Si ka lindur miti i plakut të Vitit të Ri

Lauri

Anunnak
Miti i babagjyshit të Vitit të ri (apo Santa Claus siç njihet në disa kultura) vjen nga legjenda e Shën Nikollës, një peshkop bizantin i cili jetoi në shekullin e katërt: sipas traditës, Shën Nikolla u dhuroi një prikë tri vajzave të varfra në mënyrë që ato të mund të martoheshin në vend që të bëheshin prostituta. Në mesjetë u përhap edhe në Europë tradita e përkujtimit të këtij episodi me shkëmbimin e dhuratave në ditën e shenjtorit (6 dhjetor).

Në vendet protestante, Shën Nikolla e humbi pamjen e peshkopit katolik, por ruajti rolin identifikues të bamirësit duke marrë emra të ndryshëm në varësi të kulturave. Festimet lidhur me përkujtimin e tij nisën të zhvendosen dhe të lidhen me festën më të rëndësishme të dhjetorit, Krishtlindjet.

Më pas imazhi i plakut me një mjekër të bardhë dhe një thes plot me dhurata, ka lindur në Amerikë nga pena e Clement C. Moore, në vitin 1822 dhe në vitet 50’ pushtoi gjithë Europën.
/Gshqip



shen-nikolla_zps72f420a5.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top