Si po ecen rezultati zgjedhor?

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Ju lutem. Zgjedhjet elektorale perfunduan. Kemi pare deri me tani edhe rezultatet preliminare nga vezhguesit e ndryshem te zgjedhjeve te cilet kane favorizuar PD, si fituese te zgjedhjeve, madje bindshem. Tanime veq se ka filluar procesi i numerimit te votave i cili me sa shihet eshte me transparent se kurre me pare.
une do deshiroja qe ketu te vehej nje linke ku munde te shihet qarte rezultatet e numerimit elektronik dhe te bejme krahasime mes rezultateve preliminare te vezhguesve dhe rezultateve qe vijne direkt nga qendrat e numerimit te KQZ-se. Ne kete menyre edhe debati do kishte kuptim sepse rezultatet qe na sillen ne cdo teme jane mjafte kunderthenese.
Nje gje jam shume i sigurt se vota qytetare nuk eshte dhunuar kesaj radhe dhe nga kjo vetem Shqiperia del fitues.
Pra, ju lutem te na sjell dikush nje link real te numerimit online te votave ku munde ta shohim te gjithe dhe te debatojme se cfare po ndodhe ose ose te fillojme te debatojme se cfare do fitoj Shqiperia nga ato premtime qe kane dhene dhe sa jane te erealizueshme premtimet. :gjujpeshk:

 
Eshte shume heret per te folur, deri tani jane numeruar 921 kuti votimi nga 4753 gjithsej. Ne baze te numerimeve te deritanishme rezultatet jane keto: PD 39.39% dhe PS 41%, ndersa forcat e tjera jane; LSI 5.06%, PSD 2.29%, PR 2.19%, PBDNJ 1.315...

Rezultatet kane ndryshuar shume qe para nje ore, megjithate vlen per tu permendur se ato kane qene te qeta dhe procesi po vazhdon pa probleme pervec Bushatit, Shkoder.
 
Kete e pashe...Dmth paskan ndryshuar sistemin zgjedhor ne Shqiperi????

Eshte komplet kod i ri zgjedhor qe nuk eshte perdorur kurre me perpara ne Shqiperi. Eshte bere debat per muaj te tere per ate kod.

Ne menyre te thjeshte ai shpjegohet keshtu: Njerezit votojne partine, votat e partive ndahen sipas rretheve dhe ne baze te tyre zgjedhen edhe deputetet e ketij rrethi.

Pra nese ne rang kombetar nje parti ka me shume vota ne % per te, ajo mundet qe te kete me pak deputetete ne parlament pasi fitorja e thelle ne nje zone nuk i jep me shume deputet sesa duhet te kete. PSH shkodra mund te kete vetem 11 deputet.
 
Back
Top