Si po na sillen turqit në Kosovë?

Lauri

Anunnak
SI PO NA SILLEN TURQIT Nث KOSOVث?
(Kronikë dyditore: Agresion i hapur serbo-turk kundër Kosovës)

1. اka ndodh, në Kosovë, kur Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar që të hapen negociatat mes BE-së dhe Kosovës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit? "Komisioneri evropian për Zgjerim Stefan Fuele tha të martën gjatë një konference për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm evropian në Luksemburg, se gjithçka është gati që Kosovës t’i hapet rruga për integrime evropiane."

2. Partia Demokratike Turke e Kosovës ka ekzistuar edhe në kohën e Millosheviqit, ku merrte pjesë në zgjedhjet e regjimit millosheviqian dhe kishte po ato privilegje që kanë sot në Kosovë. Shkolla turke në vitet '90 nuk iu bashkua atij të Kosovës, por sistemit arsimor të Millosheviqit. Kjo parti e konsideronte Kosovën pjesë të Serbisë dhe nuk e mbështeste pavarësinë e Kosovës.
Dihet po ashtu, se në Rambuje, ishte kryetari i kësaj partie turke, jo në përbërjen e delegacionit shqiptar të Kosovës, por në përbërjen e delegacionit serb të Millosheviqit!

3. Këtë post pas luftës së Kosovës, e trashëgoi Jakxhillar, ministër aktual, i cili vazhdimisht, me anë privilegjesh të trashëguara nga komunizmi serb, i gëzon këto privilegje edhe sot!

4. Dhe po në vigjiljen e vendimit të BE-së për Kosovën për negociata mes BE-së dhe Kosovës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit; Jakxhilklar vihet në krye të një mitinngu në Prizren: "Mitingu i organizuar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, Partia Demokratike Boshnjake, Akea, shoqata e afaristëve Esnaf, është përkrahur edhe nga PDK, Partia e Drejtësisë etj.Në miting ishin të pranishëm kryetari I KDTP-së Mahir Yağcılar, kryetari I Kuvendit komunal të Prizrenit Nijazi Kryeziu, si dhe mysafirë të shumtë nga vendi e Maqedonia".Mitingu i kanë dhënë mbështetje kryeministrit të Turqisë Regjep Tajip Erdogan. Pas namazit të xhumasë, në sheshin Shadërvan u mblodhën një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, me parullat e brohoritjet: “Kush e don Kosovën? –Rexhep Tajip Erdogan; Kosova është më ty; Turqia e fortë-Kosova e fortë”, ishin slloganët që u dëgjuan dhe ishin shkruar nga të pranishmit. Kjo ndodhi më 28 qershor. Për qeverinë e Kosovës kurrgjë kurrkujt pse vepron kështu një ministër!!! (Ishte dashur të shkarkohet alaminut)!

5. Më 28 qershor në Gazimestan shënohet Festimi i Vidovdanit me liturgjinë në portën e Manastirit të Graçanicës dhe parastosin për viktimat serbe në Gazimestan më 1389.

6. Po më 28 qershor Forumi i të Rinjve Muslimanë i uron popullit të Kosovës “festën e 28 qershorit, ditën e çlirimit të atdheut tonë nga Serbia në vitin 1389. اlirimi i Kosovës nga aleanca shqiptaro-turke e udhëhequrnga sulltan Murati I, dhe rënia shehid e sulltanit nga serbi Millosh Kopili është një ditë e shënuar në historinë e popullit të Kosovës. Ajo është një ditë feste por edhe dhimbje. Festa është çlirimi dhe hapja e Kosovës ndaj Islamit dhe shqiptarisë, dhimbja është pabesia e Milloshit të Serbisë.”!!!
Pushtimi oguryi otoman krahasohet me NATO-n: “Ashtu si në vitin 1999 kur u çliruam nga trupat e NATO-s edhe në vitin 1389 populli i Kosovës ishte pjesë e aleancës së madhe botërore të udhëhequr nga Turqia nëpërmjet të cilës ajo e çliroi vendin tonë nga zgjedha serbe e Car Llazarit, Millosh Kopilit, Ivan Kastriotit, اernojeviqëve etj.” Këtu “Iva Kastrioti quhet Gjon Kastrioti!!! Më tutje thuhet se “Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës i apelon popullit kosovar që sot 624 vite pas fitores së Kosovës dhe shehidllëkut të sulltan Muratit, në datë 28 qershor ti luten Allahut që ta bekojë Kosovën me shqiptarë dhe Islam ashtu siç e bekoi për 500 vitet e Perandorisë Osmane. Lutje duhen bërë edhe për Turqinë dhe të kërkojmë që ajo të rrisi prezencën dhe investimet në vendin tonë dhe ta kthejë Kosovën në një qendër të begatë të Komonuelthit Osman të popujve muslimanë që shtrihen nga Deti i Zi e deri në Bosnje dhe Herzegovinë.”!!!

7. Dihet se në atë betejë të vitit 1389 bënin pjesë ushtarë, luftëtarë e personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha “Sundimtar të Shkodrës Arbërore”, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Këta, më forca të bashkuara, moren pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës, më 15 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zhvillua ndërmjet 100.000 ushtarëve osmanë dhe 40.000 luftëtarëve ballkanas u shqua luftëtari shqiptar Millesh Kopili, i cili arriti të vriste Sulltan Muratin I.Në këtë drejtim duhet përmendur edhe rolin e rëndësishëm të princit nga Kosova, Milosh Kopiliqit (kronisti osman Enveri, Milosh Kopiliqin e përmend me titujt: “Princ” dhe “Ban”; humanisti raguzan Feliks Petançi, “Princ Ilir”; humanisti arbëror nga Kosova, ipeshkvi i Ulqinit, Martin Seguni, “Baron”; arqipeshkvi i Tivarit, Andrea, “Ban”; kurse humanisti ynë Marin Beçikemi e vë atë në cilësinë e “Perandorit të Mizisë”).
Por për derisa serbët kanë Gazimestanin, otomanët sulltan Muratin, shqipoatyrë tashmë me identitet të bjerrin, nuk duan ta kenë monumentin e vet hsitorik të kësaj ngjarjeje për figurat që u përmendën e ku merrte pjesë edhe Pal Kastrioti, gjyshi i Skënderbeut.

8. Një ditë më parë, kur po aprovohej Marrëveshja me Serbinë në Parlamentin e Kosovës, ndodhën sulme ndaj ambasadores amerikane; në protesta antiamerikane, antievropiane e kundër Parlamentit të Kosovës, merrnin pjesë edhe i shumëpërfoluri shqipfolës Genc Kelmendi, Fuad Ramiqi e eksponentë tët tjerë të lëvizjeve politike islamiste me profil aziatik në Kosovë.

Këto dy ditë ishin një agresion i hapur kundër Kosovës!
Prend Buzhala
 
Titulli: Si po na sillen turqit në kosovë?

Valla Burri Qe e Paska bo kete artikull hahhahhahhahahhaha Lauri boll ti ki urrejtje ne musliman po ky ta kalon,e boll ki ti urrejtje po edhe qeveria e kosoves ta kalon se jan nje grumbull servilash qe mendojne veq per karrika te veta..

Nese do me pru naj material ja bire diqka te ri ti veq temat tua poo i modifikon hahhha qeto qe i ka thon ky rrota buzhala per to i ke qel ti njo 500 tema hahhhahahhahhaa
 
Titulli: Si po na sillen turqit në Kosovë?

Qente lehin, karvani ecen....! :plazh:
 
Back
Top