Si mund të gjendet dhe sekuestrohet pasuria e Vladimir Putinit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Si mund të gjendet dhe sekuestrohet pasuria e Vladimir Putinit​

1649008842439.png

Nga Daniel J.Arbess

“Project Syndicate”

Vendimi i të dërguarit rus për ndryshimet klimatike, Anatoly Chubais, për të dhënë dorëheqjen dhe për t’u larguar nga Rusia, mund të jetë shumë domethënës. Duke rihapur një dritare të re në historinë ruse të kohëve të fundit, largimi i Chubais mund të sjellë njëfarë rregulli në strategjinë e Perëndimit “KleptoCapture ”, e cila synon të ngrijë asetet e një duzinë “oligarkësh” rusë të cilësuar si “shtojca të regjimit të Putinit”.

Por potencialisht mund të bëjë shumë më tepër sesa ka. Chubais, që ishte drejtues i programit të madh të privatizimeve ne Rusi nën kohën e presidentit Boris Yeltsin në vitet 1990, është një simbol i gjallë i mënyrës se si u shpërnda pasuria e këtij vendi.

Po ashtu ai ishte një promovues i hershëm i Vladimir Putinit si pasardhës kompetent i Yelstin. Dhe megjithëse Chubais ka qenë prej kohësh jashtë rrethit të brendshëm të Putin, ai mund të jetë në gjendje ta udhëheqë Perëndimin drejt parave të presidentit, gjithnjë nëse do të ndihet mjaftueshëm i sigurt për të folur.

Sanksione ndaj oligarkëve pranë Putinit tingëllon si një ide e mirë, por Chubais e di se KleptoCapture, në formën që është konceptuar aktualisht, është ndoshta më shumë “tym” sesa “zjarr”. Disa nga oligarkët aktualë u pasuruan në vitet e Yeltsin, por më pas patën përplasje me Putinin dhe u detyruan të largohen nga Rusia, ose mbetën atje duke iu bindur diktatit të tij.

Ata zotërojnë atë që Putini u lejon atyre të zotërojnë, për aq kohë sa qëndrojnë larg politikës, nuk i hapin probleme regjimit të tij dhe kanë një ndikim minimal. Njerëzit e rrethit të brendshëm në Kremlin, janë spiunë të epokës sovjetike që kontrollojnë shumicën e mijëra kompanive që u privatizuan midis viteve 1992-1996.

Në atë kohë, oligarkët që janë sot objekt i sanksioneve, ishin bankierë që i dhanë qeverisë ruse 800 milionë dollarë hua, të siguruara zakonisht nga aksionet që kishin në 12 kompani të mëdha të naftës dhe metaleve. Kjo skemë synonte të ndihmonte Yelstin-in të mbyllte një deficit buxhetor gjigant, dhe të shmangte hiperinflacionin përpara zgjedhjeve të vitit 1996, të cilat ai pritej t’i humbiste përballë sfidantit komunist, Genadi Zyuganov.

Në rast se qeveria nuk i kthente kreditë menjëherë pas zgjedhjeve, atëherë huadhënësit mund të nxirrnin në ankand aksionet, duke e konsoliduar kështu privatizimin, pavarësisht se kush do të fitonte. Edhe pse Yelstin u rizgjodh çuditërisht për një mandat tjetër, shteti sërish falimentoi, ndoshta edhe qëllimisht, për t’i shpërblyer bankierët për ndihmën e tyre.

Aksionet që në atë kohë vlerësoheshin në 1.5-2 miliardë dollarë, u “shitën” tek huadhënësit në ankande kryesisht të manipuluara, duke shndërruar brenda natës disa financierë të rinj në moshë në oligarkë të mëdhenj.

Si këshilltar i Chubais dhe ekipit të tij në atë kohë, unë thashë në atë kohë se “huatë në këmbim të aksioneve” do ta korruptonin procesin e privatizimit, dhe do të krijonin në popull idenë se Yeltsin po pasuronte qëllimisht një grup të vogël manjatësh, duke ua shitur me një çmim shumë të lirë aksione të rëndësishme.

Më vonë vetë Chubais do ta pranonte se ajo skemë ishte një “kapitalizëm banditësh”, por i nevojshëm për të shmangur kthimin në “komunizmin bandit”. Skemat e “huave në këmbim të aksioneve” fituan një rëndësi të madhe në historinë e privatizimeve në Rusi, duke lënë në hije privatizimin masiv të mijëra kompanive të tjera që mbikëqyreshin nga Chubais.

Por tragjedia e vërtetë për Rusinë, rezultoi të ishte promovimi i Putinit nga Chubais. Në vitin 1999, një Yeltsin i sëmurë dha dorëheqjen para fundit të mandatit të tij të dytë, duke emëruar si pasardhës të tij Putinin, ish-kreune Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB, pasardhësja e KGB-së), i cili gjatë kohës që ishte nënkryetar i bashkisë së Shën Petersburgut kishte krijuar imazhin e një reformatori efikas.

Tregjet financiare e mbështetën gjerësisht zgjedhjen e Yeltsin, të cilën vetë Chubais e vlerësoi si “një vendim brilant, shumë të saktë dhe tejet të guximshëm”. Pasi u bë president, Putin premtoi se “liria e fjalës, e ndërgjegjes, liria e shtypit, e drejta e pronës private – të gjitha këto parime bazë të një shoqërie të qytetëruar – do të mbrohen me besueshmëri nga shteti”.

Në fakt ai i mbështeti reformat e tregut për një fare kohe, me kushtin që oligarkët të qëndronin jashtë politikës, dhe të ndanin me të dhe miqtë e tij në aparatin e sigurisë përfitimet ekonomike. Por kur Mikhail Khodorkovsky – themeluesi i Menatep Bank, dhe më pas kreu i kompanisë së naftës Yukos nëpërmjet skemës së famshme – sinjalizoi ambiciet e tij politike, ai u burgos për gati një dekadë dhe asetet e Yukos u ri-shtetëzuan.

Putin u kthye gjithashtu kundër Boris Berezovsky, një tjetër mik i Yeltsin, që mendohet se ka luajtur një rol kyç në bindjen e këtij të fundit për të zgjedhur Putin si pasues të tij. Dhe Putin dëboi nga Rusia Bill Browder, një investitor të suksesshëm amerikan në Moskë, që drejtonte kompani të mëdha ruse.

Avokati i taksave i Browder, Sergei Magnitsky, u arrestua më vonë dhe vdiq në burg në vitin 2009. Që nga ajo kohë Browder i është përkushtuar sigurimit të drejtësisë për Magnitsky. Disa oligarkë rusë e krijuan pasurinë e tyre në mënyra të ngjashme me programin e privatizimit.

Disa të tjerë, si manjati i metaleve Oleg Deripaska, kanë qëndruar në Rusi, duke ushtruar një ndikim më të vogël, ndërsa po investojnë në prona jashtë vendit. Të tjerë, si bankierët Mikhail Fridman dhe Peter Aven, i ruajtën bizneset e tyre ruse, por ndoshta u detyruan që ta ndajnë pasurinë me Putinin dhe njerëzit e tij.

Që të tre kanë marrë pasaporta të huaja. Ata që si Berezovsky, e kundërshtuan hapur Putinin, vdiqën në rrethana misterioze, ashtu si edhe kundërshtarët politikë aktivë si Boris Nemtsov, i cili u vra shumë pranë Kremlinit në vitin 2015.

Disa sipërmarrës që i ngritën bizneset e tyre nga e para, qenë aq largpamës sa t’i shisnin dhe iknin nga Rusia kur Putin erdhi në pushtet. Vladimir Gusinsky – miku im i parë sipërmarrës rus në vitin 1989 – themeloi NTV, kompaninë e parë mediatike të pavarur ruse. Por në vitin 2001 ia shiti atë Gazpromit, kompanisë shtetërore të gazit, dhe emigroi me familjen e tij në Izrael.

Sot NTV është një nga zëdhënësit kryesorë të propagandës së Putin. Sot shumica e këtyre rusëve të pasur, me pasuri jashtë shtetit, duket se ndajnë dëshirën për t’u integruar në Perëndim. Shumë prej tyre kanë bërë investime të mëdha në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, duke dhënë donacione për muzeume dhe institucione të tjera kulturore.

Por asnjë prej tyre nuk duket se ka ndikim, aq më pak kontroll, mbi Putinin. Përkundrazi, ai përbën një kërcënim të vazhdueshëm për pasurinë dhe sigurinë e tyre. Në vend se t’i përçmojnë dhe sanksionojnë, udhëheqësit perëndimorë mund të fitojnë më shumë duke i bërë ata – dhe Chubais, ish-padronin e tyre – mjaftueshëm komodë për të ndarë ço lloj informacioni se ku mund të gjenden realisht paratë e Putinit.

Shënim: Daniel J.Arbess, drejtues i “Xerion Investments”. Më herët ka qenë këshilltar i Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Anatoli Chubais për programin e privatizimeve në Rusi.
b.bota.al
 
Nuk sekuestrohet dot jo.
Janë botë më vete këto liderët botror.
Nuk kanë ça i bëjnë Kim Jong Un, jo më Putinit.
Putinit ama i bene mjafte,ja kthyen ekonomine 20 vjet pas,puls u futen lufte emfilio ne rrenje.
 
Putinin personalisht nuk e demtojne dot edhe po te duan.
Gjysma e pasurise se pothuajse cdo oligarku rus eshte e Putinit, pervec kesaj sa pasuri offshore mund te kete?
Ne emer te vet ka shume pak, teorikisht dhe praktikisht nuk mund ti sekuestrojne asgje.
Thene kjo, nuk mund te pretendosh te demtosh nje lider shteti autokrat duke kerkuar ti sekuestrosh pasurine.
 
Kujt i hyn ne pune pasuria e ti se..ky trazoj gjith bote e nuk bejn diqka si me ndal luften po mendja te leku..zot runa
 
Pse ore qafira mos e dini gjej se Putin esht si pune ati Gedafit ? Qe tja merrni pasuron lool
 
Pse ore qafira mos e dini gjej se Putin esht si pune ati Gedafit ? Qe tja merrni pasuron lool
Fiks!!
Pastaj sipas teje Gedafi me ata miliarde$ ne pronesi u vra?
Po ne shqiperie po bejne pasaporta origjinale me 3000euro e po shetitin boten kriminele te gjithe llojeve e paskan vrare Gedafin demek... Perralla mebret.
Putini gjithmone dora e tyre eshte, se ne disa poste nuk vete kushdo, por thjesht mbase ai sdo ta leshoje ate vend momentalisht e "ben te veshtirin"
 
Lufta eshte e dakortesuar mes anglise dhe amerikes, kunder putinit dhe kinezve, por Anglia dhe Amerika Jan 2 parlamentet me te fuqishme ne rang boteror, dhe e gjitha eshte skenar lufte, pasi jan shum arme QE pas luftes se 2te boterore QE Jan prodhuar dhe nuk jan shitur, dhe normalisht duhet te harxhohen diku.

Sa per luften Amerika, nuk e ka shum te veshtire me angline dhe europen ta pushtojne rusine me aleatet e vet, kjo eshte pak por e sigurt!
 
Shiko, eshte e nderlikuar situata.
Ne nje lufte duhet te shohesh kush perfitoi, dhe ne kte rast, nese do kete nje te tille, e vetmja qe perfiton eshte Kina.
Besoj se Kina po i ban te gjitha keto.!
Pastaj mos harro ka rrol te madh ne nje beteje "pushtuesi dhe i pushtuari"
Ti si pushtues sdo luftosh kurre si ai qe mbron shtepine e vet dhe qe njeh token e vet!!
Besoj po e nenvleresojne shume Rusine ne kte ane e do vene si cjapi te kasapi.!!
 
Shiko, eshte e nderlikuar situata.
Ne nje lufte duhet te shohesh kush perfitoi, dhe ne kte rast, nese do kete nje te tille, e vetmja qe perfiton eshte Kina.
Besoj se Kina po i ban te gjitha keto.!
Pastaj mos harro ka rrol te madh ne nje beteje "pushtuesi dhe o pushtuari"
Ti si pushtues sdo luftosh kurre si ai qe mbron shtepine e vet dhe qe njeh token e vet!!
Besoj po e nenvleresojne shume Rusine ne kte ane e do vene si cjapi te kasapi.!!
Jam dakort eshte shum e veshtire te pushtosh nje vend, ama luften dhe teknologjine e ka amerikoni dhe anglezi, kina ndoshta ka SASI por Jo cilesi.
Se besoj, Jan shum te avancuat cifutet, pastaj anglezi dhe Amerika jam bashk vlla e moter thojn ato per njeri tjetrin, kur VDIQ elisabetta kishte lon nje zarf me diku 7 pika dhe ishte me testament QE kte zarfin do e hapni ose do e thoni mbas disa vitesh se mbaj mend fiks.
Cdo gjo eshte me plan kush perfiton cfare.
Por nje gjo eshte e sigurte QE amerikoni dhe anglezi perfitojn, dhe qe kinen do e rrexojne me gjith rusine kte te jesh I bindur.
 
Mos e nenvlereso Kinen!
Kina ka blere grure e miser dhe e ka depozituar ne hangare per gati nje dekade, pra dicka e re po vjen, e une them qe eshte uria!
 
Do jete uria vetem nese Amerika NATO dhe Anglia humb luften ne Ukraine mendoj,
Por njekohesisht ato dine te luftojne, dhe grusht shteti do ndodhi ne kine dhe rusi!
 
Fiks!!
Pastaj sipas teje Gedafi me ata miliarde$ ne pronesi u vra?
Po ne shqiperie po bejne pasaporta origjinale me 3000euro e po shetitin boten kriminele te gjithe llojeve e paskan vrare Gedafin demek... Perralla mebret.
Putini gjithmone dora e tyre eshte, se ne disa poste nuk vete kushdo, por thjesht mbase ai sdo ta leshoje ate vend momentalisht e "ben te veshtirin"
Mos perhap lajme te tilla lol
 
Do jete uria vetem nese Amerika NATO dhe Anglia humb luften ne Ukraine mendoj,
Por njekohesisht ato dine te luftojne, dhe grusht shteti do ndodhi ne kine dhe rusi!
Nuk ka me lufte … luften e kane te fituar , ajo zone tashme ka ngelur thjeshte baze “ lufte “ dhe kontrolli .. dhe ashtu do te ngeli edhe per ca vite te mira … per te ngushtuar edhe Rusin .

Uri ermmm uria gjithmone ka qene prezente ne nje fare forme …dhe nuk shikoj as nje pandemi te tille , ne k’te rast mund te luajne bursat lart e poshte Por kaq … uria ka marre fund gjer diku , tani ka ardhur edhe koha e ushqimit te modifikuar qe mund ta besh edhe nga shtepia dhe nuk te duhen as ara dhe male pa fund .

Kina e vertete qe Po avancon ne nje fare forme … por kam pershtypjen qe kjo Po ndodh fale edhe mbeshtetjes se Rusit .. Por qe nuk mendoj qe arrin me shume se kaq .

Gjithsesi ja leme kohes .
 
Me pelqen analiza jote nga oqeani matane globit 😋🤣
 
Me pelqen analiza jote nga oqeani matane globit 😋🤣
K’tej vetem det diell dhe ushqim e pije me bollek … gje tjeter nuk I bien kujt ne mendje . 😆
 
K’tej vetem det diell dhe ushqim e pije me bollek … gje tjeter nuk I bien kujt ne mendje . 😆
Meqe ra fjala sygjerome dicka te mire nga ajo zone per ne nentor mbase, eshte behar andej apo stina e shirave?
 
Meqe ra fjala sygjerome dicka te mire nga ajo zone per ne nentor mbase, eshte behar andej apo stina e shirave?
Nga qeshori ne Nentor gjoja konsiderohet sezoni i shiut … Por une ne fakt c’do vit ne k’te kohe vij dhe kishte mbajtur nje dite shi diten para qe kam ardhur une dhe nje dite nga pasditja dhe gjate Nates qe ndodhi pardje … kshuqe eshte ok se fundja fundit eshte shi tropical shkon dhe vjen .

Por nentori si nderrimi i sezonit me ngjan edhe i sigurte dhe pa prb … C’fare vendesh saktesisht ke ne mendje ?

Une nuk i nderroj me asnje vend ne Europe pushimet ktej .. vetem se duhet kujdes me hotelet dhe nuk te sygjeroj poshte 4-5 yjesh .

Une k’tej i kam mbaruar te tera tashme .. edhe Maldives me ka ngelur me kismet vitin tjeter dhe mbase do te kaloje nga pjesa e Azise .
 
Veprim i paligjshem dhe i padrejte ne cdo aspekt. Nuk mundet nje shtet tjeter, nje organizat apo grup shtetesh qe zyrtarisht as nuk jane ne lufte me Rusine te mund te sekuestrojne pasuri te individeve apo edhe te krereve te caktuar drejtues te ketij shteti. Sekuestrimi i pasurive, denimet dhe burgosjet apo dhe me keq duhet me pare te kalojne nepermjet nje procesi gjyqesor. Kete proces per sekuestrim e pasurive te nje shtetasi rus mund tia bej vetem drejtesia ruse. Pasi ata jane shtetas te ati vendi, qe kane krijuar pasurite ne ate vend dhe qe i perkasin vetem ati vendi. Nje shtet tjeter i huaj mund te sekuestroje pasuri vetem nepermjet nje vendimi te drejtesise ne rastet specifike kur ky individ ka ushtruar aktivitete te paligjshme ne ate vend. Ne rastin konktet keta nuk akuzohen per asnje aktivitet te paligjshem dhe aq me pak qe te jete kryer ne keto vende. Keta jane duke u denuar pa ligj , pa gjyq, pa proces, pa drejtesi, por apriori me vendim dhe urdher shteteror vetem sepse konsiderohen mbeshtetes te nje sistemi te caktuar apo lideri te caktuar. Pra ky eshte nje denim dhe persekutim i paster politik pa asnje baze ligjore.
E thene me shkoqur kjo eshte nje grabitje e paster me pretekste nga me te ndryshmet por qe ne thelb nuk kane asnje baze te se dtejtes qe njihet tani ndekombetarisht.
 
Putin pren lek me gershere literally... Si u sekuestroka pasuria atij? Eshte njesoj si te thuash e ndaloj lumin me dore..
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top