“Si më ngacmonte Trump”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
“Si më ngacmonte Trump”


1497361788_s.jpg



“Po më kërkon të dalim bashkë? Ti e di që kam të dashur”... Aktorja Salma Hayek ka rrëfyer në media sesi Donald Trump ka tentuar dikur ta joshtte, pasi ishte afruar më parë me partnerin e saj.

Rrëfimin e saj, aktorja 50-vjeçare e bëri gjatë emisionit “The Daily Show” me Trevor Noah, ku tha me shaka se, fatmirësisht, miliarderi që drejton sot Shtetet e Bashkuara nuk ishte përpjekur ta prekte me forcë, siç pretendojnë gra të tjera se ka bërë me to.

“Isha në një shfaqje me të dashurin tim, - shpjegon Hayek, - kur Trump u afrua e më vendosi xhaketën mbi shpatulla, sepse e pa që kisha ftohtë. Ishte shumë i hijshëm në fillim, shumë i këndshëm. Më përshëndeti e u prezantua”.

“Pas kësaj, - rrëfen bukuroshja meksikane, - ai nuk tregoi ndonjë interes të madh ndaj meje, por nisi bisedimet me njeriun që kisha në krah, duke u përpjekur të miqësohej me të. E ftoi për darkë. Ne shkuam dhe gjatë të gjithë kohës ai fliste me të dashurin tim. Pastaj na ftoi në hotelin e tij në ‘Atlantic City’ dhe, pasi shkëmbyem numrat, nuk foli më kurrë me ish-in tim, por më mori mua në telefon e më kërkoi të dilnim bashkë”.

“Unë i thashë: çfarë po thua, po i dashuri im? Ti e di fare mirë që e kam një të tillë”.

Përgjigjja ishte: Ai njeri nuk është i mirë sa duket për ty. Nuk është i rëndësishëm. Ti duhet të dalësh patjetër me mua.

“Më mbyti me telefonata”, kujton Hayek. Por aktorja nuk ndryshoi mendje, edhe pse lidhja e dashurisë në të cilën ndodhej ndërkohë nuk ishte e konsoliduar e nuk zgjati shumë.

/ Top Channel
1497361794_s1.jpg
1497361801_s2.jpg
1497361825_s5.jpg
1497361833_s7.jpg
1497361858_s9.jpg
 

sensuu

sweet
V.I.P
po mire mi...ja var sja var ti, ai ben punen e vet...ca ke qe flet tani, apo u pendove qe e humbe shansin lol
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Megjithe keta boobsaaaa qe paska. ska pas faj ahahahha.
Ti kete biologjike thua?! EH :p
 

ZoteriaJuaj

Agjent Aqif Supaxhi Therrmiu
po mire mi...ja var sja var ti, ai ben punen e vet...ca ke qe flet tani, apo u pendove qe e humbe shansin lol

Kjo eshte budallacke bashke me miliona njerez qe mbeshtesin kete. Kjo perpiqet te njollose trumpin por njollos veten, kjo u lidh me nje burr te martuar te cilen la keteshtatzane edhe nje grua te dyte pervec kesaj. Kjo eshte e fundit qe duhet te flasi kunder Trump.




Trump kishte te drejt, ai i tha nuk ben per ty dhe ashtu ndodhi vertet :D
 
Top