Si kultivohet edukata ushqimore tek fëmijët?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اfarë duhet të hanë fëmijët tanë? Më shumë qumësht dhe perime, apo të heqin dorë nga ushqimet gjysmë të gatshme që ndodhen në çdo qoshe rruge të qytetit ku jetojmë? Mësoni si të kultivojmë tek fëmijët tanë elementët e një edukate të mirë në ushqim, që të jenë të gatshëm për të përballuar sfidat e jetës.
Ekspertët e ushqimit flasin se një fëmijë duhet të konsumojë të paktën 5 fruta dhe perime gjatë ditës. Mund të duket një sasi e madhe, por në realitet do të thotë të konsumohet një sallatë jeshile dhe domate, pa harruar edhe perimet e freskëta dy herë në ditë, një fryt në përfundim të drekës dhe një tjetër në orët e pasdites, duke u kujtuar edhe për lëngun e frutave çdo mëngjes. Frutat dhe perimet luajnë një rol të rëndësishëm në ekuilibrin ushqyes të organizmit të fëmijës. Por edhe si një ushqim me pak kalori ato shërbejnë për të luftuar obezitetin (mbipeshën).
eduk2.jpg

Si ti mësojmë fëmijët me fruta dhe perime?
Nëse fëmija është i uritur në mes të dy vakteve mund ta mësoni të hajë një fryt, në vend të një çokollate, patatine, apo një copë torte.
E keni të vështirë të blini çdo ditë perime të freskëta? Ju mund ta zgjidhni shumë mirë duke përdorur kutitë me perime të konservuara, ose qeset e perimeve të ruajtura në frigorifer. Nga pikëpamja e ekuilibrit ushqyes janë të pranueshme dhe me vlera ushqimore.
Fëmija juaj thotë se nuk i pëlqejnë perimet? Pyeteni se cilat prej tyre nuk i ka shumë për zemër dhe propozojini të tjera, të gatuara në një mënyrë tjetër si pure, në furrë, të ziera, etj.
Fëmijëve nuk u pëlqen ajo që nuk e njohin. Shtojini kuriozitetin fëmijës suaj duke e marrë me vete në blerjet e perimeve në tregun e zarzavateve. Kështu ai do të njihet me perimet dhe do të shohë transformimet e tyre gjatë gatimit.
eduk1.jpg
 
Titulli: Si kultivohet edukata ushqimore tek fëmijët?

Këshillat e ekspertëve
Mëngjesi është ushqimi i parë dhe i vetëm, i cili i jep fëmijës energjinë e duhur për të qenë në formë që në orët e para të ditës. Mëngjesi shërben për të rigjeneruar rezervat e konsumuara gjatë natës.
Mëngjesi njëherësh shërben për të filluar ditën në familje. Ai duhet të jetë i përbërë nga:
• Karbohidrate (bukë, drithëra me pak sheqer)
• Qumësht, ose kos.
• Një fryt, ose një lëng frutash pa sheqer.

Në fakt, pak fëmijë ndjekin me përpikëri rregullat dhe këshillat e nënave të tyre. Nëse fëmija juaj ka shqetësime me gjumin e mëngjesit dhe ngrihet përherë i përgjumur, atëherë organizojeni mëngjesin tuaj dhe të fëmijëve në një mënyrë tjetër. Ngrihuni dhjetë minuta përpara fëmijës, që të kini mundësinë së bashku me "gjumashin" tuaj të uleni të gjithë në tavolinë.
Duke parë të tjerët ai do ta ketë më të lehtë të mësojë shembullin që i ofrohet. Nëse fëmijës suaj nuk i pëlqejnë ushqimet me qumësht, ose vetë qumështi, atëherë duhet ta mësoni se ai e ka të domosdoshme të konsumojë gjysmë litri qumësht në ditë.
Në pamundësi ta detyroni të pijë gotën e qumështit mund ta keni si përbërës në ushqimet e tjera, ç'ka nënkupton në thelb se ai mund të konsumojë qumështin në 3, ose katër prodhimet derivate të tij. Nëse është paksa "kokëfortë" në kërkesat e tij, atëherë mund të luash me varietet si kos me fruta, ose qumësht i përzier me fruta.
Para se të shikosh regjimin e ushqimit të fëmijës tënd duhet të llogaritësh peshën e tij trupore, pra të shohësh se cilët janë kufijtë e mundshëm në të
cilat duhet të ekuilibrohet organizmi i fëmijës suaj. Kjo peshë, pra PT (pesha trupore) llogaritet duke mbledhur kilogramët dhe gjatësinë trupore. Vlerësohet si një peshë ideale masa trupore nga 18,5­25.
Nëse llogaritjet tuaja tregojnë për një PT që e kalon numrin 25, mund të flasim për një mbipeshë, e cila në mënyrë të menjëhershme duhet vënë nën kontroll.
Nëse keni mësuar se fëmija juaj është mbipeshë, atëherë do ta keni më të lehtë luftën me kilogramët e tepërt.
Filloni të korrigjoni defektet e ushqimit, jo vetëm të fëmijës suaj, por edhe të të gjithë familjes, ndoshta edhe duke u konsultuar me një specialist të ushqimit.
eduk3.jpg

Evitoni dietat e hekurta
Nuk flitet për të eliminuar ëmbëlsirat, ushqimin e mesditës, ose karamelet, por mbi të gjitha për të ekuilibruar cilësinë. Edhe në rastet e një mbipeshe, fëmija juaj duhet të ushqehet sipas shijeve dhe urisë së tij. Mos harroni se ushqimi duhet të jetë një kënaqësi dhe jo një punë e detyruar.
Të luftosh obezitetin do të thotë të luftosh edhe jetën sedentare. Fëmijët kanë filluar të bëhen "përtacë", Qëndrojnë shumë orë përpara TV-së dhe kompjuterit duke reduktuar në maksimum orët e lëvizjes. Drejtojini fëmijët tuaj të merren me sport, të shëtisin në këmbë, pa i mësuar gjithë kohës që të udhëtojnë vetëm me autovetura.
Natyrisht duhet të pakësoni (pa i eliminuar përfundimisht) ushqimet me shumë kalori si pijet e gazuara me përmbajtje të lartë sheqeri, ëmbëlsirat me sherbet, sallamrat dhe karamelet e ndryshme. Mësojini të zgjedhin ushqimet e duhura duke parë etiketat dhe përbërësit e tyre.
Ekspertët e ushqimit janë kategorikë kur mendojnë se nuk duhen eliminuar ushqimet me shumë kalori, por duhet kontrolluar dhe minimizuar konsumi i tyre.
Për të përfunduar me fëmijët që janë mbipeshë, duhet të mësoni se nuk është e mirë të hani ju vetë mes vakteve, pasi u jepni një shembull jo të mirë të ushqimit. Ashtu si mos e shtrëngon i kurrë të mbarojë 'ushqimin që ka në pjatë, nëse oreksi i tij ju thotë se nuk mundet të hajë më.
eduk4.jpg
 
Titulli: Si kultivohet edukata ushqimore tek fëmijët?

Rregullat e ushqimit
Darka duhet të jetë një ushqim i ekuilibruar, gjithmonë duke iu referuar asaj që fëmija juaj mund të ketë ngrënë në vaktin e drekës. Nëse fëmija juaj ka ngrënë mish në ushqimin e drekës, atëherë është e panevojshme t’u jepni të tjera proteina në darkë. Në të kundërt, nëse në drekë ka ngrënë oriz, ose makarona, atëherë jepini proteina për vaktin e darkës.
Kush mund të quhet një darkë e ekuilibruar? Një darkë e përbërë nga:
• Një supë me zarzavate (respektoni dëshirën e fëmijës nëse nuk ka uri).
• Një biftek mishi me zarzavate (duke e alternuar me vaktin e drekës).
• Një gotë qumësht
• Një fryt
• Ujë

Në çdo rast duhet kujtuar se fëmija duhet të ulet i qetë në tavolinë, pa shikuar televizor. Nuk mund të ushqehesh përpara televizorit të ndezur, pasi fëmija nuk mund të orientohet nëse duhet të hajë, apo të shikojë figurat. TV i mëson fëmijët me një rregull të keq, pasi ata nuk janë më në gjendje të kontrollojnë urinë e tyre.
Fëmija duhet të respektojë rregullat e ushqimit. ثshtë e padiskutueshme se ai tërhiqet më shumë ndaj ushqimeve që njeh, pasi e ndjen veten më të sigurt se mund të marrë energji prej këtyre ushqimeve. Refuzimi për të ngrënë disa lloj ushqimesh mund të jetë edhe manifestimi i parë i periudhës së kundërshtimit, e quajtur edhe fillimi i fazës "Jo" për gjithçka, e cila mendohet se fillon që në moshën dy-vjeçare.
Të hyni në fazën e konflikteve nuk ndihmon as fëmijën tuaj dhe as nervat tuaja, prandaj duhet të kini shumë kujdes që ushqimi i tij të mos kthehet në një ferr të vërtetë për të. Sa për të tjerat duhet ta mësoni fëmijën se jeni ju komandanti. Për të respektuar shijet e tij (është e drejta e tij që ti ketë) vendosni së bashku se çfarë mund të gatuani për drekën dhe darkën e tij.
اfarë mësimesh duhet të kultivojmë për ushqimin? Jepini një shembull tuajin. ثshtë e gabuar ta shtrëngoni fëmijën tuaj të pëlqejë perimet, ndërsa sheh se ju nuk i prekni me dorë ato. Fëmijët mësojnë të imitojnë të mëdhenjtë e familjes. Nuk mjafton që një ushqim të jetë i rëndësishëm për rritjen e tij, mësoni tu shpjegoni edhe arsyet se përse shërbejnë vitaminat dhe proteinat që ai merr nëpërmjet këtij ushqimi.
eduk5.jpg
 
Titulli: Si kultivohet edukata ushqimore tek fëmijët?

Vitaminat, kalciumi dhe proteinat
Kalciumi është përgjegjësi kryesor i forcimit të kockës dhe i dhëmbëve të fëmijës suaj. Ai ndërhyn gjithashtu në koagulimin e gjakut, në aktivitetet e zemrës dhe të nervave. Një fëmije i duhet të paktën gjysmë litri qumështi në ditë.
Dhe nëse shumë fëmijë janë alergjikë ndaj qumështit, atëherë nuk duhet hequr nga ushqimi, por ta zëvendësoni me derivatet e mundshme të tij, si djathi dhe kosi. Mishi, peshku dhe vezët janë të pasura me proteina.
Përse shërbejnë? Proteinat janë elementët bazë për të ndërtuar muskujt, kockat, gjakun, lëkurën. Fëmijës i duhen proteinat për tu rritur, por njëkohësisht nevojat e tij janë specifike sipas peshës trupore të tij. Mjafton që fëmija të ushqehet me këto proteina të paktën një herë në ditë.
Mund të keni probleme me mishin e kuq, pasi ai nuk i pëlqen fëmijës suaj. Mos e nënvleftësoni, pasi ai është i nevojshëm për rruazat e kuqe të gjakut. Nëse fëmija trembet nga gjaku i tij, atëherë mund ta gatuani me perime të ndryshme.
Këshilla për t’u mbajtur mend:
Mos harroni të zgjidhni përherë ushqime të ekuilibruara nga pikëpamja e ushqimit. Pizza u pëlqen të gjithëve, por duhet kontrolluar herë pas here.
Ushqimet e frigoriferit mund të sjellin një raport të mirë të ushqimit.
Zgjidhni kryesisht sardelet e konservuara, ose qeset me perime të ngrira, kryesisht karotat dhe bizelet. Mendohet se ushqimet e frigoriferit janë zgjidhja e duhur për mamatë që punojnë deri vonë.
Nëse zgjidhen ato të domosdoshmet, atëherë ekspertët e ushqimit këshillojnë se perimet e ngrira janë të mira. Ato as shtojnë dhe as heqin vitaminat dhe përbërësit e tjerë. Kujdes vetëm nga pjatat gjysmë të gatshme dhe koha e tyre e gati mit. Jini të kujdesshëm ndaj etiketave që tregojnë afatet e skadimit në ushqimet që përdorni.Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top