“Si ma vrau vjehrri burrin në arë para syve të mi”

eGo0sTyle

System Engineer
gruaja1-300x266.jpg

Ka parë t’i qëllohet bashkëshorti, t’i ofendohet në çastet kur mezi merrte frymë e njëkohësisht po e mbaronte atë, por edhe t’i keqtrajtohet me shkelma dhe tyta pushke mbi plagët e hapura nga plumbat. Të gjitha këto makabritete mbi trupin e Vullnet Cjapit, nga vetë babai i tij, Yzeiri. Të gjitha këto makabritete, të përjetuara çast pas çasti nga vetë bashkëshortja, Drita Cjapi.
E pamundur të mos lotojë, gjysmë e mundur të flasë, krejt e mundur që mos ta falë kurrë vrasësin. ثshtë përkulur nga dhimbja, por edhe nga fakti që tashmë ka 3 fëmijë jetimë dhe shumë borxhe…
Si e mësuat lajmin e vdekjes së bashkëshortit tuaj, Vullnetit?
Isha vetë prezente, disa metra më tej, pasi kishim dalë të dy afër shtëpisë dhe po përpiqeshim të merreshim me barin dhe jonxhën. Gjithçka më ndodhi para syve dhe nuk po arrija dot ta kuptoja atë ditë dhe as sot nuk e kuptoj dot se si ndodhi.
اfarë ndodhi?
Pashë nga larg vjehrrin tim, Yzeirin. E vura re që kishte diçka në sup, por mendova se mos ishte ndonjë vegël pune dhe po vinte që të na ndihmonte. Në këto momente isha nga fundi i arës, pak larg Vullnetit. Ngadalë nisa të afrohesha edhe unë, pasi Yzeiri kishte qenë në Itali dhe duhej ta takoja. Dëgjoj Yzeirin që i thërret fort Vullnetit në emër. Siç duket, ai as nuk e kishte parë dhe as nuk e kishte ndjerë fare që po i vinte babai, sepse u kthyer i çuditur nga para. Sapo i doli përballë, Yzeiri i shkrepi armën dhe e qëlloi në kraharor.
ا’lloj arme ishte, jeni në gjendje ta përcaktoni?
Unë nuk i njoh llojet e armëve, por ishte një pushkë e gjatë, dukej e vjetër, sepse e mbushi sërish.
Dhe qëlloi sërish?
Po, e qëlloi prapë. Pas plumbit të parë, Vullneti u rrëzua përdhe me fytyrë, duke mbajtur kraharorin me duar. Por Yzeiri e ktheu mbrapsht, e qëlloi prapë në këmbë që të mos lëvizte fare dhe nisi t’i bërtiste dhe ofendonte.
اfarë i thoshte?
Nuk e mbaj mend me saktësi, por ndër sharje e sipër, po i thoshte që “ç’deshe në dasmë ti, kur unë e jot ëmë ndenjëm në shtëpi. Ma ktheve fjalën, por tani nuk ma kthen dot më kurrë”. Më pas filloi ta qëllonte prapë.
Prapë me armë?
Jo, me shkelma dhe me tytën e pushkës. Ia fuste madje në plagë dhe e qëllonte fort.
Nëse ju keni qenë kaq pranë sa të shihnit këto veprime dhe të dëgjonit këto fjalë, pse nuk ndërhytë për të shpëtuar bashkëshortin?
Fillimisht vrapova, por ai më kërcënoi edhe mua dhe qëlloi. Nuk e di nëse qëlloi vërtet drejt meje apo ishte një paralajmërim në ajër, pasi në ato çaste unë rashë përdhe dhe jam përmendur pas pak çastesh.
Dhe çfarë kishte ndodhur ndërkohë?
Pashë njerëz që vinin me nxitim nga disa anë. Arat tona janë ngjitur me shtëpitë dhe sapo kishin dëgjuar të shtënat, kishin ardhur me vrap, edhe pse vonë. Im shoq nuk merrte më frymë. Ishte i mbytur në gjak.
Po vjehrri juaj, Yzeiri?
Nuk ia vura më mendjen atij, sepse po përpiqesha më kot të dalloja se mos ishte ende gjallë Vullneti. Po vajtoja mbi trupin e tij dhe si në mjegull më kujtohet që Yzeirin po përpiqeshin që ta ndalnin disa bashkëfshatarë, por ai i kërcënoi dhe iku. Vetëm dje mora vesh që kishte shkuar edhe te shtëpia
e dajës së Vullnetit, Murat Bami.
Keni patur më parë ju ose Vullneti konflikte me Yzeirin?
Konflikte të vogla, por që na ishin bërë të zakonshme. Vjerri im ishte shumë gjaknxehtë. Ishte gjithnjë i njëjti avaz.
اfarë avazi?
Grindej me të gjithë dhe pastaj kërkonte që të mos u flisnim edhe ne. Ishte shumë tip gjaknxehtë dhe kërkonte që të bëhej siç thoshte ai. Këtu në fshat nuk kishte lënë njeri pa u zënë, por edhe në fisin e tij. I mbetej qejfi për pak e për shumë. Për shembull, kapej kot që, “unë kam qenë sëmurë dhe nuk më ka ardhur njeri të më shikojë”, “ose filani nuk më pa me sy të mirë”, etj. Nga tekat e tij, im shoq shumë njerëzve u fliste fshehtas.
Po ju?
Unë përpiqesha t’i shmangesha. Merrej burri im me të, por edhe atij ia di shpirti se si e duronte. Mbeti duke shkuar te daja e tezet fshehurazi, ose u fliste tinëz njerëzve. Yzeiri e kishte paralajmëruar që nëse do ta shikonte te ata, nuk do ta njihte më për djalë.
Do t’i flisni më vjehrrit tuaj pas kësaj që bëri?
Po bëni shaka?
Po bëj pyetje…
Kurrën e kurrës. Shiko pak 3 fëmijët e mi dhe këtë shtëpi, sa të varfër jemi. Janë të gjithë të vegjël për t’u ushqyer, jam gjithë borxhe.
Po me vjehrrën, kunetërit dhe kunatat, çfarë qëndrimi do të mbani?
Vjehrra ime është bëra nëna ime, pasi mohoi burrin e saj vrasës. Po ashtu edhe kunetërit janë bërë vëllezërit e mi dhe kunatat motrat e mia. Të gjithë e mohuan dhe më mbajtën mua. Ashtu dhe unë do t’i mbaj ata. Tani jemi të gjithë në një mendje.
اfarë mendje?
Që nuk do t’ia falim kurrë. Dhe po nuk e dënoi shteti, do ta vrasim ne.


Burimi : Panorama.
 
Titulli: “Si ma vrau vjehrri burrin në arë para syve të mi”

wwwwwwwwuwuwuuw ca bohet mo o zote cfar njerz te qmendur te vrasi djalin!!!!!
 
Back
Top