Si na mësuan turqit t`a urrenim vetveten. Shqiptarët e vërtetë me sy bojëqielli

Prisja pergjigje pa google :p po nejse
 
Nga Fahri Xharra.
Shqiptarët e fillimshekullit 14-të ishin ende flokëbardhë, shtatgjatë, shtathedhur dhe sykaltër, sygjelbër, sylarmë, kur turqit trupshkurtër, flokëzinj, mustaqezinj, lëkurë të murrmë, me forcën e armës i pushtuan viset tona. ...
Për pamjen e vërtetë të të parëve tanë e kam edhe këtë: Justini i II-të (?- 577 psk) . Ishte djalë motreje i Justinianit të parë, pra me prejardhje ilire. Qysh në moshë të re e kishin sjellë në oborrin mbretëror të ungjit të tij. Shquhej me pamje të bukur të trupit: sykaltër ,bardhec për nga ngjyra e lëkurës.( Mençuria IliroShqiptare , Sinan Gashi)


Me Fahriun s'di nga t'ja fillosh. Eshte dobet si me logjiken ashtu edhe me faktet.

Sikur Fahriu te kishte lexuar punen e palodhshme te akademikeve te mirefillte qe jane marre me etnogjenezen e kombit tone, do kishte mesuar se shtresa kryesore perbehet nga nje popullsi shume e vjeter mesdhetare. Ne parahistori ka pasur nje dyndje rreth fillimit te epokes se bronxit; nje tjeter levizje ilire nga veriu drejt jugut (deri ne Greqine e Jugut) ne fillim te epokes se hekurit (rreth 1000 p.e.s.). Por te dyja keto nuk kane qene levizje masive, sepse arkeologjia tregon se kultura vendase vazhdoi te dominoj. Dmth edhe iliret e lashte kane vazhduar te kishin karakteristika fizike si para-ardhesit e tyre te vjeter mesdhetar. Pastaj pushtimet e shekujve 5-7 ku perfshihen edhe dyndjet sllave, POR keta u vendosen kryesisht ne Ilirine veriore dhe Traken veriore. S'duhen lene pa harruar edhe emigrime me permasa me te vogla si arumunet dhe vllehet. Gjithsesi, shtresa e vjeter e paraardhesve tane mesdhetar ka qene nje popullsi e cila nuk ishte shtate-larte (eshtrat e gjetura ne varre te lashta e vertetojn kete gje), dhe me shume gjasa edhe tiparet e tjera si ngjyra e syve apo e flokeve duhet te kete qene tipike mesdhetare (ngjyre kafe).

Ne vend se te lexoj fakte te tilla qe jane perfundime shkencore te ish-akademise sone (se kjo e sotmja eshte skandaloze - turp te quhet aakademi!), Fahriu perpiqet te n'a bindi me nje pershkrim fizik te Justinianit te II-te. Se cfare e bente Justinianin nje perfaqesues te sakte te fizionomise ilire, kete vetem Fahriu e di, dhe me sa duket paska zgjedhur t'a mbaj sekret...

Ironi therese ne kete rast eshte edhe referenca e titulluar 'Mençuria IliroShqiptare', kur vetem mençuri nuk shoh ne kete shkrim...
 
Ky gjithologu, rri rri e han nganjehere..

Te pretendosh per rrace te paster ne nje rajon si Ballkani, qe eshte shkervyer qe kur mba mend historia nga lloj lloj pushtuesi, eshte maskarallek.
 
po aq sa je ti arab hanafi ???

Shqipet myslymane jane hanife si turqit. Arabet jane kryesisht tjeter sekt me duket lol lol
 
Shqipet myslymane jane hanife si turqit. Arabet jane kryesisht tjeter sekt me duket lol lol

Nuk eshte sekt, eshte shkolle juridike !
 
Une qenkem shqiptare doc me syblu
 
Aruj djali i madh i Jakupit nga Shqipëria ishte flokë kuq dhe u bë pirati më i famshëm i historisë. :cool:
 
Fahri Xharra eshte nje nder atdhetaret me te vyer te kombit shqipetar!!
Ne cdo postim qe ben e ndjek dhe jam dakord me te ne 99.99% te rasteve!!
Zoti te dhashte force e shendet o gjak i paster Dardan.!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top