Si po na ‘vrasin’ jetën private Google dhe Facebook

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Si po na ‘vrasin’ jetën private Google dhe Facebook


Ndikimi i Google dhe Facebook në privatësinë tonë nuk mund të nënvlerësohet.
76 për qind e faqeve tani përmbajnë gjurmuesit e fshehur të Google, dhe 24 për qind kanë të fshehur gjurmuesit e Facebook-ut, sipas një studimi.




Për të bërë ndonjë përparim të vërtetë në ruajtjen e privatësisë së të dhënave këtë vit, duhet të fillojmë të bëjmë diçka rreth Google dhe Facebook. Po të mos merremi me këto dy kampani do të ishte sikur të përpiqeshim të humbasim peshë pa ndryshuar dietën tonë. Thjesht joefektive. Ndikimi që këto dy kompani kanë në privatësinë tonë nuk mund të nënvlerësohet. Gjurmues të fshehtë gjenden në shumicën e faqeve që vizitojmë, duke thithur informacionet tona personale.

76 për qind e faqeve tani përmbajnë gjurmues të fshehur nga Google dhe 24 për qind kanë gjurmues të Facebook-ut, sipas Projektit të Princeton mbi Transparencën dhe Përgjegjshmërinë e Rrjetit. Më pas vjen Twitter me 12 përqind. Me shumë mundësi Google ose Facebook, përvec se gjatë përdorimit të produkteve te tyre, ata ju ndjekin edhe në shumë prej faqeve të tjera që vizitoni.

Si rezultat, këto dy kompani kanë grumbulluar profile të mëdha të të dhënave për çdo person, të cilat mund të përfshijnë interesat tuaja, blerjet, kërkimet, historikun e vendndodhjes tuaj dhe shumë më tepër. Ata pastaj e bëjnë profilin tuaj të të dhënave të disponueshëm dhe shënjestrohen nga reklama specifike që mund t’ju ndjekin rreth internetit.Ky sistem reklamimi është projektuar për të mundësuar një përzgjedhje shumë specifike të audiencës, e cila ka shumë pasoja të padëshiruara, të tilla si aftësia për aktorët e këqinj që të përdorin sistemin për të ndikuar në grupet më të ndjeshme ose për të përjashtuar grupe në mënyrë diskriminuese.

Për shkak të pozicioneve të tyre të ngulitura në një rrjet të gjerë shërbimesh në internet, secili duke mbledhur të dhëna personale që së bashku kombinohen në profile dixhitale masive, Google dhe Facebook mund të ofrojnë përzgjedhje specifike të audiencës shumë më mirë se konkurrenca.Si rezultat, ata tani përbëjnë 63 për qind të të gjitha reklamave dixhitale, dhe llogariten për 74 për qind të rritjes së këtij tregu në 2017, sipas eMarketer.

Google dhe Facebook gjithashtu përdorin të dhënat tuaja për algoritme gjithnjë e më të sofistikuara të inteligjencës artificiale që ju vendosin në një “flluskë filtrash”, një izolimin intelektual që ndodh kur faqet e internetit përdorin algoritme për të zgjedhur në mënyrë selektive informacionin që sipas supozimeve te tyre një përdorues do të dëshironte të shihte dhe më pas i japin informacion përdoruesit sipas këtij supozimi. Këto metoda shtrembërojnë realitetin e njerëzve, duke krijuar një numër të pasojave të padëshiruara të tilla si rritja e polarizimit shoqëror. Në rrugëtimin e tyre të pafund për të përfituar nga gjithnë e më shumë informacione personale, Google dhe Facebook nuk i kanë kushtuar shumë vëmendje pasojave negative të algoritmeve të tyre.

Pra, çfarë mund të bëjme?

Mos u mashtroni nga pretendimet e vetë-rregullimit, pasi që çdo reformë e dobishme afatgjatë e praktikave të privatësisë së të dhënave të Google dhe Facebook në thelb janë kundër modeleve të tyre kryesore të biznesit: reklamat me përzgjedhje shumë specifike të audiencës të bazuara në mbikëqyrjen personale gjithnjë e më të bezdisshme. Ndryshimi duhet të vijë nga jashtë.

Për fat të keq, ne kemi parë relativisht pak nga Uashingtoni. Kongresi dhe agjencitë federale duhet të bëjnë më tepër për të luftuar këto monopole të të dhënave. Ata së pari duhet të kërkojnë më shumë transparencë të algoritmeve dhe privatësisë, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë me të vërtetë se si informacionet e tyre personale grumbullohen, përpunohen dhe përdoren nga këto kompani. Vetëm atëherë miratimi i informuar nga përsoruesit mund të jetë i mundur.

Ata gjithashtu duhet të nxjerrin ligje që njerëzit të jenë pronar të dhënave të tyre. Së fundmi, ata duhet të kufizojnë mënyrën se si të dhënat mund të kombinohen dhe mbi të gjitha duhet të tregohen më të ashpër në ndalimin e blerjeve të të dhënave nga kompani ose individë të ndryshëm, kjo do të rriste konkurrencën në reklamimin dixhital.

Derisa të shohim ndryshime të tilla kuptimplote, konsumatorët duhet të votojnë me zgjedhjet e tyre. DuckDuckGo zbuloi se rreth një e katërta e të rriturve amerikanë po ndërmarrin veprime të rëndësishme për të rimarrë përsëri privatësinë e tyre. Një pjesë prej tyre përdorin ndalues të gjurmuesve ose browser te cilët janë ndërtuar speicifikisht për privatësi. Humbja e plotë e privatësisë personale në moshën e Internetit nuk është e pashmangshme.


/CNBC/KJ
 
ahhahahaha,E pse ta heqim prizen!?

Me Fbi-in merren qytetaret e thjeshte,qe ju fut tmerrin keshtu. :P
Mendoj qe po te ushqehemi keshtu me frike,s"duhet te kemi asnje komunikim as real as virtual me askend,as me telefon pasi te gjitha keto burime mund te perdoren negativish per privatesin tone.
Zgjidhja;
Ne nje mal te pa vale teknoogjie,larg nga njerzia te ngrini kolibet tuaja. :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top