Si jeton familja e flijuesit të UT-së, Abdylselam Emini

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
dddddd51.jpg



Ngjarje që nuk harrohen kurrë


Si jeton familja e flijuesit të UT-së, Abdylselam Emini


Të gjithë e harruan simbolin e themelimit të Universitetit të Tetovës, Abdylselam Eminin, përveç popullit që trokiti në derën e familjes së tij. Familjarët rrëfejnë se askush tjetër nuk dha asgjë për familjen e flijuesit të Universitetit


Urim Salihu

Një lumë rrjedh pandërprerë pranë shtëpisë së Abdylselam Eminit që ndodhet mbi Reciçë diku sipër një bregu , por jo edhe vitet e tij që u ndalën në 94-ën .Ai ishte aty ku po lindte një Universitet, por aty mbeti i përjetshëm kur forcat speciale qëlluan mbi të. Në atë vend pak metra poshtë shtëpisë së tij ai dha frymëmarrjet e fundit kur një makineri e tërë shtetërore qe ngritur kundër diçkaje që në vendet e perëndimit do të dukej çmenduri, absurd. Familja e tij sot është krenare për të, pasi që emrin i tij, për shkak se emri i tij dhe flijimi identifikohen me tempullin e shqiptarëve të diturisë në Maqedoni-Universitetin e Tetovës.

Besiri, djali i tij, duke rrëfyer një histori të shkurtër apo storje të jetës me babain, lutet që të mos keqpërdoret emri i tij, pasi në shumë raste ishte vetëm paravan i injorancës politike.

”Ne vazhdojmë të ndjejmë humbjen fizike të tij. Mijëra netët e vetmisë që ndjejmë sidomos ne më të afërmit, nëna jonë dhe tre fëmijët, akoma na rëndon ajo braktisje fizike e tij, por krenaria qëndron diku në thellësitë e tona sepse ai njeri tanimë është ngritur në kult, dhe sa herë që do të kujtohen përpjekjet për të patur një Universitet që vendet perëndimore e kishin qindra vjet më herët, do të kujtohet edhe dhuna serike, edhe tentimet e shkatërrimit të një vendi të arsimit por do të kujtohet edhe ikja e Abdylselamit i cili ishte në mesin e zjarrit ku ndodheshin protestuesit tjerë që kërkonin të mbronin diçka të madhe”, ka theksuar djali Besiri. Akoma rrinë e freskët ajo ditë dimri e shkurtit të 1994 kur forca policore të cilët jo që kishin ardhur të rrënonin një objekt, por të shuanin edhe një ëndërr të madhe dhe këtë donin ta bënin me çfarëdolloj çmimi.


Ora e vdekjes kishte ardhur


Atë ditë për Sabiren, bashkëshorten e Abdylselamit ishin përzier shumë gjëra, midis të cilave edhe fatkeqësia që e ndjellte atë. Ai njëherë sipas saj qe kthyer në shtëpi, por sërish më vonë kur situata kishte filluar të përkeqësohej nga ndërhyrjet policore, ai menjëherë kishte dalë për të shkuar në vendin te i cili përgjithmonë do të mbetej i dhimbshëm për familjarët e tij. “Shumë gjëra e bënin që ai të t’i kundërvihej diskriminimit, padrejtësisë, sepse Abdylselami edhe më herët ishte rrahur rëndë nga policia. Ai e dinte se sistemi i dhunës ishte i tmerrshëm dhe dikush duhej që t’i dilte përballë makinerisë që vinte në funksion atë” thotë gruaja Sabirja te e cila kthen kujtimet e asaj kohe dhe sikur humbet në tjera dimensione.

Se si i vjen kur e përshkruan atë çast kur tensionet qenë arritur kulmin atë ditë, ndërsa më e keqja ishte lajmi për vrasjen e njeriut më të afërt të saj. Familjarët thanë se në fillim u kishin thënë se vetëm ishte plagosur, por më vonë ai lajm ishte i vonuar sepse në rrugën për në spital Abdylselami nuk kishte mundur t’u mbijetonte plagëve .” Ishte një humbje e madhe për familjarët sepse ai ishte edhe shtylla e vetme e shtëpisë sonë. Ai e mbante gjallë atë me përpjekjet mbinjerëzore që bënte për të rritur fëmijët e tij dhe për t’u siguruar të ardhmen atyre” rrëfejnë sot familjarët.


Familja Emini të zhgënjyer nga institucionet


Abdylselami iku përgjithmonë fizikisht por nëse nuk do të ndodhte kjo atëherë familja e tij do të kishte më shumë të ardhura, më shumë mundësi për të bërë një jetë më të mirë për shkak se ai kishte punuar gjithnjë, jo vetëm këtu, por edhe në vendet perëndimore. Familjarët e tij thonë se sikur të mund të ngrihej ai tani dhe të shihte se në ç’farë kushtesh jetojnë pasardhësit e tij, do të ishte e tmerrshme për të. Gruan, dhe tre fëmijët e tij më nuk i ndihmoi askush, përveç dorës së popullit që u ka ofruar gjithmonë ndihmë. Gruaja e tij Sabirja pyet me një çiltërsi se pavarësisht gjithë kësaj historie të dhimbshme, a mund të jetohet vetëm me një ndihmë sociale dhe a mund që t’i dilet në krye jetës e cila kërkon vazhdimisht. Djali Besiri thotë se së fundmi ka rreth tre muaj që punon si referent në USHT , por kanë qenë vite të rënda këto 15 vitet e shkuara . Tash të paktën pres një rrogë, dhe nuk pres ato ndihma që nuk ishin më shumë se 30 euro në muaj, por vazhdojmë të bëjmë pyetjen si kemi mundur ta mbijetojmë këtë gjendje tha ai .

Ndoshta këto rrëfime për dikë do të donin të mos ishin të shkruara sepse para se të ngrihen kultet për njerëzit duhet pyetur a kanë me ç’ka të jetojnë ata. Të gjitha institucionet që ndoshta shumica nuk e kanë ditur se me çka mund të identifikohet një njeri që flijoi vetveten për të mirën e kombit të tij , a do të hapin portat e mëdha për këta fate njerëzish, apo vetëm do të thuren lavde gjithandej se ai ishte sakrifica, flijuesi, ndërkohë që familja e tij rrëfejnë se nuk mund të mbijetojnë. Besirit, djalit të Abdylselamit,Universiteti dy nga vitet e studimeve i kanë dhënë një bursë ku i lehtësohen studimet. Por ai në ciklin e mesëm nuk kishte reshtur së shkuari në këmbë në udhëtimin e gjatë për te qendra ku ai mësonte. Mirjeta nuk mundi të vazhdojë shkollimin për shkak të kushteve të vështira financiare, ndërsa djali i vogël tashmë është në shkollën e mesme të mjekësisë. Më shumë nga gjithçka një familje e ka të domosdoshme të jetojë se sa të harrohet apo të ndihmohet fare pak në ndërkohë që shtylla kryesore në këtë rast e kësaj familjeje flijoi veten për një komb të tërë që të ketë arsim. (Marrë nga gazeta 24Orë)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top