Si mund te ndikojme ne formimin e personalitetit?

Love

βeℓℓe â๓e
Jemi mësuar të dëgjojmë vazhdimisht nga prindërit tanë se njeriu formohet dhe krijon personalitetin e tij kur është i ri, kur hyn në ushtri apo kur fillon punë për herë të parë. Por të dashur prindër, kam një lajm të ri për ju: personaliteti i fëmijës fillon formimin e tij që në momentin kur ai vjen në këtë botë dhe ky proces vazhdon gjatë gjithë jetës.

Images.jpg

Formimi i personalitetit është krijimi i disa vlerave, qëndrimeve dhe besimeve, me të cilat njeriu reagon ndaj situatave dhe njerëzve.
Mund ta përfytyrojmë formimin e personalitetit si një provim me shumë detyra. اdokush nga ne, në momente të caktuara gjendet përballë disa dilemave ose “detyrave’’, ku duhet të zgjedhë midis dy alternativave. Në varësi të zgjidhjes që secili i bën kësaj dileme, varet edhe ecuria apo suksesi i tij në “provimin” në vazhdim.
Gjashtë vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishëm dhe vendimtarë në formimin e personalitetit, pasi janë pikërisht gurët e themelit mbi të cilat do ngrihen më pas “muret”.

Detyra e parë është zgjedhja midis besimit apo mosbesimit.
Mendoni foshnjën e sapolindur. Ajo vjen në një botë ku nuk asgjë. ثshtë e etur për të njohur, por njëkohësisht ka edhe frikë nga e panjohura. Përvojat që një fëmijë do ketë gjatë moshës 0-18 muaj, do formojnë tek ai besimin ose mosbesimin ndaj njerëzve dhe mjedisit përreth.
Në këtë moshë figurat më të rëndësishme për fëmijën janë prindërit e tij, veçanërisht nëna, pasi ajo është pranë tij në çdo moment të ditës dhe për çdo nevojë (ushqyerje, larje, veshje, kujdes). Besimet e prindërve (kush është një prind i mirë apo një prind i keq) dhe sjelljet e tyre (reagimi me qetësi apo të alarmuar pas një të qare të fëmijës) u mësojnë fëmijëve se si ata duhet të reagojnë ndaj prindërve dhe situatave të krijuara.
Një fëmijë i rritur nga prindër shumë mbrojtës (më tepër se ç’është e nevojshme), do të bëhet një i rritur që kërkon vazhdimisht mbrojtje dhe varësi nga të tjerët.

اfarë do të thotë “më shumë se ç’është e nevojshme”?
Ky përcaktim i referohet prindërve që kanë frikë se fëmija nuk bën dot pa ta, p.sh. e ushqyejnë vetë fëmijën 1-vjeçar sepse nuk besojnë që fëmija mund të hajë vetë, edhe pse do të bëhet pis; prindërve që kanë frikë ta lënë vetëm fëmijën, p.sh nëna që lënë punën për të qenë pranë fëmijës, që besojnë se askush nuk mund ta rrisë mirë fëmijën e tyre; prindërve shumë të shqetësuar për higjienën e fëmijës, p.sh prindër që nuk e lejojnë fëmijën të luajë me një lodër se ra në dysheme. Në këtë moshë duket se fëmija thotë: “Unë jam ajo ç’ka t’i më jep dhe në mënyrën se si m’i plotëson nevojat”.

Gjatë kësaj periudhe fëmija mëson të ketë shpresë dhe besim në botën që e rrethon ose të kundërtën, mëson të dyshojë dhe të mos shpresojë tek askush përreth tij.
Po çfarë do të thotë të formosh besimin?
Të formosh besim do të thotë të lidhesh dhe të shkëputesh nga të tjerët dhe mjedisi për të krijuar pavarësinë personale, duke pasur sigurinë se do t’i rigjesh sërish njerëzit dhe objektet e mjedisit rrethues. Pra, për një fëmijë të vogël do të thotë se pasi mami të iki në punë, ajo do të kthehet përsëri; do të thotë se pasi të kthehet nga shëtitja me gjyshen, ai do ta gjejë sërish krevatin dhe lodrat e tij në dhomë.Si ta kuptojmë që fëmija ka mësuar të ketë besim tek të tjerët dhe ambienti përreth? Shenjat e parë të këtij besimi janë lehtësia me të cilin ai ushqehet, gjumi i qetë dhe i thellë dhe relaksimi i muskujve.

Nëse fëmija nuk arrin të ketë besim tek të afërmit apo tek ambienti që e rrethon, ai reagon me tërheqje, pasivitet dhe mungesë bashkëveprimi me të tjerët. Fëmijët që nuk e kanë formuar besimin gjatë kësaj faze, bëhen të rritur dyshues, të tërhequr dhe që preferojnë të rrinë të mos “ngatërrohen” me të tjerët.Ky besim tek të tjerët sigurisht që duhet të ketë një masë. Pra duhet t’u mësojmë fëmijëve se jo gjithmonë mund dhe duhet të kesh besim tek të tjerët, në mënyrë që ata të mos bëhen të varur prej të tjerëve (p.sh. nga ushqyerja apo dashuria e nënës) apo të mos bëhen naivë (p.sh. kur të tjerët duan të përfitojnë dhe kjo duket qartazi).Kombinimi midis ndjeshmërisë së nënës për të plotësuar nevojat imediate të fëmijës dhe besimi i saj tek fëmija është ilaçi ideal për të lehtësuar dhe zhvilluar tek fëmija ndenjën e besimit tek vetja, të tjerët dhe bota.

Këshillat

Prindërit duhet të udhëheqin fëmijën dhe duhet t’i transmetojnë atij besimin se gjithçka ai bën, ka një kuptim dhe vlerë.
Ja disa këshilla të thjeshta për të ndihmuar fëmijën tuaj të ketë besim tek vetja, ju dhe mjedisi përreth:

Duke respektuar oraret dhe ritmin e fëmijës tuaj.

Përpiquni të keni një kohë rutinë kur e ushqeni, lani, shëtisni fëmijën tuaj apo kur e vini në gjumë, kur luani me të. Në këtë moshë fëmija nuk e ka idenë e kohës, ndihmojeni atë të orientohet; p.sh nqs ju vazhdimisht kur zgjoheni në mëngjes, e lani fëmijën dhe e ushqeni, ai do të presë çdo mëngjes ta ruani këtë rutinë.Duke strukturuar mjedisin ku rri fëmija. Gjejini vendin gjithçkaje që i përket fëmijës dhe lëreni vazhdimisht në atë vend apo pozicion. Në këtë moshë fëmija nuk e ka idenë e hapësirës, ndihmojeni atë të orientohet. Fëmija ka nevojë të dijë ku janë sendet e tij. Krijoni një mjedis të organizuar në dhomën e fëmijës, p.sh. lodrat ia vendosni tek një kuti afër krevatit, biberoni i tij është poshtë jastëkut, etj.

Duke qenë vazhdimisht të qëndrueshëm në sjelljen tuaj.
Reagoni gjithnjë në të njëjtën mënyrë ndaj thirrjes apo dëshirave të fëmijës. P.sh. nëse fëmija qan se do të luajë me syzet tuaja, por ju nuk doni që ai ta bëjë këtë, atëherë ruani të njëjtin qëndrim “Oh, i dashuri im. Ti do të luash me syzet e babit, por këto nuk janë lodër dhe mua më duhen për të lexuar. Më vjen keq, por nuk mund t’i jap. Pa të shohim, çfarë lodrash kemi këtu…”Duke komunikuar dhe shpjeguar fëmijës suaj gjithçka ndodh me të. Fëmija nuk është një send mbi të cilin ju veproni. Ai ka nevojë dhe ka të drejtën të dijë se çfarë ndodh me të. Edhe pse mund të besoni që një fëmijë 3 muajsh nuk ju kupton, gaboheni rëndë. Flisni me fëmijën tuaj, pasi ai ju kupton shumë mirë përmes tonit të zërit, gjestikulacionit të fytyrës, buzëqeshjes dhe prekjes tuaj. Nëse fëmija duhet të frekuentojë çerdhen, të bëjë një vizitë tek mjeku, në shtëpinë tuaj do të organizohet një festë, duhet të lyeni dhomën e tij, keni vendosur t’ia prisni flokët, shpegojani këtë gjë fëmijës tuaj. Ai kupton çfarë ndodh me të, pse lëvizin sendet apo pse hyjnë e dalin njerëz në shtëpinë e tij, dhe nuk do të reagojë me frikë dhe të qara.

Duke i dhënë ngrohtësi dhe dashuri.
Fëmija ka nevojë të ndjehet mirë, sepse besim do të thotë rehati dhe kënaqësi. Përkëdheleni, ledhatojeni dhe flisni ëmbël me fëmijën tuaj. Tregojini vazhdimisht sa i rëndësishëm është ai në jetën tuaj dhe sa shumë e doni. Tregojini se ai po rritet dhe çfarë shprehish e sjelljesh të mira ai po mëson, p.sh: “Shpirti i mamit, sa të janë rritur duar” apo “Oh, tani ti po zvarritesh, por pas pak do mësosh të ecësh vetë me këmbët e tua”.Duke qenë të vërtetë me të, edhe kur jeni të trishtuar, të nevrikosur me bashkëshortin, shefin apo fqinjin tuaj. Fëmija ndjen emocionet, nuk dëgjon vetëm fjalët. Ai e ndjen që ju nuk jeni në gjendje të duroni të qarat apo pyetjet e tij, që jeni të pafuqishëm për të luajtur me të apo për ta ushqyer. Shpegojini fëmijës se nuk është faji i tij për emocionet apo lodhjen tuaj. Në këtë mënyrë fëmija do mësojë të ketë besim tek ju.
Burimi: Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top