i të hollave është shtuar, unë kam vendosur një rregull për të mos blerë më lodra të reja. Unë kam gjetur disa lodra të dorës së dytë, në disa dyqane bamirësie dhe në dyqane që kanë zbritje – dhe kam krijuar hapësira të reja në shtëpi, duke i dhënë lodrat e vjetra për fëmijët e miqve të mi' – P.
Komuniteti
Vizitoni komunitetin tonë për më shumë ide se si të pakësoni shpenzimet tuaja.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Ju mund të keni menduar tashmë për të patur një tjetër fëmijë. Zbuloni më shumë rreth boshllëqeve të moshës mes vëllezërve dhe motrave, dhe si ato ndikojnë tek familjet.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Si po rritet femija juaj:2-3 vjeç

30 muajsh
Si po rritet fëmija juaj


Nëse fëmija juaj ka treguar shenja se është i gatshëm për të filluar të mësojë të përdorë oturakun, ju mund të nisni me procesin e të mësuarit. Disa fëmijë të vegjël e mësojnë atë shumë shpejt, ndërsa të tjerë mund të humbasin interesin, dhe të bëjnë vetëm gjysmën e punës (të urinojnë por jo të dalin jashtë) apo të refuzojë që të përdorin oturakun, dhe në raste të tilla, është më mirë që ju të provoni përsëri pas disa javësh.
Mund të zgjasë më shumë kohë deri sa fëmijët e vegjël të mësojnë të mos lagen gjatë natës, dhe më pak kohë deri sa ata të mësojnë të mos lagen gjatë ditës, dhe shumica prej tyre do të vazhdojnë të kenë incidente të vogla edhe për pak kohë.
Jeta juaj: Gati për një tjetër?
Nëse ju nuk jeni duke u ballafaquar më me mungesën e kohës për tu marrë me fëmijën tuaj, ju mund të jeni duke menduar për të patur një fëmijë tjetër. Nëse ju nuk jeni ende e sigurt, të lexuarit e artikullit tonë, mund t’ju ndihmojë të vendosni nëse ju jeni gati për të patur një tjetër fëmijë.
Këshilla për prindërit: Trajnimi për përdorimin e tualetit është duke ardhur
'Nëse fëmija juaj ende nuk ka mësuar të përdorë tualetin, mos u shqetësoni. Djali im nuk ishte i gatshëm për ta përdorur tualetin deri sa ai ishte pothuajse tre vjeç, dhe pastaj ai mësoi me të vërtetë shumë shpejt. Mund t’ju ndihmojë nëse i tregoni atij një libër apo video duke i shpjeguar gjithë procesin – kjo ishte e dobishme për ne' – L.
Komuniteti
Keni nevojë për të kuptuar më shumë rreth trajnimit për përdorimin e oturakut? Zbuloni se si nënat e tjera janë ballafaquar me këtë, në komunitetin tonë.

31 muajsh
Si po rritet fëmija juaj


Fëmiu juaj ka njohuri të plotë se si duhen të jenë gjërat në pajtim me rregullat dhe standardet e të rriturve . Ai mund të shqetësohet nga devijimi i normave – si psh. nëse dikush ha puding në kohe të drekës apo nëse kujdestarja nuk i bën gjërat ashtu siç i bëni ju.
Për një kohë të shkurtë, ai do të mësojë se gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas modelit dhe kjo gjë është shumë në rregull.
Jeta juaj: fakte nga jeta
Tani ju mund të filloni ti plotësoni disa nga pyetjet e vështira që i bëjnë foshnjet. Kapërceni të gjitha metaforat dhe eufemizmat, dhe thuajeni drejtë. Pyetja: “ اfarë është ai?” nga vajza vogël e cila sheh babain e saj lakuriq: “ ثshtë kokeshpullë.” Nuk keni nevojë të hyni në detale në këtë moshë. Sa më shumë që ta komplikoni, më shumë konfuzë do ta bëni fëmiun.
Këshilla për prindërit: shkuarja në qerdhe
"Nëse vogëlushit tuaj i ka ardhur koha për të filluar qerdhen në kohën kur ju prisni një foshnje tjetër, regjistrojeni atë pak më herët nëse mundeni. Në atë mënyrë ai nuk do të ndihet sikur e largoni atë për të bërë vend për foshnjen e re.” A.
Fakte për tu marrë në konsideratë
A janë djemtë më të ngadalshëm se sa vajzat në trajnimet për të urinuar në oturak?
Mbani vogëlushin tuaj afër jush, kur jeni jashtë shtëpisë.
Momente vogelushësh – çfarë të prisni nga vogëlushi juaj 31-36 muajsh.
32 muajsh
Si po rritet fëmija juaj


Njohuria e fëmiut tuaj për njerëzit e tjerë vazhdon të zhvillohet, ai do të fillojë të ndryshojë fjalorin mvarësisht se me kë flet. Për shembull, ai do të fillojë të përdorë fjalë dhe tone të ndryshme të zërit gjatë bisedës me të rritur. Mund të vëreni se përdorë një gjuhë më të thjeshtë me fëmijë të vegjël.
Jeta juaj: pavarësia e rritjes
Me avancimin e vogëlushit tuaj për ti bërë gjërat vetvetiu, si larja dhe tharja e duarve, ju do ta keni më të vështirë që të mos ndërhyni.
Mundohuni të qëndroni të qetë – nuk ka rëndësi nëse banjo është një gallatë, por e rëndësishme është që vogëlushi juaj të zhvillojë vetbesimin për t`u kujdesur për vetveten dhe të bëhet i pavarur.
Nga oturaku në toalet
Ju mund ta inkurajoni vogëlushin tuaj të mos përdorë më oturakun dhe të përdorë toaletin duke e lejuar t`ju shikojë ju dhe partnerin tuaj se si e përdorni. Gjithashtu tregojini se ku e hidhni nevojën e tij nga oturaku, ashtu që të kuptojë se ku përfundon “puna” e tij.
Sigurohuni që toaleti është komfort për vogëlushin tuaj sepse ato mund të duken të mëdha dhe tmerruese për të vegjëlit.
Këshilla për prindërit: dërgimi vogëlushit tuaj në parashkollorë
"Që ta ndihmoni vogëlushin tuaj që të shkojë në parashkollorë, mbajini ligjerata gradualisht dhe filloni ta leni për 15-30 minuta dhe jo për tërë kohën gjer sa të mësohet. Kjo gjë mua më ka ndihmuar. Djali im në këtë mënyrë e ka kuptuar që në fund të ditës do kthehet përsëri në shtëpi.”- L.
Fakte për tu marrë në konsideratë
A duhet ti leni një llampë me dritëz nate vogëlushit tuaj në dhomën e tij?
اfarë nëse vogëlushi juaj refuzon të ulet në tavolinë për të ngrënë?
 
Titulli: Si po rritet femija juaj:2-3 vjeç

33 muajsh
Si po rritet fëmija juaj



Duke afruar ditëlindja e tretë e vogëlushit tuaj, ju mund ta vëreni atë të bërë më kurioz rreth disponimit të njerëzve të tjerë – ai mund të jetë kureshtarë pse është vëllau i tij i mërzitur apo pse gjyshja është duke vuajtur.
Duke i dhënë sqarim atij, i ndihmoni që të mësojë që emocionet janë normale dhe është në rregull të bisedoni rreth tyre – dhe sigurojeni atë që nuk ka bërë asgjë të gabuar.
Jeta juaj: ballafaqimi me temperamente të ndryshme
Ju mund të keni vënë re që fëmiu juaj është duke mësuar diçka rreth disponimit të tij dhe zgjedhjeve të tij natyrale – duke qenë i qetë, aventurier, reflektues apo komunikativ – duke u bërë më i dukshëm.
Ju mund ta inkurajoni atë butësisht që të eksplorojë anë të ndryshme të vetvetes por sigurohuni që ai ta kuptojë që pavarësisht temperamentit të tij, ju e doni atë. Për shembull, ju mund ti ndihmoni fëmiut të turpshëm të komunikojë me fëmijë të tjerë por asnjëherë ta tallni atë nëse iu kthen shpinën.
Respekti përgjithshëm se si ajo komunikon me botën do ta ndihmojë atë që të ndihet më sigurtë dhe më konfidentë.
Ulëse e re për makinë?
Nëse vogëlushi juaj është rritur për ulësen e tij të vjetër të makinës, ndoshta do të duhej të filloni të mendoni ta bleni një të re. Gjeni ku janë ulesët më të sigurta për makina për vogëlushin tuaj dhe sigurohuni që ta instaloni atë në mënyrë të drejtë.
Përkujtojini vetes për rregullat e ulëseve të makinave për fëmijët.
Këshilla për prindërit: shtrati fëmiut
"Ne ishim të brengosur se si ta bartim djalin tonë nga shtrati familjar në atë të fëmiut – nuk dëshironim ta shtyejmë nëse ai nuk ishte i gatshëm për këtë. Prandaj ne bartëm shtratin e tij në dhomën tonë të gjumit për disa javë. Ishte shumë ngushtë, por mendoj që i ndihmojë atij që të mësohet me shtratin e tij." – G.
Plus
Nëse keni nevojë për kujdestare fëmijësh, ndoshta mund të gjeni zgjedhje tek gjej kujdestaren e bebaime.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Probleme me trajnime oturaku: çfarë të bëni nëse vogëlushi juaj përsëri është duke hasur në probleme në lidhje me të dhe si ta bëni vogëlushin tuaj të mos konsumojë qumësht gjatë natës?
A refuzon vogëlushi juaj të përdorë toaletin?

34 muajsh
Si po rritet fëmija juaj


Duke u rritur fëmijët, ata bëhen më të interesuar për tu bërë më socialë. Fëmiu juaj mesa duket ka filluar të mendojë për shokët e lojës, dhe po mëson që ato mirësi të vogla – si ndarja dhe dhënja e gjërave – janë pjesë të shoqërisë.
Loja imagjinative gjithashtu merr pjesë në jetën e tij. Shumë fëmijë, sidomos ata pa motra dhe vëllezër, krijojnë shokë imagjinativ të lojës, gjatë moshës 2 vjeç e gjysmë gjer në 3 vjeç. Ata ofrojnë ngushëllim dhe janë përgjegjës për gjërat që fëmiu juaj nuk do ti kishte bërë. Por shumica humbin interesimin për shokët imagjinativ nga mosha 6 vjeç.
Jeta juaj: një ndihmesë
Të gjithë flasin se si dyvjeçarët janë të tmerrshëm, por ata harrojnë që të shohin se sa ata duan që të ndihmojnë rreth shtëpisë! Ata dëshirojnë të jenë pjesë e botës rreth tyre dhe ata ju duan dhe ju admirojnë. I vogli juaj do të dëshirojë të ju ndihmojë rreth shtrimit të tryezës, palimit të teshave apo mbledhjes së lodrave – dhe tani keni mundësinë që ti mësoni disa shprehi të mira. Mos harroni ta shpërbleni me përqafime dhe të puthura.
Këshilla për prindërit: inkurajoni shprehi të mira ushqimi
"Vajza ime kishte filluar të bëhet shumë e bezdisshme në vaktet e ushqimit derisa bëra një përpjekje që ta involvoja atë në pregatitjen dhe zierjen e ushqimit. Tani ajo ha shumë mirë – por vetëm nëse ajo e pregatit vet darkën!” – D.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Si ta parandaloni që vogëlushi i juaj të ndihet i lënë pas dore nga ardhja e foshnjes tjetër në jetë.
Si ta ushqeni vogëlushin tuaj.
اfarë të provoni nëse vogëlushi juaj ende derdh lëngun e tij.



35 muajsh
Si po rritet fëmija juaj


Tani fëmiu juaj mesa duket ka nevojë vetëm për një dremitje gjatë ditës, apo edhe asnjë. Ju mund ti ofroni një orar të qetë, për pushim pasditeve – edhe nëse nuk fle – mund të jetë pjesë qetësuese e ditës së tij dhe ditës tuaj. Në këtë moshë, ai ka nevojë për ca privacitet, dhe kohë për tu relaksuar i vetëm gjatë ditës së bujshme.
Duke qenë i interesuar në dallimet në mes të vajzave dhe djemve është pjesë normale e rritjes. Provoni që të mos reagoni të shokuar nëse e gjeni fëmiun duke bërë zbulime anatomike me një fëmijë tjetër. Bëjini të ditur të dy fëmijëve që organet gjenitale duhet mbajtur privatë dhe argëtojini me ndonjë aktivitet tjetër.
Jeta juaj: duke u adaptuar me lojën e vogëlushit tuaj
Fëmiu juaj mund të fokusohet mirë në një aktivitet dhe është duke zhvilluar më shumë aftësi sociale të sofistikuara. Ai mund të fillojë së shpejti të luajë lojëra më të strukturuara me të tjerët.
Këshilla për prindërit: fjetja e vogëlushëve
"Qëkur vajza ime fillojë të shkojë në qerdhe, ajo ndihet shumë e përgjumur dhe ende ka nevojë që të pijë qumësht. Qerdhja është shumë e lodhshme dhe aktualisht ajo fle më mirë se sa më herët" – H.
Fakte për tu marrë në konsideratë
Trajnimi për oturakë – çfarë funksionin dhe çfarë jo!
Ndihmoni vogëlushin tuaj të flejë mirë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top