Si ndikon shenja e horoskopit në gjatësinë e lidhjes

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Dashi

Dashi i zjarrtë zakonisht dashurohet shpejt dhe ajo dashuri rëndom është tepër e fortë. Nëse zhduket pasioni në lidhjen e tij, atëherë ai do të mundohet që ta kthejë atë në të gjitha mënyrat, e nëse nuk mundet, atëherë me gjysmë zemre do të vendosë ta gjejë dikë tjetër.

Demi

Për nga natyra, Demat janë tepër besnikë. Pasi që të dashurohen njëherë seriozisht, atëherë me atë person qëndrojnë deri në fund të jetës. Nëse vjen deri te shuarja e pasionit, atëherë Demat nuk do ta kenë të vështirë që ta kërkojnë eksitimin diku tjetër. Ata do të mundohen që mashtrimi i tyre të mos merret vesh kurrë.

Binjakët

Përkundër të gjitha paragjykimeve, Binjakët janë tepër besnikë ndaj partnerëve të tyre dhe kurrë nuk e braktisin personin që e duan. Ajo që ata duan ta bëjnë, është testimi i personit të dashur, për të parë se sa xheloz është ai. Ata janë të gatshëm edhe të flirtojnë me dikë tjetër, vetëm për të parë sesi do të reagojë partneri.

Gaforrja

Gaforret janë shumë emocionale dhe kur i dorëzohen dikujt atëherë ajo ngjarje me të vërtetë është e veçantë. Nuk pëlqejnë grindjet, e as të shkaktojnë probleme të tjera. Ajo që i karakterizon ata është xhelozia e tepërt, pasiguria dhe ndryshimet e shpejta të disponimit.

Luani

Shenja e zjarrtë e Luanit është e kujdesshme kur flitet për të rënit në dashuri. Pjesëtarët e kësaj shenje adhurojnë çdo mënyrë të joshjes dhe gjithmonë për ta është më interesante periudha para se dikush t’i bëjë për vete. Të gjithë personat e lindur në këtë shenjë kanë zemër të madhe dhe të zjarrtë.

Virgjëresha

Pjesëtarët e kësaj shenje karakterizohen nga kokëfortësia dhe rëndësia që i japin situatës stabile financiare dhe sigurisë, duke përfshirë edhe pozitën në shoqëri. Nëse këto aspekte i kanë të siguruara, atëherë lidhja me ta do të zgjatë me të vërtetë shumë.

Peshorja

Pjesëtarët e kësaj shenje janë shumë besnikë. Më së shpeshti kanë lidhje të gjata, meqë me partnerin e vet, para së gjithash, kanë raport miqësor. E meta e vetme e tyre është se lehtë ftohen dhe nxehen për dikë, kurse pasiguria dhe tradhtia mund ta rrezikojnë lidhjen e tyre.

Akrepi

Akrepi është ndër shenjat më besnike të horoskopit. Pjesëtarët e kësaj shenje janë atraktive dhe karizmatike, kështu që partneri i tyre vazhdimisht ka konkurrencë. Janë persona hakmarrës, sidomos nëse braktisen.

Shigjetari

Kjo shenjë e pavendosur ka problem me besnikëri ndaj një personi të caktuar. Kur janë gjatë në një vend, apo në një lidhje, atëherë fillojnë që të shqetësohen. Kanë nevojë për liri të madhe, me qëllim që të mbeten besnikë.

Bricjapi

Bricjapi është shumë tradicional dhe pret martesë tradicionale, të përcjellë nga një fazë e gjatë e vardisjes dhe jo me shumë seks para martesës. Vlerëson besnikërinë e plotë. Seksi dhe fëmijët janë ‘mënyra’ për ta ruajtur këtë partner.

Ujori

Ujori është një shenjë tepër batakçi dhe dëshiron ndryshime të vazhdueshme. Ujori nuk është tepër seksuale. Mund të ndodhë që t’i impresionojë një person, por më pas, përnjëherë e humbin interesimin. Për të qenë besnikë në lidhje të gjatë, duhet që vazhdimisht të ndodhë diçka.

Peshqit

Janë njëra ndër shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të horoskopit. Preferojnë lidhjen e cila zgjatë gjatë tërë jetës. Por, përkundër kësaj, mashtrimi nuk është krejt i panjohur për ta. Nëse e gjejnë dashurinë e vërtetë që në shkollë të mesme, me të do të mbesin gjatë tërë jetës. fax al
 
Averoooo a te thashe lol

Shigjetari

Kjo shenjë e pavendosur ka problem me besnikëri ndaj një personi të caktuar. Kur janë gjatë në një vend, apo në një lidhje, atëherë fillojnë që të shqetësohen. Kanë nevojë për liri të madhe, me qëllim që të mbeten besnikë.
 
Demi

Për nga natyra, Demat janë tepër besnikë. Pasi që të dashurohen njëherë seriozisht, atëherë me atë person qëndrojnë deri në fund të jetës. Nëse vjen deri te shuarja e pasionit, atëherë Demat nuk do ta kenë të vështirë që ta kërkojnë eksitimin diku tjetër. Ata do të mundohen që mashtrimi i tyre të mos merret vesh kurrë.

AP paaaaa ca shkruhet nga fundi postimitttt ehhhhh :p
 
Averoooo a te thashe lol

Shigjetari

Kjo shenjë e pavendosur ka problem me besnikëri ndaj një personi të caktuar. Kur janë gjatë në një vend, apo në një lidhje, atëherë fillojnë që të shqetësohen. Kanë nevojë për liri të madhe, me qëllim që të mbeten besnikë.

Cka me paske thene se kam qene tape s'di gjo? :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top