Titulli: Si mendoni per sulmet ne Gaza?
Trupat izraelite janë përleshur me luftëtarët e Hamasit sot në mëngjes përderisa numri i viktimave të ofensivës izraelite ka kaluar 510. Së paku 70 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore dy ditë më parë.
Izraeli njoftoi se një ushtar është vrarë nga mortaja dhe 19 të tjerë janë plagosur, duke e quar në 49 numrin e ushtarëve të plagosur deri më tash. Kolona të trupave dhe tankeve kanë rrethuar qytetin e Gazës ndërkaq luftime janë raportuar edhe në zona tjera.
Izraeli thotë se qëllimi i ofensivës është ndalja e sulmeve me raketa nga ana e Hamasit.
11:02 Efraim Halevy, ish drejtuesi i agjensionit sekret të Mossadit, në shtypin izraelit deklaroi se qeveria izrealite ka pasur rastin të pengojë sulmet me rakete edhe më herët, duke aplikuar regjimin e sanksioneve ndaj Gazës. Mirëpo, siç duket, Izraeli ka interes edhe më të gjërë nga këto sulme t'i siguroj Fatahut, partisë së Mahmud Abasit, i njohur si "Ebu Mazin" pushtetitn dominus në territoret e Palestinës, dhe të tentoj të eliminoj nga skena politike Hamasin.
Në ndërkoh edhe "Ebu Mazini", është prononcuar se nëse Hamasi humb pushtetin në Gazë, ai është i gatshëm që ta marrë ate. Deklaratat edhe të njërës edhe palës tjetër janë në harmoni.
11:06 Reuters: Tre fëmijë palestinezë humbën jetë si pasoj e bombardimit Izraelit me tanke.
Burimet mjekësore në Gazza njoftuan se 12 civil kanë humbur jetën të hënën si pasojë e sulmeve Izraelite. Po ashtu raportohet për vrasjen e një familjeje shtatë anëtarësh.
Pamja grafike e gjendjes së fundit të pozicioneve Izraelite në Rripin e Gazzës:
Al Jazeera English - News
11:30 Mjekët norvegjezë për Tv Press deklaruan se në trupat e disa të plagosurve palesitnez jane gjetur gjurmë të uraniumit të varfur.
11:32 Korrespodentët e Al Xhezira: Raketat e rezistencës se armatosur Hamas arrijnë deri në veri të Izraelit për herë të parë.
Disa ueb faqe të internetit në Izrael kanë njoftuar se, që nga fillimi i operacionit tokësor, 11 ushtarë Izraelit kanë humbur jetën. Një mjek në spitalin Soroka, Dr. Neva Leyal ka deklaruar se të dielën në mëngjes, në mes të orës 9 dhe 11, janë sjellë trupat e pajetë të 6 ushtarëve.