Si mund te shtoni shancet per te mbetur shtatezane

Kresha

A pretty face can never trick me
Ne qofte se jeni duke u perpjekur per te nisur nje familje, por pa sukses duke bere disa ndryshime te vogla ne menyren e jeteses tuaj mund te shtoni shancet per nje kontraceptim dhe te siguroni nje shtatezani te shendetshme.





Sidoqofte jane disa faktore qe ju nuk mund ti ndryshoni si puna e moshes, probleme ovulimi, probleme me spermen, dhe demtime te tubave te Fallopit.

Disa ndryshime qe mund te beni jane:

Hani mire: ne qofte se jeni femer, nje diete e balancuar do tu permiresoje shendetin dhe gjendjen tuaj ne pergjithesi dhe kjo gje siguron qe trupi juaj eshte ne gjendje te ushqeje nje femije. Ne qofte se jeni mashkull, ngrenia e ushqimeve te shendetshme eshte e rendesishme ne prodhimin e spermes.

Zgjidhni nje diete te pasur me fruta dhe perime, buke, patate, oriz dhe drithra te tjere, bulmet dhe mish pa shume yndyre si dhe peshk dhe burime te tjera proteinash.

Beni Kujdes me peshen tuaj: te qenit mbipeshe apo nenpeshe mund te nderprese ciklin menstrual dhe te rrezikoje shtatzanine. Nje femer me index trupor (BMI) me 29 ose me shume dhe me 19 ose me pak e ka me te veshtire per te mbetur shtatezane.

Per te gjetur indeksin tuaj trupor pjestoni peshen tuaj ne Kg me dyfishin e gjatesise tuaj. Mjekimet per fertilitet mund te mos jene efektive per femrat qe jane shume mbipeshe apo obese.

Kontrolloni pijen: mjeket nuk rekomandojne pirjen e alkolit. Meshkujt nuk duhet te pine ne menyre te tepruar sepse rrezikojne demtimin e spermes.

Ndaloni duhanin: Duhani dihet qe shkakton infertilitet dhe menopauze te parakohshme tek femra dhe probleme me spermen tek meshkujt. Gjithashtu pakeson shancet per sukses te mjekimeve per fertilitet.

Qendroni aktive: ushtrimet e rregullta te moderuara (si psh ecja me vrull) do ju mbaje ne peshen ideale dhe rrit shancet per konceptim. Ushtrimet ulin stresin dhe rrisin nivelet e endorfines – hormonit qe na ben te ndjehemi mire.

Froskohuni: per prodhim optimal te spermes, testikulat duhet te jene disa grade me te ftota se pjesa tjeter e trupit. Shmangni Xhinset apo te brendshmet e ngushta si dhe vaskave me uje te nxehte dhe saunat.

Puna juaj: profesionet qe ju mbajne ulur per nje kohe te gjate, si psh shoferet ne rruge te gjata apo ekspozimi me kimikate dhe pesticide te ndryshme ndikojne ne cilesine e spermes.

Menaxhoni stresin: stresi nuk shkakton infertilitet por nivele te larta shtresi ndikojne tek cikli menstrual.

Pini acid Folik: gjithe femrat qe perqiqen te kene femije duhet te marrin nje suplement acidi folik 40mcg ne dite per te evituar disa difekte te lindjes.

Kontrolloni mjekimet: disa mjekime mund te ulin shancet per shtatezani, flisni me mjekur tuaj ne qofte se jeni ne mjekim e siper.

Marjuana dhe kokaina ulin prodhimin e spermes.

Gjerat qe smund te ndryshoni

Jo te gjithe faktoret jane ne duart tuaja.


per femrat keto probleme mund te ndikojne ne konceptim:

Probleme me Ovulimin: ndonjehere femrat nuk mund te ovulojne (leshojne veze) ose e bejne kete gje shume rralle. Mund te ndodhe na semundje, difekt gjenetik apo demtim fizik.

Bllokim i tubave te fallopit: per arsye te semundjeve seksuale te transmetueshme, difekt te qelizave te mitres kur vendosen ne vend te gabuar si dhe rezultat i nje operacioni te zones se legenit, psh apandesiti

Mosha: sasia dhe cilesia e vezeve ulet me rritjen e moshesh. Femrat tek fillimi i te 20-tave kane dy here me shume shance se femrat qe jane ne fund te 30-tave.

Probleme me mitren: mund te shkaktojne mos mbjelljen e vezes

Probleme te tjera mjeksore si : diabeti, epilepsia, tiroidet, dhe probleme me zorret di deshtime te shpeshta me pare.
Per meshkujt

Infertiliteti tek meshkusht shkaktohet kryesisht nga mosprodhimi i spermes.

- Sasi e paket e spermes, e pamjaftueshme ose cilesi e dobet, sperme qe leviz shume ngadale.
- Infeksion ose demtim i testikujve, nga mjekimet rediterapi apo demtim gjate aktiviteteve sportive.
- Infeksion bakterial i meparshem.
- Operacion psh i hernias qe mund te kete demtuar tubat apo kufisuar funizimin me gjak.
- Diabeti, mjekimet apo operiacion i rrugeve te urines, mund te shkaktoje dalje retrograde, kur sperma udheton mbrapsht pra shon ne fshikze ne vend qe te dale jashte.
- Probleme seksuale si psh pamundesia per ngritje. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top