Titulli: Si jeton kjo shpenze ka ndonjeri ide
Nje pulebardhe ka mbijetuar mrekullisht me nje shigjete te ngulur ne kafke. Zogu mundet akoma te fluturoje, edhe pse me veshtiresi dhe me nje shigjete ne mes te ballit. Pulebardha u vu re nga Graham Rhodes, nje fotograf qe jeton ne Scarborough.
Burri ka ngelur i shokuar dhe thote qe ky nuk eshte rasti i vetem. Kohet e fundit ai ka gjetur edhe nje pulebardhe tjeter te plagosur ne nje krah.
Zoti Rhodes ka deklaruar: "Jam shume i preokupuar!" "Rrugeve te Scarborough eshte dikush qe vjen verdalle me nje hark dhe mundohet qe te godase pulebardhat." "Por rreziku me i madh nuk eshte ky." "Rreziku me i madh eshte qe ky person, te mos marre shenje ashtu si duhet dhe ne vend te ndonje zogu te godase ndonje person!"
Dhe shqetesimet e tij jane shume te bazuara. Nderkohe, Geoff Edmond, inspektor RSPCA per zonen e Scarborough ka dhene edhe ai deklaraten e tij. Ai ka thene qe eshte e frikshme dhe nder te tjera edhe ilegale te qellosh zogjte. Ai ka thene gjithashtu qe duhet te merren masa sa me shpejt te jete e mundur.
infoal